Partizani në Europë pas 7 vitesh

May 24, 2015 08:10

Partizani në Europë pas 7 vitesh

Partizani rikthehet në arenën europiane pas një mungese 7-vjeçare, duke bërë që ky sezon edhe pse për një moment ngjalli dëshirën e titullit kampion, duhet të konsiderohet i suksesshëm. Të kuqtë e kryeqytetit siguruan rikthimin në Europa League, aty ku për herë të fundit kanë luajtur më 31 korrik të vitit 2008. Një periudhë e gjatë pa shijuar emocionet europiane për një skuadër me emër dhe histori në futbollin shqiptar.

Eliminimi nga skuadra boshnjake Shiroki Brieg pikërisht në “Qemal Stafa” u shoqërua me periudhën më të errët në historinë e Partizanit, që u fundos në kategoritë më të ulëta të futbollit shqiptar. Por rikthimi i 15 herë kampionëve në elitën e futbollit në vend u shoqërua me pjesëmarrjen në Europa League, një objektiv që nuk u sigurua që në sezonin e parë të rikthimit.

Partizani qëndroi në garë për të fituar titullin për një kohë të gjatë, madje duke kryesuar në shumë javë kampionatin, por në fund u kënaq me objektivin e vendosur që në fillim të sezonit, rikthimin në Europë. 7 vite agjërim kanë shtuar dëshirën te Partizani që rikthimi në Europë të shoqërohet me një kualifikim, mision që mungon prej 29 korrikut 2004, kur të kuqtë eliminonin skuadrën malteze Birkirkara.

May 24, 2015 08:10
Komento

1 Koment

  1. stefan May 24, 11:42

    Bravo Partizani.Ju lumte djema per objektivin e realizuar.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*