Pas armëpushimit 120 orësh

October 17, 2019 21:15

Pas armëpushimit 120 orësh

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan nuk është një nga ato politikanët që gjenden ‘aksidentalisht’ në një post e nuk dinë çfarë të bëjnë me të. Që nga periudha që ka qenë kryebashkiak i Stambollit e më vonë si kryeministër e tanimë si president në një Turqi me sistem të ndryshuar, ai ka ditur gjithmonë të bëjë lëvizje të tilla që do bindnin popullin ta ndiqte nga pas, edhe nëqoftë se kjo do të thoshte luftë.

Ndoshta udhëheqësi më i lavdishëm, e padyshim më afatgjati në detyrë, që nga vdekja e themeluesit të republikës së Turqisë, Mustafa Kemal Ataturk, presidenti Erdogan duke përdorur kryesisht patriotizmin dhe islamin e moderuar si shtyllat kryesore të propagandës së tij, arriti të fitojë pushtetin dhe mbështetjen e milionave. Kjo rritje, sigurisht u mbështet nga zhvillimi jo gjithmonë fiktiv ekonomik, nga politika pan-otomane e aleatit të tij të dikurshëm, profesorit të marrëdhënieve ndërkombëtare, ish-kryeministrit Davutoglu dhe nga një prej mënyrave më të vjetra të mbajtjes së pushtetit, ‘shpikja’ e armikut.

Në këtë aspekt duhet të shihet edhe ofensiva e Turqisë në Sirinë verilindore. Edhe përpara grushtit të shtetit të vitit 2016, por sidomos pas 15 korrikut, një prej ‘armiqve të brendshëm‘ të Turqisë që bashkëpunonin me forcat e huaja, sipas Erdogan, për marrjen e pushtetit të tij, i zgjedhur në mënyrë demokratike siç ishte, ishin militantët kurdë, ose të ashtuquajturit terroristë të YPG. Në fakt, ndër të tjerë, dy bashkëkryetarët e partisë kurde në Turqi u burgosën pikërisht si bashkëpunëtorë të YPG-së brenda vendit që punonin për ndarjen e Turqisë.

Me fjalë të tjera, ofensiva e Turqisë në Siri është një plan i vjetër dhe populli turk është bërë gati për këtë me propagandën qeveritare tash sa kohë. Çdo zjarrvënie, çdo vrasje, çdo sulm në lindje të Turqisë ka vite që raportohet të ketë vetëm një autor, forcat militare të YPG. Për këtë arsye, populli turk e sheh luftën në Siri si të drejtë  e si të nevojshme për të mbrojtur veten e për t’i dhënë një strehë të sigurt ‘misafirëve sirianë’, të cilët në të njëjtën kohë janë një peshë e madhe mbi ekonominë turke.

Nacionalizmi dhe dhembshuria për ‘vëllezërit e keqtrajtuar myslimanë’ për turqit ushqehet edhe nga frika e copëtimit të Turqisë. Teorinë se fuqitë botërore do të bashkohen për të marrë një pjesë të territorit turk sëbashku me atë pjesë të territorit sirian që Turqia ka sulmuar dhe me territorin e Irakut të veriut, që është një zonë kurde, është një ‘komplot’ që në Turqi e di kushdo, një teori për pengimin e vënies në jetë të së cilës çdo turk duket gati të luftojë.  E prandaj futbollistët turq përshëndesin ushtarakisht në ndeshjet për kampionatin europian, teksa nga Turqia javën e fundit vijnë lajme për persona të dhunuar në rrugë sepse u dëgjuan të flisnin në gjuhën kurde.

Ndërsa udhëheqja kurde e Irakut verior betohet se ky është skenari që iu pat premtuar, është e vështirë për Erdoganin të tërhiqet nga ofensiva ndaj Sirisë, planit të propagandizuar me vite. Si Erdoganit ashtu edhe popullit turk, perëndimi duhet t’i premtojë diçka të madhe në këmbim, diçka që jep rezultat të shpejtë. Erdoganit i duhet të rrijë në pushtet, teksa fiton popullaritetin e humbur pas zgjedhjeve lokale të këtij viti dhe largimit të shumë prej aleatëve të dikurshëm nga partia e tij, AKP. Ndërsa popullit i duhet një ‘ideal i ri’ teksa ndjen çlirimin e ekonomisë së kërrusur turke, si largimi i sirianëve drejt një vendi tjetër.

Një strategji që nuk është një luftë tjetër, pasi Trump do dhe i duhet të mbetet ‘paqësor’ si për të mbajtur premtimin elektoral ashtu edhe për shpresën e rizgjedhjes, prandaj Pence e Pompeo në Ankara kanë shkuar me një mision krejt ndryshe.

Por ndërsa zyrtarët e lartë amerikanë u takuan me presidentin turk dhe vendosën për një armëpushim 120 orësh, në Bruksel, liderët e Bashkimit Europian u mblodhën për të diskutuar Brexit, zgjerimin dhe qëndrimin ndaj Turqisë. Turqia nuk e do më anëtarësimin në BE, prandaj ajo që SHBA e BE do i ofrojë duket të jetë tjetër gjë. Në një kohë kur BE nuk është e gatshme t’i paguajë miliarda euro Turqisë për refugjatët, nuk është e gatshme të përjetojë një tjetër krizë emigrantësh të ngjashme me atë të vitit 2015, dhe kur Franca këmbëngul për rishikimin e procedurave të zgjerimit, çfarë mund t’i ketë ofruar perëndimi Turqisë për të hequr dorë nga ofensiva?

Përtej atyrë që u bënë publike më media, çfarë ishte marrëveshja që si SHBA ashtu edhe zyrtarët turq e quajtën arritje? Ndoshta një tjetër zonë të sigurt jo në verilindje të Sirisë?

 

e.ll. / dita

October 17, 2019 21:15
Komento

5 Komente

  1. Arben October 18, 07:40

    Perpara Sulltan,

    Je shprese per popullin.

    Reply to this comment
  2. Vasili October 18, 11:52

    Jepi gazeta Aksham,si gjithmone ze islamizmit-komunizmit ,!
    Por kete here e keni nxjerre ne siperfaqe te ujit te gjithe ajzbergun e formimit tuaj,duke u paraqitur,si zeri i nacionalisteve te verber osman ne nje vilajet te Anadollit,kur ata vazhdojne genocidin mizor historik,kundrejt popujve,tani me sulltan-erdogan..
    Dhe cfare ne te semes dhe te gjyshes,kerkoni ju Europen,ju islamiste laramane te bastarduar,duke shitur fene.familje dhe atdhe,ne kembim te postiqeve dhe pushkes,per te vrare ata,nga tregonte gishti i dushmanit turk, afer dhe larg.
    Mire ahere,por tani qe nuk kini asnje arsye,kjo tregon qe shpirti juaj i deformuar keq,nuk rron dot pa pisllekun e tradhetise dhe dembelizmit injorant.
    Prandaj ky vend,si asnjehere tjeter,ndjen pushtimin me te keq ne historine e tij,nga ideologe te erresires,qe i ndjekin pas,pa i u dridhur qerpiku,pasi jane ne vendin e pushtuar,turma ´´turkavene´´,turkohajvane.

    Reply to this comment
  3. El chapo October 18, 14:09

    2023 greqis do I vij fundi

    Reply to this comment
  4. Ardi October 18, 18:13

    Te ashtuquajtur terroriste??!!. Ore palo gazetare po vetem ne kohen e Ocalanit per 15 vite jane vrare 35 mije njerez te pafajshem nga YPG. Edhe e gjithe bota e njeh si organizate terroriste.Por sic duket edhe ti qeke anetare e i YPG-se.Uroj qe sherbimi sekret turk ta marri ne konsiderate shkrimin tend dhe te coje tek vendi qenit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim