Partizani/ Starova ndryshon kurs: Jam penduar që sulmova Moggin

October 5, 2017 10:30

Partizani/ Starova ndryshon kurs: Jam penduar që sulmova Moggin

 

Sulejman Starova shkaktoi një “tërmet” te skuadra e Partizanit, ku me anë të një statusi në “Facebook” nga adresa e bashkëshortes kritikoi ashpër kupolën italiane që drejton skuadrën.

Por, sot Starova duket se është penduar. Nuk dihet se çfarë ka ndodhur, apo ka qenë ndonjë kritikë e presidentit Gazmend Demi, por është fakt që këshilltari i numrit një të klubit, ndryshon kurs.

Dhe këtë ai e bën në një intervistë për “Panorama Sport”.

“Moggi është një ikonë e futbollit italian dhe unë si një juventin i vjetër e kam vlerësuar. Kam besim se ai mund ta rikthejë skuadrën në shinat e duhura. Duhet që skuadra të bëjë kthesën dhe të shkurtojë sa më shumë diferencën me kreun e klasifikimit dhe në janar të bëjë bumin e madh”, ka thënë Starova, që kur pyetet nëse është penduar për kritikat që i ka bërë Moggit thotë: “Nëse pyesni kaq shumë për të marrë një përgjigje nëse jam penduar, atëherë përgjigja është: Po”, ka thënë ndër të tjera Starova, që shprehet edhe se do të japë dorëheqjen si këshilltar i presidentit Demi, pasi tanimë në klub nuk e pyet më askush.

October 5, 2017 10:30
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*