Pas falenderimeve të Ramës, Basha e sulmon për përmbytjet: Ka vetëm dy gjëra spektakolare

December 4, 2017 11:55

Pas falenderimeve të Ramës, Basha e sulmon për përmbytjet: Ka vetëm dy gjëra spektakolare

Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar ashpër sot pas postimit të mëngjesit të sotëm, që kryeministri Rama bëri me një foto nga lumi i Semanit, duke e quajtur pamje spektakolare dhe njoftoi se emergjenca e përmbytjeve tashme ka kaluar.

Pas falenderimeve që kryeministri nuk ngurroi t’i bënte Bashës, lidhur me qëndrimin e mbajtur për situatën kritike që kaloi vendi për shkak të përmbytjeve, Basha, teksa i kujton se nuk ka asgjë spektakolare nga realiteti në vend, porosit kryeministrin:

“Edi Rama duhet ta lërë propagandën e t’u zgjidhë hallet mijëra familjeve, që janë prej tre ditësh pa ujë, pa ushqime e drita! Edi Rama duhet t’i dëmshpërblejë për humbjet e pallogaritshme që kanë pësuar, pasi dimri është i gjatë dhe i papërballueshëm në këto kushte”, shkruan Basha ne facebook.

Postimi i Bashës

Nuk ka asgjë spektakolare në Darzezë, në Ferras e në shumë fshatra të tjera të Fierit ku balta ka mbuluar dhjetëra shtëpi e ka shkaktuar dëme të rënda materiale. Dhe në Dërmenas po ashtu.

Asgjë spektakolare nuk ka në Novoselë e në zona të tjera të Vlorës ku, si pasojë e përmbytjeve, ka mungesa bazike, nga ushqimet tek dritat dhe uji.

Asgjë spektakolare nuk ka në Fushë-Krujë, në Bilaj, në fshatin Hasan dhe lagje të tjera, ku uji dhe balta kanë përmbytur e marrë me vete shumë pasuri dhe kursime të qytetarëve.

Po, ka dy gjëra spektakolare!

Spektakolare është përpjekja për ta nxjerrë këtë fatkeqësi në media e në ekrane si sukses qeveritar!

Spektakolare është braktisja e qytetarëve nga qeveria dhe lënia nën mëshirë të fatit pa asnjë ndihmë!

Edi Rama duhet ta lërë propagandën e t’u zgjidhë hallet mijëra familjeve, që janë prej tre ditësh pa ujë, pa ushqime e drita!

Edi Rama duhet t’i dëmshpërblejë për humbjet e pallogaritshme që kanë pësuar, pasi dimri është i gjatë dhe i papërballueshëm në këto kushte.

December 4, 2017 11:55
Komento

2 Komente

  1. Jimi December 4, 12:42

    O Arif i Sali Protopapes u zgjove nga gjumi?

    Reply to this comment
  2. Xxx December 4, 13:59

    O mavri me boje nuk te ka peshe fjala fare kur kujton gjumin qe ke bere ne bashki 4 vjete. Te fala Saliut. 7×7=42

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*