Partizani tronditet, Vllaznia e mund dhe e zbret nga kreu

December 17, 2014 22:54

Partizani tronditet, Vllaznia e mund dhe e zbret nga kreu

Partizani humb me Vllazninë në kryeqytet duke humbur dhe kreun, në një 90-minutësh që dhuroi shumë herë të para negative për të kuqtë në këtë sezon. Një gol i jashtëzakonshëm i Tafilit, lejoi shkodranët të fitonin ndeshjen e pestë radhazi duke i shkaktuar të kuqve për herë të parë dy humbje në seri në kampionat por gjithashtu dhe disfatën e parë në shtëpi. Skuadra e Rainerit u konfirmua në një formë të jashtëzakonshme, duke mundur për më tepër kryesuesit, që nuk fitojnë në kryeqytet ndaj Vllaznisë që prej vitit 2008. Ndeshja e “Qemal Stafës” vinte përballë dy skuadrat e momentit në Superiore, Partizanin kryesues, pavarësisht humbjes në Vlorë dhe Vllazninë që vinte nga një seri prej katër fitoreve radhazi. Terreni i “Qemal Stafës” megjithatë nuk ishte shumë premtues për një ndeshje spektakolare, por dy ekipet dhuruan një përballje me ritëm që në fillim duke mos zhgënjyer dhe tifozët e pranishëm që kishin ardhur të shumtë në numër dhe nga Shkodra. Të kuqtë ishin më kërkues në minutat e para. Batha provoi fillimisht në minutën e 10-të nga distanca por Selimaj reagoi saktë, ndërsa nëntë minuta më pas ishte sërish Batha protagonist, por goditja e tij u përplas te Raçiç dhe mbeti në duart e Selimajt. Pavarësisht ritmit të lartë, nuk pati raste deri në të 36-ën, kur Tafili me një goditje fantastike ndryshoi rrjedhën e ndeshjes, por dhe shifrat.

Lojtarët shkodranë shkuan të festonin pranë tifozerisë së tyre, ndërsa Raineri në stol ndryshe nga zakonisht e përjetoi me shumë qetësi epërsinë. Disavantazhi solli reagimin e menjëhershëm të Partizanit. Në të 42-ën, një goditje e Raçiç u ndal nga Selimaj, por a e tërhoqi topin brenda portës apo jo, kjo vështirë të kuptohej dhe nga terreni i rënduar i “Qemal Stafës”. Për kryesorin nuk ishte gol. Pjesa e parë u mbyll me një goditje të Trashit, që u ndal nga muri. Fillimi i pjesës së dytë ishte gjithashtu i zjarrtë, me Shtubinën që provoi nga distanca në të 51-të duke gjetur pozicional Hoxhën, ndërsa një minutë më pas, Trashi i pashqetësuar në zonë, u ndal nga Selimaj. Portieri ishte protagonist dhe në minutat 70 dhe 72, kur ndali Raçiç nga vetëm dy hapa. Selimaj dhe Raçiç e kthyen në një sfidë personale, ku në të 79-ën sërish ishte portieri që fitoi teksa ndali goditjen e dënimit të serbit. Në të 84-ën, Fazliu nuk e mori siç duhet topin duke i dhënë mundësinë e daljes portierit shkodran. Ndërkohë që Selimaj u kthye në një “makth” për Raçiç në të 85-ën, kur nuk i lejoi sërish prekjen e rrjetës. U mbyll gjithçka me fitoren e Vllaznisë, që ngjit shkallët në renditje duke u konfirmuar si ekipi i momentit në Superiore, ndërsa për Partizanin ishte humbja e dytë radhazi, që i shkaktoi dhe lëshimin e kreut të renditjes.

December 17, 2014 22:54
Komento

2 Komente

  1. Mark uk December 18, 13:34

    Partizani te ndryshoj emrin komuniste.Foca Vllaznia e shkoder loces.

    Reply to this comment
  2. paci December 18, 22:23

    Futbolli eshte ure miqesie ne mes tifozerive ,
    Partizani i kuq i Tiranes dhe i Shqiprise me flamurin e kuq me gjakun e heronjve te kombit ne shekuj dhe te heronjve partizanë bijëve dhe bijave me te mire te popullit shqiptar qe na dhanë lirine , edhe Vllaznia eshte skuadra e rrespektuar kuq e blu qe ka tifozeri ne te gjithe Shqiprine si ajka e futbollit shqiptar qe po ben shum mire EDI RAMA qe po i ben stadiumin mbas 24 vjeteve qe u tallen shoket e Markut.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*