Partizani, të mërkurën miqësore me Lushnjen

January 13, 2015 00:01

Partizani, të mërkurën miqësore me Lushnjen

Partizani vijon me intensitet përgatitjet me dy seanca stërvitore në kryeqytet në kuadër në mini-fazës së janarit, për të qenë gati më 24 janar, për startin e fazës së tretë të kampionatit.

Gjendja fizike e futbollistëve është në parametra të kënaqshëm, sikurse impenjimi i tyre në stërvitje dhe në testet miqësore ka lënë përshtypje të mira te trajneri Duro.

Goleadat e shënuara ndaj të rinjve të Partizanit dhe ndaj Kastriotit tregoi se diçka ka ndryshuar në fazën sulmuese, ku ka patur impakt pozitiv loja e Dorian Bylykbashit, cilësia e të cilit mbetet e padiskutueshme.

Të kuqtë do të vijojnë me dy seanca në ditë deri në fundjavë, për ta ulur para gjatë ciklit javor para ndeshjes me Laçin në transfertë. Të mërkurën, Partizani do të udhëtojë drejt Lushnjes për një tjetër sfidë miqësore, ndërsa të shtunën do të luhet testi i fundit i mini-fazës së janarit, ndonëse mbetet për t’u përcaktuar emri i kundërshtarit.

Përsa i përket merkatos, pritet edhe një përforcim në fazën sulmuese, ndërsa në mbrojtje mbetet ende e hapur mundësia e largimit të Rrahmanit, që gjithsesi ka vijuar rregullisht stërvitjen me Partizanin.

January 13, 2015 00:01
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim