Pas dy thirrjeve, Basha i kthen përgjigje Ramës

December 7, 2017 16:09

Pas dy thirrjeve, Basha i kthen përgjigje Ramës

 

Kryetari i Partisë Demokratike i ka kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, pas thirrjes së këtij të fundit, për një pakt kombëtar për integrimin, ku pikënisja ishte zgjedhja e Kryeprokurorit.

Në një reagim në rrjetet sociale, Lulzim Basha shkruan se “i vetmi “pakt” që ka nevojë Shqipëria është pakti për Kushtetutën dhe shtetin ligjor. Kushtet që BE ka vendosur për Shqipërinë janë të qarta: zbatimi i reformës në drejtësi dhe vetingu; lufta kundër drogës dhe krimit; lufta kundër korrupsionit; reforma e administratës publike; respektimi i të drejtave themelore të njeriut”.

“Ne mbështesim pa asnjë kusht përpjekjen për përmbushjen e secilit prej këtyre kritereve.

1- Në mbështesim pa asnjë rezervë zhbllokimin e menjehershëm të reformës në drejtësi dhe krijimin e KLP-së për t’i hapur rrugën krijimit të SPAK-ut dhe të byrosë së hetimit dhe zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm në mënyrë kushtetuese, pasi të ketë kaluar vetingun dhe me tre të pestat e Kuvendit.

2- Ne mbështesim heqjen e imunitetit të Saimir Tahirit dhe hetimin e tij si çdo qytetar i thjeshtë për lidhjet me trafikun e drogës. Mbështesim pa kushte hetimin e të gjithë zyrtarëve të lidhur me krimin nga Vangjush Dako dhe Qazim Sejdini tek shefat e policisë. Mbështesim arrestimin dhe hetimin e grupeve kriminale nga Habilajt tek Balilajt.

3- Ne mbështesim pa asnjë rezervë hetimin dhe luftën kundër korrupsionit, përfshi koncesionet në shëndetësi, në inceneratorë, në PPP, e kudo.

4- Ne mbështesim pa asnjë rezervë të drejtat e qytetarëve, liritë dhe pronën e tyre kundër ndërhyrjeve arbitrare.

“Ne do japim kontributin tonë në Kuvend dhe në institucione për këtë gjë. Por detyra jonë është të bëjmë opozitë, çfarë është rol themelor dhe i domosdoshëm për funksionimin e demokracisë, kufizimin e pushtetit dhe mirëqeverisjen e vendit. Shqipëria nuk duhet të ketë demokraci fasadë dhe nuk duhet të ketë partitë dhe tavolinat partiake mbi Kushtetutën dhe mbi institucionet”, deklaroi Basha.

December 7, 2017 16:09
Komento

3 Komente

  1. NjeQytetarOptimist December 7, 16:13

    Te puth halla ne dy faqe. I juaji, Qesharaku.

    Reply to this comment
  2. spata December 7, 18:21

    Nga keto deklarata te Bashes une kuptoje nje gje .Ai ja ka lene Aleatve qe te bejne reformen ne Drejtesi .Nuk do qe ta denojne shqiptaret por Aleatet .
    Vetkuptohet qe po paten shqiptaret ne dore ndeshkimin kriminelet e politikes dhe kushdo tjeter me Saliun ne krye do te shkojne ne sater .Pra e kokolepsin dhe ja faturojne Rames qe ai nuk do te kryen reformat. Duan te fusin ne thesin e peshqve te medhenje qe do te gjukohen edhe Ramen .Kjo taktike ka vite qe eshte ndjekur nga Pd . Nuk jemi vetem ne te piste por do marrim me vete edhe ata qe nuk na pelqejne .
    Bashes ja kam shpjeguar nje here dhe po e perseris. Nese ulen ne bangat e te akuzuarve Rama si denim ekstrem do te ket largimin nga politika .Po i gjeten para te pista do tja sekuestrojne .Me Bashen punet jane ndryshe. Ka ne kurriz shume pislleqe qe mbajne firmen e tij .Nuk ka nga tja mbaj . Jo qe do dali fishek nga skena politike por ka dhe per tu denuar penalisht per veprat antikushtetuese qe ka bere .Saliu, si ujk i vjeter e pa vlera per politiken, do te luftoje ti shpetoje denimit. Ka disa vepra te kryera ne fushen e korrupsjonit e te pervetsimit te pasurise kombetare. Nuk do te denohet per Gerdecin apo 21janarin se ka te tjere si Mediu dhe Basha qe lidhen me detyrat dhe funksjonet qe jane betuar para Kushtetutes .Gozhda e Saliut qe ska nga ta rrokullisi eshte 97 si dhe fijet lidhse me agjentuten serbe .Saliut mund ti denohen femijte qe jane te pleksur me afere korruptive .
    Ka dhe shume peshq te tjer qe kane lyer duart per te cilet do te godas drejtesia. Nuk po e hap shume imagjinaten time mbasi shkallen e njohjes per peshq te tjere e kam te jo te plot .Por kam besim se do te ndryshojne shume gjera ne politiken shqiptare .Spektri i ri do te jete jo me ujqer qe haen me njeri tjetrin por me dele qe duan te kullosin bashke .

    Reply to this comment
  3. FLAMUR NOKA ME DAJAT E VET NE BEOGRAD December 7, 20:34

    E thene thjesht dhe shkurt : Opozita do beje cdo perpjekje per bllokimin e reformes ne drejtesi , dhe per rrjedhoje bllokimin edhe te çeljes se bisedimeve me BE-ne !
    Lidereve te opozites , u dridhen gjunjet nga frika e reformes ne drejtesi , sepse jane te vetedijshem per malin me krime qe i kane bere kerij populli ! Sa te jete gjalle gjarperi i Vicidolit , ky vend , per fatin e tij te keq ,nuk ka per te ngritur koken !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*