Pas 20 ditësh luftë me koronavirusin, humb jetën një ditë pasi del nga spitali infermireja

August 1, 2020 16:30

Pas 20 ditësh luftë me koronavirusin, humb jetën një ditë pasi del nga spitali infermireja

Një infermiere nga Argjentina ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit.

Ajo po luftonte me jetën në spitalin ku punonte përreth 20 ditë në Buenos Aires.

7 ditë ajo qëndroi e lidhur me një aspirator për shkak të vështirësive në frymëmarrje. Pas 20 ditësh ajo u përmirësua dhe testi i saj i fundit doli negativ.  24 orë pasi doli nga spitali, infermierja 43-vjeçare humbi jetën.

Simptomat iu rikthyen sërish dhe kishte vështirësi në frymëmarrje.

Ajo u dërgua sërish në spital me një ambulancë, por ndërroi jetë si pasojë e një sulmi në zemër.

 

l.h/ dita

August 1, 2020 16:30

Njoftim

Njoftim

Njoftim