Partizani i papërmbajtshëm, rikthehet te fitorja me goleadë

February 28, 2018 19:45

Partizani i papërmbajtshëm, rikthehet te fitorja me goleadë

 

Partizani e ka kthyer në një goleadë fitoren ndaj skuadrës së fundit në tabelën e klasifikimit, duke sigluar edhe ndeshjen më bindëse të sezonit.

Ishte një ndeshje me një drejtim ajo mes Partizanit dhe Lushnjes, luajtur në Selman Stërmasi, në kuadër të javës së 22-të të Kategorisë Superiore.

Skuadra e drejtuar nga Starova u shfaq shumë imponuese që në minutat e para, por për të shkuar te goli i parë ju desh të priste minutën e 28-të, ku Bardhi mposhti portierin Spaho. 6 minuta më vonë, po Bardhi shënoi edhe golin e dytë.

Që nga ky moment Lushnja ngriti flamurin e bardhë, duke u dorëzuar pa kushte, ndërsa Partizani pa fërshëllyer arbitri për mbylljen e pjesës së pare, bëri shifrat 3-0 me Belican. Progni në minutën e 57-të shënoi golin e katërt të takimit. Në listën e golave u regjistruan edhe Cardoso në minutën e 62-të dhe Ramadani në minutën e 84.

Kjo fitore, e arritur pas dy humbjeve radhazi në kampionat, ka çuar Partizanin në kuotën e 31 pikëve, ndërsa Lushnja ka pësuar humbjen e pestë radhazi dhe mbetet në vendin e fundit me 10 pikë, 12 pikë larg vendit të tetë që mbahet nga Vllaznia dhe që siguron mbijetesën.

a.s/dita

February 28, 2018 19:45
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*