Pas Champions dhe Europa League, kompeticion i tretë për klubet në Europë

September 11, 2018 14:08

Pas Champions dhe Europa League, kompeticion i tretë për klubet në Europë

 

Andrea Agnelli u shfaq në Asamblenë e Përgjithshme të ECA (Shoqata e Klubeve Europiane) dhe ka raportuar se ka marrë “dritën jeshile” nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s për të futur një kompeticion të tretë europian në futboll, plus Ligës së Kampionëve dhe “Europa League”.

“Në pritje të vendimmarrjes së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, ne si shoqatë kemi marrë “dritën jeshile” për të prezantuar një kompeticion të tretë europian për klubet, duke llogaritur një total prej 96 klubesh në sezonin 2021-2022”, – shpjegoi presidenti i Juventusit në Asamblenë e Përgjithshme të ACE.

Sipas “Sport Bild”, ky komepticion i ri europian do të zvogëlojë numrin e klubeve nga kontinenti ynë, që marrin pjesë në “Europa League”.

Pra, nuk do të preket Champions-i.

Ky reduktim do të ndodhë nga 48 deri në 32 ekipe, duke pasur të njëjtin numër si në Ligën e Kampionëve.

Ky kompeticion i tretë, për të cilin ende janë në kërkim të emrit, do të ketë përbërjen e 32 ekipeve nga një total prej 96 ekipesh europiane, që marrin pjesë në garat kontinentale.

Edhe pse detaje të mëtejshme mbi sistemin e vlerësimit për këtë kompeticion të tretë europian për klubet janë të panjohura, duket se në parim është rënë dakord që në sezonin 2021-2022 te kemi një garë të trefishtë të UEFA-s.

Përveç Ligës së Kampionëve dhe “Europa League”, pritet të mësohet emri dhe mënyra e funksionimit të kompeticionit të tretë.

Për 28 vjet (1971-1999), klubet e kontinentit tonë kanë garuar së bashku për Kupën Europiane, e cila më tej mori emrin Liga e Kampionëve, pas riformatimit në vitin 1992.

Ekzistonte edhe Kupa UEFA, e cila u shndërrua në “Europa League” në sezonin 2009-2010, apo “Cup Winners”, që e pati edicionin e fundit në vitin 1999.

a.s/dita

September 11, 2018 14:08
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*