Pas deklaratave të Zeman, Haradinaj anulon vizitën e tij në Pragë

September 11, 2019 19:30

Pas deklaratave të Zeman, Haradinaj anulon vizitën e tij në Pragë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se ka anuluar vizitën e tij në Çeki, e cila ishte planifikuar për të enjten në kuadër të pjesëmarrjes së Kosovës në Samitin e Vishegradit.  Sipas mediave çeke, arsyeja e anulimit të vizitës ishin deklaratat e presidentit Millosh Zeman në Beograd në lidhje me tërheqjen e njohjes së Kosovës.

Në Samitin e Vishegradit, përveç Çekisë, Sllovakisë, Polonisë dhe Hungarisë, marrin pjesë edhe  kryeministrat e Ballkanit Perëndimor.

Zyra e kryeministrit të Kosovës ka konfirmuar se Haradinaj nuk do të marrë pjesë në Samitin e Vishegradit, ndërsa thuhet se arsyeja e mospjesmarrjës janë angazhimet e Haradinajt, theksohet se një njoftim zyrtarë nuk do të mungojë.

Edhe zëdhënësja e qeverisë çeke tha të mërkurën se Kosova e ka anuluar pjesëmarrjen në këtë samit.

Presidenti çek Millosh Zeman i tha të martën homologut të tij serb, Aleksandër Vuçiç, se e do Serbinë dhe se nuk i pëlqen Kosova. Më tej gjatë qëndrimit në Beograd, ai premtoi se do të përpiqet për tërheqjen e njohjes së Kosovës.

Agjencia çeke e lajmeve CTK, ka raportuar se autoritetet e Kosovës e kanë anuluar pjesëmarrjen në samit për shkak të deklaratave të presidentit çek, Millosh Zeman.

Nga ana tjetër, kryediplomati çek, Tomas Petriçek e mohoi atë që kishte deklaruar presidenti. Ai tha se Republika Çeke e përkrah fuqishëm Kosovën. Jo pa shaka, Petriçek tha se Zeman është shqetësuar pasi Kosova e mposhti Çekinë në futboll dhe presidenti është simpatizant i madh i sportit.

Edhe kryediplomati kosovar në detyrë, Behgjet Pacolli, përmes një postimi në rrjetin social Twitter, tha se ka marrë përkrahje nga homologu çek dhe se “raportet Kosovë – Çeki janë të forta si guri”/ express

e.ll./dita

 

September 11, 2019 19:30
Komento

2 Komente

  1. Glaukias September 11, 20:11

    Haradinaj nuk është më kryeministër i Kosovës ! Ai dha dorëheqjen që të përballej si njeri i thjesht e jo si kryeministër i Kosovës me akuzat e Gjykatës Speciale në Hagë. Këtë vendim e morri sepse nuk donte që të përmendej emri i Kosovës në një gjyq ndërkombëtar. Për këtë gjë mori edhe lëvdatat e patriotëve shqiptarë e nga kryepatriotët e Shqipërisë, Ilir Meta, Lulzim Basha, Salih Berisha e Edi Rama. Këta e cilësuan “burrë shteti” që nuk djeg atdheun e vet për problemet personale. Atëherë si ka mundësi që ju të gazetës e quani akoma “kryeministër” ?
    Sa për pjesëmarrjen në Samit e Vishegradit, nuk e kuptoj pse nuk merr pjesë. Ky samit është për kryeministrat e jo për presidentët, edhe deri sa vet qeveria e Çekisë hedh poshtë qëndrimet e Presidentit atëherë Haradinaj duhej të shkonte për t’i treguar atij Presidenti se Haradinaj shkonte si Kryeministër i Kosovës me kërkesë të Kryeministrit të Çekisë e atë palo President nuk e përfillte fare. Kjo mos-pjesëmarrje çon ujë në mullirin e armikut.

    Reply to this comment
  2. Teuta Cani September 12, 15:21

    Haradija vazhdon te jete kryeminister ne detyre deris te zgjidhet qeveria e re pas zgjedhjeve. Por Haradinaj duhet te shkonte ne Prage ne Samitin e parashikuar, ku do te takonte e bisedonte per probleme te Kosoves. S’duhet ta merrte vendimin per te mos shkuar ne Samit, duke u udhehequr nga disa deklerata antishqiptare te presidenrit te çekise. A mund ta perfaqesoje Republiken e çekise nje president, qe perkulet e nderon agresori, dmth, Serbine dhe akuzon viktimen, dmth, Kosoven, pra viktimen, duke e etiketuar si agresore. Ky president eshte per t’u meshiruar, qe edhe ministri i MPJ te Çekise i injoroi dekleratat e tij, duke i quajtur si qendrime personale dhe jo zyrtare. Presidenti aktual i Çekise e tregoi veten si antishqiptar, kunder popullit me te vjeter ne Europe. Kundershtari qe vetshpallet kunder nje populli dhe nje shteti siç eshte Republika e Kosoves, jo vetem shpreh injorancen e tij si politikane ne dipllomaci, por eshte nje tregues i nje palopolitikani te neneshtruar e te babezitur ndaj pagesave me florij te Serbise. Teuts Cani

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*