Pas Borshit, shiu çan në mes rrugën në fshatin Myshqeta. Makinat të bllokuara, nuk kalojnë dot drejt Tiranës
Nga Arkiva
Si pasojë e reshejve të dendura të shiut është çarë në mes rruga në fshatin Myshqeta të Tiranës.
Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga Report Tv, rruga është dëmtuar shumë, çka bën të pamundur lëvizjen e makinave.
Deri sa rruga të rregullohet makinat nuk mund të lëvizin nga fshati Myshqeta në drejtim të Tiranës.
Gjithsej janë 25 familje që nuk mund të kalojnë me makinë nga kjo rrugë.
Banorët janë shqetësuar nga këto pamje dhe nuk dihet se kur do të ndërhyhet për ta bërë këtë segment rrugor të kalueshëm.
Ndërkaq kujtojmë se dëmet kanë qenë të mëdha gjatë këtyre ditëve dhe disa zona të vendit janë përmbytur.
Pak ditë më parë edhe rruga e Borshit ka pësuar çarje të mëdha, e cila ka sjellë revoltim të banorëve.
j.l./ dita
ME KUJDES DITA,
Duket nga lajmi sikur shiu (mashkulli) e cau ne dysh rrugen (femren).Boll kemi Moniken qe akoma tregon stilet e .allimit me fakepresidentin se kane filluar te thone qe Amerika ka Kim (kardashjani jo juri) ne kemi Moniken e shtangistit te Cepanit..ai miku Stresit
s’kane faj rruget qe u shtruan per fushate dhe hengren miliarda
ndyresira ballisto tradhtare ramut
Katundari do kaloje,qeni qepen te haje,po qani hallin e shtepise,qe nuk ka lene nje pellembe hapesire anes rruges,as per kanal kullues.as per trotuar te kalojne njerezit.Pamjet flasin vete.
Keta te pangopur qe kane ndertuar buze rruges jane fajtoret e vertete dhe NATYRA I NDESHKOI.
Ne PS shkofshin.