Parulla raciste në stadium, FSHF: Distancohemi, do merren masa

October 30, 2018 21:24

Parulla raciste në stadium, FSHF: Distancohemi, do merren masa

Federata Shqiptare e Futbollit shpreh shqetësimin e thellë dhe distancohet në mënyrë të prerë nga incidenti i djeshëm ndodhur gjatë ndeshjes Partizani-Skënderbeu, duke iu referuar qartazi parrullës së shpalosur në fillim të ndeshjes në seksionin e tifozerisë së Partizanit, parrullë dukshëm me sfond racist dhe me mesazhe të papranueshme për fushën e blertë dhe lojën e futbollit. Edhe pse u desh ndërhyrja e delegatit të ndeshjes për heqjen e atij çarçafi të errët, sërish qëllimi dhe akti mbetet shumë i dënueshëm.

Ajo parrullë që nuk ka asnjë të përbashkët me thelbin e futbollit për të bashkuar njerëzit në paqe e harmoni, nuk mund të jetë kurrësesi një element tifozerie e aq më pak të qëndrojë mbi flamurin tonë kombëtar. FSHF, duke dënuar me forcë gjuhën e përdorur dhe mëndjen e trazuar për t’a përzjerë futbollin me racizëm apo pseudo nacionalizëm, siguron opinionin publik dhe tifozët e vërtetë se stadiumet tona nuk do të shndërrohen asnjëherë në mediume konflikti dhe urrejtjeje, por do të jenë në çdo rast e çast arenë ku mbizotëron fryma e solidaritetit, gjallërisë dhe dashurisë për futbollin. Ritheksojmë se distancohemi qartazi nga çdo provokim dhe shprehim bindjen se ky grupim i veçuar, çarçaf i shkurtër dhe i keq orientuar nuk do të arrijë të prishë imazhin e futbollit dhe tifozerisë së vërtetë.

Duke i nxjerrë kartonin e kuq këtij rasti të rrezikshëm për imazhin e futbollit, i sigurojmë të gjithë se do të merren të gjitha masat përkatëse që raste të tilla skenaresh dritëshkurtra jo vetëm të mos kalojnë pa u ndëshkuar por kurrsesi të mos përsëriten e të mos njollosin imazhin e lojës së futbollit. Duke theksuar se mbetet në përgjegjësinë e klubit parandalimi i këtyre incidenteve, në rastin aktual i klubit Partizani, bëjmë me dije se komisionet juridike pranë FSHF-së do të mblidhen në mënyrë urgjente dhe do të shqyrtojnë të gjithë incidentin për të vijuar me masat përkatëse.

v.l/Dita

October 30, 2018 21:24
Komento

2 Komente

  1. boss October 30, 23:58

    Serbet dhe Greket kane 30 vjet me keto parrulla po ku ishit ju gazetar? Per ata qe kane bere kri e pushti e dhe masakra ndaj nesh, ju heshtni ndaj tyre. Toleranca eshte per sklleverit.Derri do plumbin.Gazeta te shitura

    Reply to this comment
  2. Xha jaho October 31, 07:08

    Këta të federatës së sportit do ta analizojnë dhe mirë do bëjnë, por nuk di nëse djegia e flamurit shqiptar në athinë apo bombat në bizneset e shqiptareve atje kush do ti analizojë? Pra ju të federatës? Lërini këto fasada për tu dukur se ja ne jemi kundër ngjarjes së Bularatit. Jo or jo thuajeni shqip pa nerva por me forcë qoftë minoritar qoftë grek qoftë serb qoftë turk qoftë kushdo qoftë ai qe krijon destabilitet dhe i kundërvihet policisë plumbin në ballë do ta marrë. Shteti të forcojë kufirin , Salianët që mbështesin variantin se vrasja u bë ndaj minoritetit të akuzohen për tradhëtinë kombëtare dhe të kalojë në sitën e drejtësisë.
    Servilizëm , makutëri, frikacakë edhe brenda shtëpisë tuaj . Turp për këdo që i kamuflon ngjarjet.
    Xha Jahua

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*