Pas Blushit, edhe Dokle publikon një tjetër libër

November 6, 2015 19:31

Pas Blushit, edhe Dokle publikon një tjetër libër

Deputeti Namik Dokle ka botuar librin e tij “Vajzat e Mjegullës”. Ky botim do të jetë pjesë e panairit të librit gjatë këtij muaji. Teksa ishte në përpunim e sipër të librit, Dokle u kërkoi miqve të tij në Facebook, mendim për titullin, duke u ofruar dy alternativa.

Te respektuar miq. Ndoshta ju kujtohet…para pak muajsh ju kam kerkuar mendime dhe sugjerime per titullin e romanit tim qe po e pergatisja per botim. Shume prej jush pelqyen titullin ” Fshati pa vajza” ndersa te tjere ” Bijte e mjegulles”. Por kishte edhe nga ata qe sugjeronin tituj te tjere, apo kerkonin (me te drejte) te dinin permbajtjen per te dhene mendim.

Kete shkembim mendimesh e kam konsideruar si nje nga momentet me frytdhenese. Dhe me ne fund, bazuar ne disa prej sugjerimeve, vendosa qe romanin ta titulloj ” Vajzat e Mjegulles”. Mire apo keq? Kete do ta gjykoni ju kur ta keni ne dore romanin.Sapo dolen kopjet e para dhe do te vihet ne qarkullim ne diten e hapjes se Panairit te Librit, me 11 nentor, ne Pallatin e Kongreseve. Ju mirëpres” , ka shkruar Dokle.

November 6, 2015 19:31
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*