Pas 30 vjetësh, rikthehet eksporti i të imtave dhe mishit të tyre

March 17, 2018 11:56

Pas 30 vjetësh, rikthehet eksporti i të imtave dhe mishit të tyre

Në datë 6 Mars 2018 u bë takimi midis Delegacionit të Republikës së Serbisë të kryesuar nga Ministri i Bujqësisë, Pyjeve dhe Menaxhimit të Ujërave dhe  delegacionit Shqiptar të kryesuar nga Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Niko Peleshi.

Në këtë takim u ra dakord që duke respektuar kërkesat dhe standardet shëndetësore të të dy vendeve, të përgatiten të gjitha procedurat ligjore që do të mundësojnë që shkëmbimet tregtare ndërmjet vendeve tona të përfshijnë edhe eksportin nga Republika e Shqipërisë në Republikën e Serbisë të kafshëve të gjalla të llojit dhen dhe dhi, mishit të freskët të tyre.

Në vijim të dakortësisë ndërmjet dy delegacioneve, pas negocimeve të shumta me palën serbe, është rënë dakord për modelin e certifikatës shëndetësore për eksport nga Republika e Shqipërisë në Republikën e Serbisë të mishit të dhënëve dhe dhive si dhe të certifikatës shëndetësore për eksport të kafshëve të gjalla të llojit dhen dhe dhi.

Jemi njoftuar nga autoritetet Serbe se, aktualisht, certifikatat shëndetësore për eksportin nga Republika e Shqipërisë për kafshët e gjalla dhen dhe dhi dhe mishin e tyre janë fuqizuar dhe përcjellë në pikat e inspektimit kufitar të Serbisë. Në këtë mënyrë konsiderohet që eksporti i tyre është i hapur dhe ngarkesat mund të nisen në çdo kohë.

Ky është një lajm i jashtëzakonshëm për blegtorët shqiptarë. Deri më sot, i gjithë prodhimi i tyre ishte i dedikuar vetëm për tregun e brendshëm. Nga sot, këtij tregu i shtohet edhe një treg tjetër prej rreth 7 milionë banorësh siç është ai i Serbisë.

Gjedhi në vendin tonë rritet kryesisht në kullotë të lirë, çka e bën këtë produkt akoma më tërheqës për tregun serb, i cili sot furnizohet kryesisht nga vende që shumicën e mbarështimit e realizojnë me anën e rritjes intensive.

Në Shqipëri mbarështohen rreth 3.000.000 të imta të cilat çdo vit lindin rreth 2.400.000 qingja dhe keca vetëm për therje. Këta qingja në therje janë me një mesatare 10-15 kg mish për krerë, një vlerë ekonomike në total 25,2 miliard Lekë ose rreth 191 milion Euro. Është hera e parë pas vitit 1990 që do të eksportohen kafshë të gjalla të llojit të imta ose mishi i tyre drejt një vendi të huaj.

Ky është hapi i parë drejt objektivit kryesor të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, çeljes së eksporteve drejt Bashkimit Europian.

o.j/dita

March 17, 2018 11:56
Komento

1 Koment

  1. intelektuali March 17, 15:45

    Kesaj i thone:

    PRIT GOMAR TE MBIJE BAR!

    Pas 30 vjetesh rikthehet eksporti i deleve, ku thoni ju ne Serbi???

    Po deri ne 1939 Shqypnia ishte prodhuesi dhe eksoprtuesi me i madh i rajonit per dele e bageti te imta more te paudhe?

    QE DO TE THOTE SE NE KETE FUSHE SHQYPNIA KA BERE INDIETRO QE KUR ENVERI MBOLLI MURTAJEN BOLSHEVIKE NE TROJET TONA.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*