Pas 15 vitesh arrestohet bosi i mafies japoneze, e tradhëtuan tatuazhet

January 11, 2018 20:31

Pas 15 vitesh arrestohet bosi i mafies japoneze, e tradhëtuan tatuazhet

Policia tajlandeze ka arrestuar një bos të mafies japoneze ‘yakuza’ që ka qenë në kërkim për plot 15 vjet.

Shigeharu Shirai u arrestua pasi u njoh vetëm nga tatuazhet e tij të shumta në trup, fotot e të cilave u përhapën në Facebook.

BBC raporton se 74-vjeçari ka qenë në kërkim pasi akuzohet për vrasjen e rivalit të një bande tjetër mafioze në vitin 2003. Ai u arrestua në veri të Bangkokut dhe do të ekstradohet në Japoni për t’u përballur me akuzat që rëndojnë ndaj tij.

Fotot e tatuazheve të Shigeharu Shirai u realizuan nga një person në një lokal në Tajlandë, i cili nuk e kishte idenë se personi në fjalë ishte mafioz japonez.

Grupet mafioze ‘Yakuza’ janë pjesë e shoqërisë japoneze për shekuj me radhë dhe përbëhen nga rreth 60 mijë anëtarë.

Bandat mafioze janë të paligjshme, ndërsa shumica prej tyre fitojnë miliona para ilegalisht përmes lojërave të fatit, shfrytëzimit të prostitucionit, trafikut të drogë dhe sulmeve kibernetike.

January 11, 2018 20:31
Komento

1 Koment

  1. anticensurë25642654 January 12, 11:00

    “Bandat mafioze janë të paligjshme, ndërsa shumica prej tyre fitojnë miliona para ilegalisht përmes lojërave të fatit, shfrytëzimit të prostitucionit, trafikut të drogë dhe sulmeve kibernetike.”
    këtë nuk e kisha dëgjuar ndonjëherë!!
    bandat mafjoze qekan të paligjshme në japoni??
    në të gjith botën është e kundërta,janë të ligjshme dhe kanë dyqanet e supermerkatet e tyre,si ka mundësi që ti kenë nxjerrë jashtë ligjit në japoni??
    nuk duhet të jenë në rregull ata sy orizët e japonisë!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*