Partizani kryen formalitetin ndaj Elbasanit, siguron Europën

May 23, 2015 08:48

Partizani kryen formalitetin ndaj Elbasanit, siguron Europën

Me Partizanin në Europë dhe Elbasanin të rënë nga kategoria prej kohësh ngjason më tepër me një miqësore ndeshja e tyre e fundit për këtë sezon të kampionatit të 76-të kombëtar.

Pothuajse s’ka nevojë të thuhet, por luhet me një drejtim të vetëm, atë që të çon në portën e Elbasanit. Në minutën e 11-të, Rrahmani, i premtuar te RNK Split dhe në ndeshjen e tij të fundit me fanellën e kuqe, godet nga larg, por pret Myftarago. Në të 20’, Fazlliu nuk arrin të shfrytëzojë një mundësi të mirë para portës, ndërsa 6 minuta më pas është Mentor Mazrekaj ai që tenton pranë katërkëndëshit të Eduard Myftaragës.

Goli vjen në minutën e 28-të dhe mban firmën e një qendërmbrojtësi. Goditje nga distanca që shkon aty ku nuk mund të arrijë portieri verdheblu, shënon Gëzim Krasniqi goli i parë sezonal në javën e fundit të kampionatit për mbrojtësin e Partizanit. Skenari nuk ndryshon edhe me avantazhin te skuadrës së Duros, kërkon lavdinë edhe Mentor Mazrekaj, që i mohon gëzimin e golit vetëm shtylla dhe Partizani e mbyll pjesën e parë në avantazh me goditje të Idriz Bathës.

Elbasani nuk ka forcë për të dhuruar rivalitet as në të dytën, kështu për Krasniqin ka një tjetër mundësi për të avancuar në kërkim të dygolëshit personal, por këtë herë topi stampohet në tranversë. Goli i dyfishimit vjen në minutën e 57 nga një puro elbasanas. Dorian Bylykbashi shënon me specialitetin e tij goditjet nga distanca.

Është pikërisht Fazlliu ai që shënon duke thelluar diferencën. 3-0 dhe kaq mjafton për një epilog me shije të ndryshme, Partizani e mbyll kampionatin në vendin e tretë dhe nis të mendojë për Europën, ndërsa Elbasani i thotë lamtumirë Superiores me shpresën për t’u rikthyer sa më shpejt në elitën e futbollit shqiptar.

 

May 23, 2015 08:48
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*