Partizani shokohet në Fier, Apolonia bën surprizën

August 30, 2014 21:35

Partizani shokohet në Fier, Apolonia bën surprizën

Apolonia ndriçon ndaj Partizanit. Skuadra fierake mori fitoren e parë në kampionat pas një ndeshje emocionuese me të kuqtë, që shpërdoruan dhe një 11-metërsh në pjesën e parë me kapitenin Nexhipi.

Një gol i Cankës në 10 minutat e fundit vendosi një ndeshje shumë të luftuar në të cilin u godit dhe tre herë shtylla. Partizani, që një javë më parë kishte barazuar 1-1 në Laç synonte fitoren e parë në kampionat dhe mundësinë e pati në të 33-tën, kur fitoi një 11-metërsh që nuk u shndërrua në gol nga Nexhipi.

Fierakët në krahun tjetër goditën traversën me Erkoçeviç. Pjesa e parë u mbyll pa gola ndërsa në të dytën, loja vazhdoi të ishte e ekuilibruar dhe emocionuese. Partizani mbeti me 10 vetë në fushë pas daljes me karton të kuq të mbrojtësit Dishliev, por gjithsesi pati raste për të kaluar përpara, teksa në të 71-ën Raçiç provoi të gjente kuadratin e portës.

Shifrat ndryshuan në të 78-ën, kur Canka i ndihmuar dhe nga një devijim çoi peshë impiantin vendas me golin e avantazhit. Disavantazhi çorientoi lojtarët e Partizanit me Apoloninë që brenda dy minutash ju afrua golit me Mitrajn e Trajkoviçin, që madje goditi dhe shtyllën.

Partizani megjithatë e pati dhe një shans të fundit me anë të Cuculit, por portieri Cakoviç bëri mrekullinë duke devijuar topin drejt shtyllës. U mbyll 1-0 me Apoloninë që merr fitoren e parë në kampionat, ndërsa për Partizanin nuk është fillimi që të kuqtë kishin pritur.

August 30, 2014 21:35
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*