Pas deklaratës së Merkel, Thaçi rikonfirmon qëndrimin në Facebook

August 13, 2018 16:35

Pas deklaratës së Merkel, Thaçi rikonfirmon qëndrimin në Facebook

Menjëherë pasi kancelarja Merkel hodhi poshtë zërat për ndryshim të kufijve, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka falenderuar liderët dhe qytetarët e Luginës së Preshevës për përkrahjen e tyre.

Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, Thaçi ka thënë se bashkimi i Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës me Kosovën duhet t’i bëjë bashkë të gjithë pa dallime partiake, ideologjike.

“Edhe njëherë i falënderoj liderët dhe qytetarët e Luginës së Preshevës që po përkrahin arritjen e qëllimeve tona të përbashkëta për bashkimin e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës me Kosovën, në kuadër të korrigjimit të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo e drejtë duhet të na bashkojë pa dallime partiake, ideologjike dhe bindjesh tjera, qoftë nga pozita institucionale, e shoqërisë civile apo e opozitës”, ka shkruar ai.

s.a/dita

August 13, 2018 16:35
Komento

5 Komente

  1. Cobo August 13, 17:31

    Kush e ka rrejt kete hajvan?

    Reply to this comment
  2. Arben August 13, 19:07

    Perpara Zoteri.

    Qendro me popullin, jo me bazhibuzuket.

    Do te behet cfare te vendosi populli ne referendum.

    Reply to this comment
  3. MH August 13, 21:15

    Z.Thaçi !
    Qendro ne keto pozita je ne rruge te drejte.
    Ketu bahet fjale per bashkim nga nji ndarje tmerresisht e padrejte qe nuk u pyet kurr zoti i shtepise.Zoti i shtepise kerkon te mbledhe ne voter te gjithe cumrraket e vegjel per t’iu gezue lirise.Mos firmos asgja qe te shtrohet ne kundershtim me iden tande.Edhe me mos firmosje je i fituem.Durim koha do bajne te veten.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*