Pas Çukos, një tjetër ish-deputet i PS, Arben Ndoka, shoqërohet në polici

October 21, 2018 18:36

Pas Çukos, një tjetër ish-deputet i PS, Arben Ndoka, shoqërohet në polici

Pas arrestimit të Arben Çukos, një tjetër ish-deputet i Partisë Socialiste është shoqëruar në polici.

Mëson se i shoqëruar është Arben Ndoka.

Report Tv ka transmetuar drejtpërdrejt çastin e arrestimit të ish-deputetit dhe dërgimin e tij në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Ai është prangosur nga RENEA pasditen e sotme së bashku me dy persona të tjerë, ndërsa mësohet se Ndoka ka ndikuar në tjetërsimin e pronave në Lezhë.

Bazuar te burimet nga grupi hetimor, Ndoka ka ndikuar për tjetërsimin e një prone shtetërore te ‘Rana e Hedhun’ te të afërmit e tij.

Në shtator të vitit 2015, Ndoka dorëzoi mandatin e deputetit, pasi u prek nga ligji i dekriminalizimit, pasi kishte një dënim në Itali.

***

Pak muaj më parë u arrestua kryebashkiaku i Lezhës i cili vjen nga radhët e PD-së, Fran Frrokaj. Frrokaj asokohe u akuzua dhe arrestua për tjetërsim të pronave. Në pranga në mars të këtij viti ranë edhe nënkryetari i Bashkisë, kreu i Hipotekës dhe dy juristë, ndërsa prokuroria kishte lëshuar 23 urdhërarreste. Në atë kohë, Partia Demokratike ushtroi një presion të fortë ndaj Gjykatës duke mundësuar kështu lirimin e të arrestuarve.

Ndërsa ditën e sotme, është arrestuar nga policia po për tjetërsim prone, Arben Ndoka, ish-deputet i PS-së. Për këtë akuzë, bashkë me Ndokën janë rishpallur në kërkim edhe dy shtetas që ishin edhe në rastin e kryebashkiakut demokrat, pjesë e ‘lojës’ së tjetërsimit të pronave. Ata janë rishpallur në kërkim pasi herën e parë, falë presionit të PD-së, ia dolën t’i shmangen drejtësisë. Ndersa sot, janë shpallur serish në kërkim për tjetërsim pronash me Arben Ndoken.

 

NJOFTIMI I POLICISE PER ARRESTIMIN E NDOKES DHE DY SHTETASIT E RISHPALLUR NE KERKIM:

Policia e Shtetit ka ekzekutuar urdhrin e arrestit për shtetasin Arben Ndoka, 46 vjeç, nga Lezha, për të cilin Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar masën “Arrest në burg”.

Ai dyshohet për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”, “Shpërdorimi i tokës”, në kuadër të një grupi kriminal, të përfshirë në tjetërsim tokash.

Hetimi disa mujor ka mbledhur prova dhe se ky grup kriminal dyshohet si i implikuar në abuzimet me troje shtetërore në zonën e Lezhës dhe Kurbinit, përmes falsifikimit të dokumenteve e vulave etj.

Në mars 2018, Policia e Lezhës hetoi një grup kriminal që dyshohej se ishte lidhur me abuzimet toka e troje në zonën e Shëngjinit dhe ndaloi 12 persona, mes tyre edhe Kryetari i Bashkisë Lezhë, ndërsa 11 u shpallën në kërkim. Ata në bashkëpunim me njëri-tjetrin akuzohen se kanë falsifikuar, tjetërsuar dhe përvetësuar 234,548 m2 tokë shtetërore ranishte në zonën bregdetare Shëngjin, Lezhë.

v.l/ Dita

 

 

 

 

 

October 21, 2018 18:36
Komento

8 Komente

  1. Ska problem October 21, 18:45

    Ska problem.Nga tutor prostitutash u be deputet.Tani prap ne burg.Keshtu e ka jeta here lart here posht.

    Reply to this comment
  2. Perkthyesi October 21, 21:21

    Shenja te mira, por mendoj se nuk ka ende vend per entuziazem, pasi ata qe lakohen perdite si kucedra te ketij shteti, jane te lire, ne politike, poste drejtuese, pra, duke dredhur tespinjte, duke vrare dhe vjedhur me dy duart…Te shohim…

    Reply to this comment
  3. nderkohe qe kryekriminelet berisha basah meta shetisin TV-ve e japin intervista October 21, 21:31

    perse nuk arrestohen kryekriminelet e Shqiperise

    SHOKU XHAF ?
    TE KAN BLER
    APO I BO TI THJESHTE NDER ?

    Reply to this comment
  4. Adih October 21, 22:20

    Kur do arrestoni hajdutet ,qe kane vjedhur truall ne GJIRIN e LALZIT: (jane shume peshq te medhenj ,ka edhe deputete e gazetare bythlepirsa ,bile jane budallenj ,u be deti kos per to) ,pastaj me ne juge MALI i ROBIT . JALE aty ku mblidhen budallenjte bythlepirsit e LSI per “revolucion . Mos harrojme edhe ne trojet qe ka mare Zamir Mane nga Rama ,kohet e fundit ne ajken e jonit me” 1 euro m2 ” vjedhur edhe privatit ,po ashtu edhe shtetit .U ka derdhe vainlakna . ???????

    Reply to this comment
  5. h October 22, 07:51

    Forca Rama,kur arreston hajdutet,drogaxhijte,korruptuarit,
    ke gjithe popullin e ndershem me ty.
    Edhe pse maloku dixhital do te haje mut me gavete.

    Reply to this comment
  6. ditunia October 22, 08:20

    Kjo qeveri asht tuj e kap “qerren me lepuj”!!Sa kom qiesh me kete njoftim ,sa kom qiesh!Hajd pra per hair ju kjofte e kujdes se si e keni nis keni me perfundue Ju para peshkaqeneve qe bejne fejesa me luge florini!

    Reply to this comment
  7. Arben October 22, 10:48

    Rrofte populli shqipetar trim dhe heroik

    Ja arriti dites te haje bar.

    Ky ishte hajdut profesionist, por paramendoni qe drejtori I

    pergjithshem I burgjeve merr 800 euro ne muaj, aq sa le te

    themi nje I papune ne Itali I merr asistence.

    Me shume mundesi ky nuk derdhte kuoten mujore tek

    Arka e partise.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim