Pas Babacan, edhe ish kryeministri turk Davutoglu dorëhiqet nga partia në pushtet

September 13, 2019 16:11

Pas Babacan, edhe ish kryeministri turk Davutoglu dorëhiqet nga partia në pushtet

Ish-kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu ka dhënë dorëheqjen nga partia në pushtet, AKP e udhëhequr nga Presidenti Recep Tayyip Erdogan. Kjo u bë e ditur nga vetë Davutoglu në një konferencë për mediat në Ankara. Ai njoftoi në të njëjtën kohë krijimin e një partie të re. Davutoglu u shpreh se është një “përgjegjësi historike, si dhe një domosdoshmëri” për të “ndërtuar një lëvizje të re politike dhe për të marrë një rrugë të re”. Ai ftoi të gjithë ata, “zemra e të cilëve rreh për të ardhmen e këtij vendi” të bashkëpunonin.

Së bashku me Davutoglu në këtë konferencë për mediat ishin ish deputetët e AKP-së Selcuk Özdag, Abdullah Basci dhe Ayhan Sefer Üstün, të cilët gjithashtu njoftuan largimin nga AKP, duke i dalë para përjashtimit të mundshëm.

Dorëheqja e Davutglu, e paralajmëruar nga mediat turke dhe deklaratat e tij që në korrik, vetëm disa muaj më parë ishte e pamendueshme.  Shumë gazetarë dhe analistë, duke marrë në konsideratë edhe faktin se një numër figurash politike të AKP janë të pakënaqur me linjën e Erdoganit,  e shohin këtë hap si një dukuri që mund të çojë në shpërbërjen e forcës politike më të fuqishme në vend.

Në korrik, ish-zëvendëskryeministri Ali Babacan dha, gjithashtu dorëheqjen nga AKP. Teksa shprehte arsyet e këtij vendimi, Bababcan theksoi se vitet e fundit ishin hapur hendeqe të mëdha midis parimeve, tek të cilat ai besonte dhe veprimeve të AKP-së. Sipas mediave, edhe Babacan gjithashtu do të themelojë një parti të re.

Vitin e fundit, Davutoglu e ka akuzuar disa herë AKP-në se po largohej nga parimet e saj bazë. Ai kritikoi, ndër të tjera, anulimin e zgjedhjeve për kryetar bashkie në Stamboll në mars. AKP atëherë i humbi zgjedhjet. Në përsëritjen e zgjedhjeve në fund të qershorit, e cila u krye për shkak të presionit të fortë të qeverisë, kandidati i opozitës Ekrem Imamoglu fitoi për herë të dytë me një diferencë më të madhe votash.

Burimi: DW

e.ll./dita

September 13, 2019 16:11
Komento

3 Komente

  1. Kazani mediatik September 14, 09:37

    Iu prish gjiza Erdoganit, sa te kete Ramen dhe Veliajn qe i ngrene monumente ne Tirane.

    Reply to this comment
  2. Arben September 14, 12:50

    NE MOMENTE TE VESHTIRA DO TE KETE FIRO.

    PERPARA O SULLTAN.

    Reply to this comment
  3. Liqeni September 14, 13:13

    Si bohet vone erdoganit sa te kete ne parti edi ramen dhe lali ka .. Do te ndertoje me shume memoriale

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim