Pas FSHF-së, radhën e kontrollit nga Tatimet e kanë klubet e futbollit

April 19, 2018 19:47

Pas FSHF-së, radhën e kontrollit nga Tatimet e kanë klubet e futbollit

Shumë shpejt pritet që Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, në bashkëpunim me drejtoritë rajonale të kontrollojë klubet e futbollit.

Një kontroll i tillë u lajmërua në fillim të këtij viti, që koinçidoi me fushatën zgjedhore të organeve drejtuese të Federatës Shqiptare të Futbollit. Për të ndikuar dhe për t’u mos u quajtur politike, ky kontroll u shty.

Dhe tani duket se ka ardhur koha që Tatimet të ndërmarrin aksionin e radhës, pasi kanë “trokitur” edhe në dyert e FSHF-së.

Klubet e futbollit kanë probleme të mëdha, ku shumë nuk derdhin as siguracionet për futbollistët, ndërkohë që një pjesë e mirë punojnë me 2 palë kontrata për lojtarët, duke shmangur detyrimet tatimore.

Burime të “Shqiptarja.com”, bëjnë me dije Kontrolli i Lartë i Shtetit do të raportojë në lidhje me klubet sportive dhe më pas Tatimet do të zbresin në terren për të kontrolluar çdo klub.

Mendohet që në ditët e para të majit aksioni të shtrihet në të gjithë vendin, kjo edhe për shkak se garat thuajse kanë mbaruar dhe që mos ndikojnë në rezultate, favorizuar apo penalizuar dikë.

o.j/dita

April 19, 2018 19:47
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*