Pas ekstradimit të Haxhisë nga Turqia, flet avokati: Fillimisht, do kërkoj…

May 8, 2018 22:52

Pas ekstradimit të Haxhisë nga Turqia, flet avokati: Fillimisht, do kërkoj…

Pas ekstradimit të ish-trupojës së Sali Berishës nga Turqia, avokati i Izet Haxhisë, Fran Dashi, ka folur për klientin e tij në një lidhje telefonike për ‘Studio e Hapur’.

Avokati tha se nuk e ka takuar klientin e tij sot, pasi ishte i lodhur, por do e takojë nesër në drekë.

Fran Dashi tha se veprimi i parë që do kërkojë për klientin e tij do jetë ajo e rihapjes së dosjes.

 

Biseda e zhvilluar në “Studio e Hapur”:

Gazetarja: A e keni takuar klientin tuaj?

Avokati:Jo. Ai është ekstraduar sot dhe është transferuar në burgun 302. Për shkak të lodhjes nuk e takova sot, por do e takoj nesër nga dreka.

Gazetarja: Veprimi i parë që do bëni ju?

Avokati: Dua të ndaj me ju se unë jam një përfaqësues ligjor i Izet Haxhisë, dhe nuk jam përfaqësues politik. Unë kam për detyrë ta mbroj nga ana proceduriale.

Gazetarja: Veprimi juaj i parë procedural?

Avokati: Ekstradimi ka ndodhur si gjithë të tjerët. Ne do shkojmë drejt rihapjes së dosjes, pasi ai është gjykuar në mungesë dhe nuk është pyetur apo ka dhënë deklarata.

Gazetarja: Është arsye për t’u rihapur çështja sipas ligjit?

Avokati: Po, e parashikon ligji.

s.a/dita

May 8, 2018 22:52
Komento

1 Koment

  1. Aliu nga Selenic May 9, 01:41

    Te gjith presin te dale e verteta e ngjarjes.! Ne se ka drejtesi ketu duket sote. Rezultati i Reformes ne Drejtesi besoi qe do te jep frutet e para.!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*