Pas dorëheqjeve, Kadastra e Vlorës me drejtues të komanduar

October 9, 2019 13:10

Pas dorëheqjeve, Kadastra e Vlorës me drejtues të komanduar

Komandohet në krye të Kadastrës së Vlorës Taulant Canameti. Vendimi është marrë një ditë pas dorëheqjes së drejtuesve të këtij institucioni.

Canameti do të drejtojë institucionin e Kadastrës deri në emërimin e një drejtori të ri.

Ditën e djeshme dhanë dorëheqjen drejtoresha e këtij institucioni Elona Hodaj, e cila mori detyrën më 19 shtator si dhe zv/drejtori, Krenar Xhemali.

Shkak i largimit të drejtuesve të Kadastrës së Vlorës është bërë një vendim i Gjykatës së Lartë për një pronë në bregdet në Jalë.

Në 12 shkurt të 2019, Gjykata e Apelit të Vlorës ka vendosur që të vijojë regjistrimi i pronave, dhe me këtë vendim ka filluar procesi, i cili ka filluar normalisht, ku pronarët jo vetëm që kanë marrë pronën, por madje ata kanë bërë edhe shitje tek palë të treta, duke bërë që vendimi i Gjykatës së Apelit të zbatohet.

j.l./ dita

October 9, 2019 13:10
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*