Pas Gjergjit, kush mbeti?

September 8, 2017 12:08

Pas Gjergjit, kush mbeti?

Bedri Islami   

Ditët e fundit është ndezur rishtas debati për figurën e Gjergj Kastriotit – Skenderbeut. As mendja më paranojake nuk e kishte shkuar ndër mend 27 vite më parë se rreth staturës së Heroit Kombëtar do të viheshin dyshime, pikëpyetje, do të mohohej roli i tij në historinë e kombit, do të çirreshin gjithëfarë korbash rreth tij dhe, në fund, njerëz dinjitozë që mbështetnin kokën në shpatullat e tyre, si Moikom Zeqo apo Rudina Xhunga, do të kërcënoheshin me jetë.

Nuk kishte ndodhur kurrë më parë një gjë e tillë dhe, për më tepër, edhe kur figura të njohura kanë mbrojtur disa aspekte të jetës së Enver Hoxhës, miti i të cilit synohej të rrëzohej bashkë me statujën e tij, përsëri askush nuk është kërcënuar, jeta e askujt nuk është vënë në rrezik, edhe kur gjërat kanë qenë shumë më të ndezura se sa sot.

Si duket mllefi i ekstremistëve islamë, pjesë e një lëvizjeje vahabiste që po rritet nën hundën e qeverisë, më shumë se me figurën e Hoxhës, është zemëruar me staturën e Gjergj Kastriotit, duke dashur të përmbysin gjithçka që nga rrënjët.

Jam i bindur se të gjithë ata bashkë nuk kanë as një të mijtën e dinjitetit të Moikom Zeqos apo të Rudina Xhungës, të cilët, veç e veç e së bashku, i bëjnë nder vendit tonë.

Por, më shumë se me dy a më shumë figura intelektualësh, ekstremi islam e ka me rrënjët tona, pikërisht me njërin nga themelvënësit e tyre, Gjergj Kastriotin-Skenderbeun, njeriu i cili krijoi jo rastësisht mitin e tij dhe, përmes saj ngriti kultin e një kombi luftëtarësh. Gjergji nuk është zgjedhur rastësisht, pasi, duke mos qenë i vetmi që iu është kundërvënë pushtimit osman, tani është i vetmi që sulmohet dhe prediktet fondamentaliste ekstreme kanë zgjedhur majën, duke hedhur në erë rrënjët. Ata mund të kapeshin edhe me Dukagjinët që e vazhduan veprën e tij, edhe me Aranitët që e kishin nisur më herët, edhe me Moisi Golemin që herë bëhej musliman e herë tjetër kthehej në besimin e të parëve. Atyre u duhet Gjergji për të ngritur Hamzanë, ashtu si nesër do u duhet goditja e Ismail Qemalit për të ngritur Esat Toptanin, histori e cila ka filluar.

Sipas Fan Nolit, edhe më herët, pas vdekjes së tij, gjithëfarë ekstremesh i janë vërsulur Kastriotit të madh, më pas janë tërhequr, pasi vetë statura e Skenderbeut ka qenë më e madhe se sa gjithë përbaltjet që i janë hedhur.

Në historinë tonë evropiane ne kemi vetëm një hero, me të cilin mund të mburremi, Gjergjin , dhe, vetëm një shenjtore që na përafron edhe më shumë me qytetërimin, Gonxhe Bojaxhiun. Nëse ata kanë qenë të besimit të krishterë, kjo nuk i bën dëm askujt, përkundrazi, është shenjë civilizimi i një populli që, edhe pse në shumicë u kthye në besimin islam, përsëri gjeti ndjenjën e duhur për t’i bërë vendin që duhej. Nëse atdheu i tyre nuk do u kishte lënë vendin e duhur në vetë jetën e tij, askush në botën e civilizuar nuk do të mund të linte gjurmë të mëtejshme.

Skenderbeun, si burrë shteti dhe figurë madhore historike, jo rastësisht,e kanë respektuar të gjitha qeveritë, që nga ato të pa zyrtarizuara, siç ishin Rilindësit, tek qeveria provizore e vitit 1912, deri tek Zogu dhe Enver Hoxha. Asnjëri prej tyre nuk ka synuar të hedhë poshtë çka ishte ngritur në qindra vite, në të kundërtën, të gjithë kanë synuar të krijojnë bindjen e përafrimit me të, një ngjashmëri të dytë, e kjo ka rrjedhur deri tek Sali Berisha. Gjergji ka qenë ëndrra e tyre e paarritshme dhe kështu do të mbetet për secilin që do të vijë.

Por jo çdo gjë është kaq e zakonshme, thjeshtë një vërbëri politike apo mllef fetar. Është shumë përtej tyre.

Ka disa kohë që mllefi ndaj së djeshmes është përhapur si vemje. Nëse fillesa ishte Enver Hoxha, fundi Kastrioti, mes tyre do të jenë shumë figura të tjera, politike apo shkencore, të cilët, jo vetëm u bënë gur themeli për një shtet të emancipuar, por edhe shenjë jete e shprese.

Interesant është se kur ato u duhen, kur e ndjejnë se duhen mbështetur tek statura e tyre njerëzore, politike e shkencore, ata i thërrasin në ndihmë, u drejtohen, mbështeten dhe kërkojnë të jenë në linjën e tyre.

Jo shumë kohë më parë u ndez, kësaj here nga radikalë politikë ose të paidentitet, gjurmët e të cilëve shkruhen në ujë, një figurë tjetër madhore, kësaj here nga bota e letrave, Dritëroi. U sulmua verbërisht, sipas një mllefi që kanë vetëm ata që nuk ndjejnë se statura e tyre është nën hijet dhe se njeriu përballë tyre është edhe përtej jetëvdekjes.

Asaj kohe Akadenia e Shekncave heshti, ose më saktë, ata që i drejtohen tani atij, heshtuan. Sepse menduan , duke u rrëzuar Dritëroi, do  të ngrihen ata, do të jenë pjesë e triumfit dhe se, pas tyre, nuk do të ketë të tjerë.

Tani, që Dritëroi i duhet, kur mendimi i tij është edhe tani shumë para tyre, e thërrasin në ndihmë,ndoshta edhe e devijojnë mendimin e tij, e kthehjnë në kohë dhe e bëjnë lajtmotiv, por harrojnë se kur duhet të binin këmbanat, kanë heshtur.

Nuk ka ndodhur vetëm në një rast. Mohimi i kohës, vlerave dhe lartësive, është një thirrje drejt territ, njëlloj si është terri islamik, i cili nuk ka asgjë të përbashkët me dritën e besimit islam.

Le të themi se vahabistët e salafaistët shqiptarë e rrëzuan Gjergjin, bashkë me heshtjen akademike dhe të vërtetën historike. Po pastaj? Kush mbeti, cili mund të jetë aty, në sheshi që mban emërin e Skenderbeut, cilin hero të kemi dhe me se do e mbajmë gjallë kujtesën kombëtare?

Shqipëria, kështu si është dhe ashtu si ka qenë, e sigurtë edhe se si do të jetë, do e ketë mit dhe kult figurën e Skenderbeut, do e ketë me gjithë zemërimin e imamëve periferikë, por që kur sulmojnë kthehen në ulërima ujqërish.

Shteti turk, nëse përmes rrymave ekstreme, mendon se mund të ndryshojë këtë vendin dhe të bëjë riosmanizimin e tij, do të jetë thellësisht i gabuar dhe, për më tepër, lidhjet e herëshme, do të shkërmoqen.

Nuk besoj se vetë institucioni i shtetit turk qëndron pas tyre që të kujtojnë Haxhi Qamilin dhe thirrjen e tij “ duam babën”, ashtu si nuk të thërmojnë njerëzit që u bënë vlera kombëtare për të ngritur një Esat pashë, për të risjellë një Hamza apo për të  bërë të mirëkuptuar të gjithë ata që në momentet vendimtare i kthyen pushkën atdheut.

Lëvizja radikale islame nuk e ka për gjë edhe nëse i vendos një ekran shumë më të madh përmendores së Gjergjit, por nuk mund të mohojnë faktin se ai quhej Gjergj, se ishte i krishterë dhe se është Heroi Ynë kombëtar.

Ai qëndron përtej sherreve të përditshme, mërive e mllefeve ekstremiste.

Nëse të gjithë mund të rishikohen, ai është i parishikueshëm. Pesë shekuj kanë bërë vendin për të.

Nëse, le të themi, ai ikën, kush mbetët? Radikalët islamë, një lloj ISIS në brendësi të një vendi që aspiron për Evropë dhe që duan ta rikthejnë në një botë prej së cilës është ndarë jo nga dëshira e xhonturqëve, por nga ëndrra rilindase.

 

 

September 8, 2017 12:08
Komento

34 Komente

  1. Juglindori nga Korça September 8, 12:31

    Nje shkrim BRILANT ! Te lumte , zoti Bedri !

    Reply to this comment
    • cp September 8, 16:03

      Nderuar Bedri
      .
      Te betohem me jete qe kam qene jam dhe do te jem antienverist ne lidhje me ideologjine & sistemin qe Enveri zbatoi per pothuaj gjysem shekulli dhe kjo absolutisht jo per faj te tij por te superfuqive ne 1944-1945 dhe kjo eshte aksiome.
      .
      ***
      Ajo qe dua te theksoj eshte se nga ana kombetare-atdhetare Enver Hoxha ka bere aq pune sa dhe Gjergj Kastrioti ne mos me shume…si thote dhe Montaneli ( nje nga analistet me brilante boterore)
      .
      “”””””-Shqiperia në fakt nuk kishte qenë kurrë i bashkuar as prej race, as prej gjuhe, as prej feje. U bashkua nën Enver Hoxhën
      -Hoxha arriti atë që nuk e arriti dot as Skënderbeu, … ndoshta është më mirë që të mos hetohet si i bashkoi.
      -kur pati në dorë vendin e tij të vogël, Hoxha luajti si të ishte një fuqi e madhe.””””
      =================================
      Por ajo qe thote ky koment me poshte i djeshem eshte POSTULAT..
      .
      PERDHOSJA E SHTATORES GJERGJ KASTRIOTIT PO BEHET PIKERISHT NGA ATA QE ORGANIZUAN DHE RREZIMIN E PERMENDORES ENVER HOXHES

      Raimond vlonjati (Copy paste)

      Ky autori i shkrimit e ka gabim, vetem mendimin e tij per Enverin

      Pavaresisht kultit te individit ,Enveri vete e luftonte te pakten me fjale kete kult

      Por ne fund te fundit nuk ka pse te merremi me kete lloj frazeologjie , te kultit apo jo,
      Sepse cdo njeri me punen e tij te jashtezakonshme ne favor te popullit te tij dhe ne lufte me armiqtee popullit te tij
      krijon njefare Holizmi , sic do quante filozofi gjerman Bop, dmth krijon njefare shenjterimi nga populli qe e rethon

      Te dy keto figura kombetare ishin heronj ne kohen e tyre

      Dhe c’do te thote Hero ?
      Heronjte ne pergjithesi jane ata qe perfaqsojne popujt e vegjel,dhe qe marrin guximin te Luftojne kunder padrejtesive te fuqive te medha

      Dmth ta shprehim me thjeshte: Hero quhet nje individ me fuqi fizike te vogel, por qe del e lufton kunder dikujt qe esht me i madh se ai , dhe e perballon ate me …trimeri, Dhe ky perballim quhet heroizem

      Dhe ne kete heroizem , i vogel vdes duke luftuar kunder te madhit , dhe merr menjehre titullin hero

      Por Heronjte tane Skenderbeu dhe Enveri luftuan ne epokat e tyre kunder te medhenjeve te Botes se asaj kohe , dhe ….fituan

      Pra heronjte tane jane te vecante, jane njelloj si heronjt biblik.,sic ishte psh Davidi i vogel qe luftoi e fitoi kunder Goliathit gjigand

      Skenderbeu ishte nje Hero i jashtezakonshem i kohes se tij dhe fitoi kunder Perandorise se te Keqes, qe ishte perandoria Turke
      Por ne te njejten kohe Skenderbeu e kercenoi edhe Papen , i cili e genjeu Skenderbeun dhe nuk i dha ushtare per te krijuar nje front unik kunder Osmaneve
      Biles kur u nda nga Papa me duar bosh, Skenderbeu tha :..Do doja qe pasi te mbaroja luften kunder turkut, te filloja nje tjeter kunder Vatikanit …

      Pra ketu del se Skenderbeu ishte patriot i vendit te tij, i etnise se tij jo i fese se tij

      Po ashtu edhe Enveri, ne Kohen e tij ishte heroik, sepse ai u ngrit i vetem kunder Bashkimit sovjetik dhe u tregua super heroik ne shume perplasje direkte me superfuqite

      Enveri ne fillim i theu hundet Amerikes dhe Britanise ne menyre brilante ne Konferencen e Parisit ne 1946 , kur ju tha fjalet monumentale :
      …Nuk kam ardhur ketu te jap llogari, por kam ardhur te kerkoje llogari …etj etj
      Dhe ata e mbyllen gojen

      Po ashtu ne Kremlin ne Moske , Enveri u tregua i jashtezakonshem –Ai nuk ishte nje lake,ai ishte nje tip heroik qe nuk pyeste pse tjetri ishte i fuqishem

      Dhe Enveri heroizmin e tij ashtu si Gjergj Kastrioit, ua trasmetoi popullit tone, ushtareve tane, ne Bazen e Vlores ku u perballen direkt me ushtaret ruse
      dhe , ne malet e Gramozit kur ushtaret tane ne gusht te 1949 ,perballuan me heroizem Ushtrine greke te udhehequr nga oficeret Britanike dhe ne armatime Amerikane

      Koha e Enverit ka qene nje kohe heroike , per te gjithe ata qe kane jetuar ne ato vite te komunizmit
      dhe meqense Themelet e Heroizmit shqiptar i vendosi Skenderbeu jone,
      ajo kohe e Enverit ishte tamam Kohe Heroike, , kohe Skenderbejane

      Sepse ashtu si Skenderbeu me nje ushtri te vogel i bente balle hordhive islamike qe vinin nga Azia e vogel

      Ashtu edhe Enveri me nje popull te vogel ju bente balle agresionit te te gjithe botes , , shantazheve te tyre, , lufterave te tyre, desanteve te tyre qe dergoheshin nga Amerika, Anglia, Jugosllavia, Greiqa, edhe Italia

      Tani jane hapur dokumentet amerikane per Luften e viti1949 kunder grekut , i keni ne Wikipedia

      Amerikanet thone se kur anglezet na thane te bashkoheshim te rrezonim Enverin ne Shqiperi u cuditem kur pame se ne ate aksion ishin jo vetem Britania , Greqia, dhe Jugosllavia , por edhe Italia kerkonte te merte bregdetin Shqiptar

      Amerikanet ne fillim nuk pranuan, por britaniket kishin 1 vit qe kembngulnin per te filluar luften kunder ShQIPERISE

      Me ne fund Amerikanet pranuan te mernin pjese ne lufte dhe te organizonin bandat e desanteve por edhe ti jepnin arme ushtrise greke

      Dukej se Shqiperia nuk e kishte te gjate , menduan amerikanet

      Por pastaj pane se ushtria shqiptare rezistoi , dhe ne te njejten kohe Sigurimi i shtetit shqitpar i eliminoi te gjitha bandat e derguara nga AMERIKANET, BRITANIKET, JUGOSLLAVET dhe Italianet

      Ishte nje lukuni e ujqerve per te shqyer popullin shqiptar, por Enveri dhe njerezit e tij me gjenialitetin e tij i theu ata

      Po ashtu ne te njejten menyre Enveri diskretitoi jugosllavet dhe sovjetiket

      E keni pare ne video fjalimin energjik dhe plot zjarr te Enver Hoxhes ne bazen e Vlores , mbi nendetset shqiptare pasi ishin prishur maredhenjet me sovjetiket
      Aty ai rrezatonte me te vertet heroizem Skenderbejan , dhe
      i gjithe populli ishte i manjetizuar pas tij dhe heroizmit te tij
      Ato ishin kohe te komuniste, por ishin edhe kohe heroike qe ishin perjetuar vetem ne kohen e Skenderbeut, ku nje popull i tere vihej pas udheheqesit te tij , per te mbrojtur vendin e tij , si nje turp i vetem …..

      Dhe per nga veprat dhe armiqte qe kishin perballe Skenderbeu dhe Enveri jane shume te ngjashem , jane tamam si dy koka shqiponje , te para-thena ne flamurin tone ….

      Dhe ne fund doja ti thosha ketij artikullshkruesit se duhet te lexoje Enciklopedina Britanike qe esht liber referimi me serioz , ne boten moderne per cdo personalitet apo ngjarje boterore

      Dhe per Enverin Enciklopedia Britanike thote keto fjale :…Enver Hoxha e mori Shqiperine nga nje gjysem-relike te feudalizmit Otoman dhe e ktheu ne nje vend modern Industrial-Agrar …’..Pike !!!

      Keto fjale te Enciklopedise numer 1 te Botes moderne , nuk kane nevoje per komentet tuaj dhe as per vleresimin tuaj, se ju jeni shume, shume te veckel menderisht ti beni oponence apo vleresim asaj

      Ju vetem keni per detyre dhe jeni te detyruar moralisht , ta pranoni kete perkufizim te Enciklopedise qe shpreh madheshtine Homerike te Enver Hoxhes per kapercimin epokal qe i beri shoqerise shqiptare …..

      Dhe mos zini ne goje viktimat e Komunizmit , sepse ato ishin cmimi qe ne paguanim per progresin epokal qe po benim ‘
      NE KETE BOTE NUK KA AZGJE PA CMIM, dhe ai cmim ju ra atyre,
      qe u vrane e u denuan dhe qe ishin njerezit tane ,

      Dhe si te thuash ata ishin tamam ata qe u flijuan per te ndertuar kalane e Rozafatit te Shqiperise moderne ….

      Absolutisht Skenderbeu dhe Enveri jane shume te ngjashem me njeri tjetrin ..
      Koha qe kalon i perafron ata edhe me shume me njeri tjetrin

      Reply to this comment
      • Me September 9, 05:28

        Nje “THANK YOU” te madh!!!

        Reply to this comment
      • floriri i Bençes September 9, 15:06

        Dy heronj ne kushte te veçanta historike.
        Skenderbeu kishte perballe hordhite e perandorise osmane, ndersa Enveri kishte perballe hordhite serbe, greke, franceze, ingleze, amerikane, italiane, ruse etj.

        Reply to this comment
    • Liri September 8, 20:28

      Rofsh sa malet. Te lumte pena dhe mendja njemije here faleminderit.

      Reply to this comment
  2. anticensurë25642654 September 8, 12:54

    BEDRI TI THUA:
    “Nuk besoj se vetë institucioni i shtetit turk qëndron pas tyre që të kujtojnë Haxhi Qamilin dhe thirrjen e tij “ duam babën”, “,në mënyrë dipllomatike,por e vërteta është ajo që thua më lartë-“Shteti turk, nëse përmes rrymave ekstreme, mendon se mund të ndryshojë këtë vendin dhe të bëjë riosmanizimin e tij, do të jetë thellësisht i gabuar dhe, për më tepër, lidhjet e herëshme, do të shkërmoqen.”
    është shteti turk-është islamisti erdogan që po bën këtë diversion si në shqipëri dhe në të gjithë ballkanin!!sot për sot ai është rreziku më i madh që i kanoset shqipërisë!!
    kolona e pestë e futur prej tij dhe “armikut”(bashkpunotrit që luan rrolin e armikut)gylen në shqipëri;si nëpërmjet shkollave gyleniste,si nëpërmjet indoktrinimit në turqi vetë të studentëve teollogë;ka kapur dhe kokat e politikës shqiptare!!duke filluar nga dëshmitari në dasmën e vajzës së sulltanit të pashpallur,duke vazhduar tek ai që e kopjon në rrugën bashkiake,e më pas me analistë e gazetarë!!
    fjalët e themeluesit të “vëllazërisë myslymane” se duhet vepruar ngadalë për të marrë fuqinë po vërtetohen gjithnjë e më shumë!!ata jo vetëm u përpoqën të merrnin pushtetin në ato vënde arabe nëpërmjet të keq interpretuarës “pranverë arabe”,por dhe ishin në gjëndje tia mveshnin si nxitës luftrash perëndimit dështimin e tyre!!
    që pas rënjes së diktaturës komuniste në shqipëri ata vërshuan me shkolla,në fillim laike(përsa mnud të quhej një shkollë turke)dhe më pas me shkolla teollogjike!pas 2000jës ata filluan agresionin e tyre dhe tek shqiptarët e mbetur jashtë kufirit administrativ shqiptar!!që ndryshe nga shqipëria ishin më shumë të influencuar nga besimi i verbër!!
    këtë influencë e përdorën për të sulmuar dhe në shqipëri!!pasojat janë jgithnjë e më të dukëshme!!shumë ndikim ka dhe rënja në kufijt minimal të arsimit shqiptar!të një arsimi që është në kufijt e amatorizmit!!në kufijt e subjektivizmit politik të momentit!!
    mos reagimi i politikës shqiptare,që nga K/ministri,presidenti dhe turrli bërrlogu politik nuk trego gjë tjetër veçse ndërhyrje të shtetit turk ose të sulltanit të ri të bosforit,se për shtet turk nuk bëhet më fjalë!!
    përpara se të flasim për vehabistë a salafistë a çfardo psikopati,duhet ti kërkojmë llogri politikës shqiptare!!duhet ti kërkojmë llagari lalit të fiqve që shpërblen me dekorata fondacione diversive ultrafondamentaliste turke!duhet të flasm për gazekarucë si resuli që bën proapgndë pavarësisht se dëgjon që një nga drejtuesit e saj mohon qënjen tonë si shqiptar!!
    ne jetojmë në një kohë kur sulltani i ri osman po sulmon me të gjitha forcat,ku politika shqiptare,intelektualët(një pjesë e vogël kanë ngritur zërin,shumë e vogël),media shqiptare,ja kanë futur gjumit!një gjumi të paguar mirë nga sulltani i ri i bosforit!!
    shkrimi tënd është i mirë dhe deri tashti më i guximshmi,por duhet më shumë!!
    i duhet kërkuar llogari direkt kokës së politikës shqiptare!!
    përse hesht???????
    heshtja e sotme do të sjllë mbulimin nesër,vitin tjetër dhe heqjen fare të përmendores pas nja 5 vitesh!!
    dhe pastaj na rroftë turku dhe duhet të fillojmë e të mësojmë turqisht!!
    ps:muçi sot kishte zhgaravitur diçka për besimin islam,por më duket se përveçshprehjes së budallallëkut nuk ka bërë gjë tjetër!!më duket se fillimi i mbulimit të përmendores është diskutimi i muçit për nënën e gjergjit!!

    Reply to this comment
  3. korçari September 8, 12:59

    Duke u nisur nga lashtesia gjithmone feja e shqiptareve ka qene SHQIPTARIA dhe sado funderina hoxhallaresh apo filozofesh anonime te cilet perpiqen te vene kuranin para Shqiperise deshtimi ityre eshte si gjithmone i sigurte .Skenderbeu ka qene ,eshte dhe do te mbetet shtylla kurrizore e kombit shqiptar ,krenaria e tij .

    Reply to this comment
  4. Arben September 8, 13:09

    ORE, PROBLEMI NE FJALE ESHTE ISLAMOFOBIA.

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 September 8, 14:31

      nuk është islamofobia,por sulmi islamik që po bëhet për të fituar më shumë pushtet,për islamistin erdogan!!
      ps:këtë radhë nuk po të përshëndes sipas zakonit!!

      Reply to this comment
      • Arben September 8, 16:20

        SHIKO KUR TE VIJNE ZAKONET, NUK FLET EDHE

        MIRE PASTAJ,

        ESHTE NATYRA E NJERIUT TE PERPIQET

        PER MIREQENIEN E VET.

        PROBLEMI ESHTE SE NE SHQIPERI MUSLIMANET

        NUK KANE AS 1/10 E ASAJ QE U TAKON.

        TANI PO ZGJOHEN NGA GJUMI, TE KERKOJNE

        HAKEN E TYRE.

        PO KE PROBLEM ME KETE, NUK TE NDIHMOJ

        DOT.

        Reply to this comment
        • anticensurë25642654 September 8, 16:48

          ndyrësirë osmane
          njerëz si ti vetshkatërrojnë besimin fetar!njerëz si ti përçajnë besimin e tyre!njerëz si ti janë thikë pas shpine e çdo realiteti të mirë!!
          njerëz si ti janë,ajo që ju besimtarët e quani si më të keqen në univers,DJALLI VETË!
          njerëz si ti urrejnë vetveten,të qënit në jetë,kështu që doni që të gjithë të jenë shpirtzinj si ju!!
          ju jeni përhapës të injorancës!!
          dhe për ta mbyllur:
          robt ku i ke o osman i qelbur!!

          Reply to this comment
        • floriri i Bençes September 9, 02:34

          E atehere ne vitet ne vazhdim do te keni 1/10000, sepse jeni race arabesh.

          Reply to this comment
  5. Bushi September 8, 13:52

    Qendron shume forte testamenti qe la ENVER HOXHA para se te vdiste,” Ruajeni shqiperine,te mos j’ua rrebejn te tjeret”.Sote ne vendin tone kane hyre derri e dosa,dhe po bejne ligjin sikur ky trual te mos kete zot.Turqit dhe islamet po punojne nen rrogoz,nen hunden e drejtuesve te shtetit dhe te politikes,qe kerkojne te islamizojne shqiperine per lakmit e tyre fetare.Ne kete mes,fajin me te madh e ka SALI BERISHA,qe na futi ne konferencen islamike.Ata aq deshen.Saliu me ndergjegje ka ber nje krim te pafalshem,dhe duhet denuar rrept nga ligjet e vendit tone,si tradheti kombetare.Duhet te ndalet urgjent propaganda islame ne vendin tone,me qellim qe te jeojme te qet dhe te shikojme hallet tona.

    Reply to this comment
  6. Gjirokastriti September 8, 14:55

    Perfaqesuesit zyrtare te Komunitetit Musliman Shqiptar u shprehen se: ” Nuk kane asnje problem dhe asnje kompleks me figuren e Gjergj Kastriot Skenderbeut” Ata e njohin Heroin tone Kombetar njesoj si te gjithe shqiptaret e tjere. KAQ eshte me se e mjaftueshme per mos e agravuar me teje kete keqkuptim! Komuniteti u shpreh se asgje nuk u be me paramendim dhe me nje prapavije fetare. Gje te cilen une jam i prirur ta besoj me gjithe zemer.
    Persa u perket ekstremisteve te veteshpallur si mesues fetare apo atyre te cilet nen ndikimin e mercenarizmit anadollak kerkojne te ringjallin ne trojet shqiptare ishperandorine osmane, kete gje mund ta bejne sh mire ne Turqi nqs kane nevoje per ta por jo ne Shqiperi se nuk ka per ti lejuar kush.
    Shqiperia eshte shtet laik, ku harmonia fetare eshte krenaria me e madhe e ketij kombi dhe besimi eshte e drejte intime individuale shpirterore e gjithesecilit, e mbrojtur moralisht nga e gjithe shoqeria shqiptare dhe ligjerisht me Kushtetuten e Shqiperise.
    Qe te gjithe heronjte dhe simbolet e kombit shqiptar me ne krye Skenderbeun, u perkasin te kater besimeve fetare.
    Askush, kurre, nuk do te mund te ç’rrenjose nga piedestali i madheshtise Heroin tone dhe te gjithe ata heronj atdhedashes qe sakrifikuan gjithçka per ngritjen e shtetit shqiptar te Lire dhe te Pavarur nga askush.
    Demostrim paqesor qe pushtoi te gjitha medjat e botes ne Paris, e perfaqesuesve te te kater besimeve fetare te solidarizuar me fatekeqesin e familjeve dhe shtetin francez, pas akteve terroriste te Parisit, ku duke parakaluar te kater se bashku ne shenje vllazerie dhe mirkuptimi midis besimeve, ishte nje moment krenarie per çdo shqiptar atdhedashes e patriot kudo ne bote.

    Reply to this comment
    • Mollosi September 8, 16:25

      Pas reagimeve te shumta ne lidhje me ” mbulimin” e Skenderbeut, myftiu Ylli Gurra jep sqarim vetem per vellezerit e krishtere . Po perse myftiu ju drejtohet vetem te krishtereve per te dhene sqarimin dhe jo te gjithe shqiptareve, pra edhe myslimaneve. A thua ai (gabimisht) mendon se Skenderbeu eshte hero vetem i shqiptareve te krishtere dhe jo i te gjithe shqiptareve ? A thua ky me qellim e ben kete ndarje? A thua ky u bazua ne mos reagimin e mijera besimtareve myslimanë te cilet ne shesh falen Kurban Bajramin. A thua ky mendoi se edhe shqiptaret tjere jane te njejte si keta te sheshit te cilet nuk ndjejne kurrfare dashurie ndaj Heroit tone ? A thua kjo ndikoi qe z. Gurra per sqarim ju drejtohet vetem te krishtereve dhe jo edhe myslimaneve ?
      Kete here islamistet provuan kete menyre te luftes kunder Heroit tone. Reagimet, me aresye ishin te shumta. Jam i sigurte qe islamistet nuk do te ndalen. Ata heren tjeter do te provojne menyra te tjera…
      Une nuk besoj ne sinqeritetin e myftiut Gurra ! .

      Reply to this comment
      • anticensurë25642654 September 8, 17:00

        kapje e drejtë e problemit molle!!
        “A thua ky mendoi se edhe shqiptaret tjere jane te njejte si keta te sheshit te cilet nuk ndjejne kurrfare dashurie ndaj Heroit tone ?”
        mendoj se këtu nuk ke të drejtë!!
        mendoj se shumicës që ka qënë aty për tu falur asqë i ka shukuar në mënd një gjë e tillë!pra përse është bërë mbulimi!!
        një i njohuri tim që ka shkruar këtu ishte në shesh dhe tha se asqë i kishte shkuar në mënd për mbulimin!!por kjo nuk do të thotë se është kundër veprimit të “pakujdesshëm” të organizatorëve!!
        ” Jam i sigurte qe islamistet nuk do te ndalen. Ata heren tjeter do te provojne menyra te tjera…”
        për këtë jam i sigurtë!!po të mos ishte reaguar,politika nuk ka reaguar akoma,ata vitin tjetër do ta mbulonin tërësisht dhe jo larg do të kërkonin heqjen e tij!!
        “Une nuk besoj ne sinqeritetin e myftiut Gurra ! .”ylli gurra kësaj rradhe në një farë mënyre nxorri një arsyetim,të çalë,por nesër do ta ketë të pamundur!!

        Reply to this comment
        • Mollosi September 8, 18:09

          Nese Ju do te ishit ne ate shesh, jam i sigurte qe do ta kishit verejtur “mbulimin” e Skenderbeut, por nuk e perjashtoj mundesine qe dikush vertete te mos e kete pare.

          Reply to this comment
    • anticensurë25642654 September 8, 16:35

      Gjirokastriti

      “Perfaqesuesit zyrtare te Komunitetit Musliman Shqiptar u shprehen se: ” Nuk kane asnje problem dhe asnje kompleks me figuren e Gjergj Kastriot Skenderbeut” Ata e njohin Heroin tone Kombetar njesoj si te gjithe shqiptaret e tjere. KAQ eshte me se e mjaftueshme per mos e agravuar me teje kete keqkuptim! Komuniteti u shpreh se asgje nuk u be me paramendim dhe me nje prapavije fetare. Gje te cilen une jam i prirur ta besoj me gjithe zemer.”
      dhe unë shpresoj të jetë kështu si thonë ata,por unë nuk mendoj se është kështu si thonë ata!!sidoqoftë reagimi ynë do të thotë mos e provoni më!!do të thotë herë tjetër kur të bëni ndonjë gjë mendojeni më thellë!!
      ajo që mua nuk më pëlqen është indiferenca e paguar e politikës!!
      ajo që më bën përshtypje është se ishte sulmi i tërthortë i muç karabushit!!
      është e vërtetë se komuniteti myslyman kur është i detyruar ka shprehur largësinë nga fondamentalizmi,por në disa raste është bërë i njëjtë si ai në prapaskenë!!
      nuk është koha që të mendojmë “per mos e agravuar me teje kete keqkuptim! “koha është që tu themi të gjithve që bëjnë diversione politike,a fetare, se nuk kanë vënd në shqipëri.
      “Askush, kurre, nuk do te mund te ç’rrenjose nga piedestali i madheshtise Heroin tone dhe te gjithe ata heronj atdhedashes qe sakrifikuan gjithçka per ngritjen e shtetit shqiptar te Lire dhe te Pavarur nga askush.”dhe unë the të njëjtën gjë,POR mos harro se nuk jemi as në ’89 as ’90 kur askush nuk do të guxonte ta mendonte një gjë të tillë!!propaganda që po financohet nga islamistët ose shovinistët e jugut ka hedhur rrënjët e saj!!nuk janë të pakët ata që sulmojnë historinë tonë,që deformojnë historinë tonë der në mohimin e të qënit shqiptar!!
      meqënëse shkruan në këtë gazetë dueht ta dish fare mirë se ka shumë “analistë”shumë komentues që janë antishqiptarë të lindur!!dikush i hapur dikush elokuent dhe erudit,prap në fund të fundit në një hinkë mblidhen!!

      Reply to this comment
  7. Konti Sbalta September 8, 15:09

    Ne fillim te viteve “90 filluan te qarkullojne mendime nga me te ndryshmet ndaj fig”urave historike te kombit tone . Kam pasur nji debat te ashper me tre persona qe drejtonin ne ato vite nji gazete te nji shoqateo me emrin “Kosova” Te kuptohemi , kjo ishte gazete qe delte ne shqiperi me redaktore po nga kjo shoqate shqiptare me qender ne Tirane.Debati me keta “redaktore ” u be per rolin e Gjergj Kastriotit dhe te Ismail Qemalit ne historine e popullit shqiptar.shprehja e “redaktoreve” ‘se keto figura historike i kane sjelle me shume dem historis tone se sa , me rrevoltoi pa mase dhe une i rrevoltuar u thashe :..”njerez si ju do ta prishin historine e popullit tone”dhe u largova nga kjo celule qe kish filluar te hedh rrenje duke qene edhe nismetaret eformimit te P.D. ne institucionin tone.Pra , fara eshte mbelle heret , ajo tashti po perhapet me shpejtesi dhe lufta e vendosmeria e jone jo theshte per te mbrojtur figurat historike te popullit tone por edhe historjne e teresine tokesore te vendit

    Reply to this comment
  8. kasem gahinji September 8, 16:40

    brilant.vetem nje gje,nuk i jep pergjigje se kuh mbetet.mbetet saliu,imadherishmi sali,skenderbeu i dyte.ka patur cilesime te tilla per te.sot ne nje gazete shkruhej per saliun dhe gazideden,si iniciatoret e islamizimit ekstrem.mos valle jane te rastit qe te dy jane akuzuar edhe si agjente te udb?mos valle nxitenedhe prej serbeve kjo fryme percarese?jo me kot merren tezat serbe per origjinen e skendrbeut.po ashtu duhen vleresuar edhe rreziku i terrorimit islamik.keto jane kercenime te hapura ,ndaj duhen vleresuar seriozisht.

    Reply to this comment
  9. ku ishe Bedri deri tani ? September 8, 17:29

    o Bedri ajo me e vogla qe mund te them per ju eshte se jeni :PATRIOT ARTIFICJAL ..pse ?
    ..
    Sepse ka kohe qe kalaja shqiptare eshte dorzuar pa kushte para:
    .
    ISLAMIKEVE
    JANULLATOSVE
    DAMIRFAZLLICEVE
    …..dhe miqte tane vazhdojne zgerdhimjen e tyre me kuislinget berish-bash-meta dhe le te shtojme edi ramen me impotencen e tij qe populli e votoi 5 here rrjesht….
    .
    LE TE MARRIM ISLAMIKET PER ANALIZE
    .
    -Ku ishit ju Bedri kur kryetari i komitetetit islamik Gazidede nje agjent i dekonspiruar serb ishte dhe kryetar Shik-u
    .
    -Ku ishit ju Bedri kur nje dore tinzar ( E.Biberaj) coi Bejkerin ne nje objek kulti mysliman per “sefte”.
    .
    -Ku ishit ju Bedri kur Saliserbi na futi ne Konferencen islamike jashte cdo rregulli shteteror-ligjor dhe fetar.
    .
    Ku ishit ju Bedri kur Saliserbi e pranoi Janullatosin nga presioni i lobit greko-amerikan qe ben akoma ligjin ne Shqiperi.
    .
    Ku ishit ju Bedri kur Saliqeni hoqi bustin e gjergj kastriotit kur e vizitoi presidenti turk ne 1993.
    .
    Ku ishit ju Bedri Xhorxh Bushi (junior) pas vizites tij ne Shqiperi ne konference per shtyp tha :Jam i kenaqur qe vizitova nje vend myslyman !! ku e gjeti Bushi kete fjale antishqiptare dhe antiamerikane ?.

    Dhe e fundit:

    ku ishe ti bedrislami o patriot kaucuku kur ndodhi kjo ngjarje horror si me poshte:
    >>>


    .

    Ka shkaktuar shumë bujë poezia që një vajzë recitoi para ciftit Erdogan në Kalanë e Prezës.

    Poezia është një thirrje patetike për xhihad dhe e vendosur në kontekstin shqiptar është një retorikë për luftë fetare.

    Njohës të historisë së Erdoganit thonë se ai është arrestuar nga policia turke si islamist pikërisht se ka recituar dikur këtë poezi, ndaj dhe është prekur nga inskenimi i Prezës.

    Eksportimi i problemeve emocionale politike dhe personale të presidentit të Turqisë në Shqipëri, është mirë të shmangen

    Por meqë jo gjithcka është në dorë tonë, së paku ndaj tyre të mbahet qëndrim.

    Kjo poezi është e mjaftueshme për të kuptuar se është e tepërt të bëjmë dhurata të tilla në raste vizitash.

    Vjersha është qartëisht nxitje e urrjetjes fetare dhe dikush duhet të përgjigjet kur shkelet Kushtetuta.

    Lexojeni:

    Ej krenaria e botes islame, presidenti yne , prijesi yne Rexhep Taip Erdogan.

    “Minaret tona mos i ler pa ezan o Allah
    Ose thirrni ketu ata qe bejne mjalte
    Ose mos na ler pa zgjojte e bleteve
    Ketu jane pa ze minaret
    Vendin qe eshte bere mysliman, mos e ler pa mysliman o allah
    Ketu trupi eshte pa dashuri o Allah
    Na jep fuqi, mos e ler pa luftetar sheshin e xhihadit o allah
    Vitet qe presin heronjte, mos i ler pa heroj o allahu im
    Te dime te dalim kunder armiqeve
    Neve mos na ler pa shpirt o allahu in
    Ose ndaje vendin e mbetur pa kerrkend, ose mos na ler pa coban o allahu im
    Ti mos na ler neve pa ty, pa uje e pa ajer o allahu im
    Vendin qe eshte pjekur me myslimane, mos e ler pa myslimane o allahu im”
    ..
    titulli me i sakte do ishte:
    .
    Pas Enverit dhe Gjergj Kastriotit kush mbeti ??

    Reply to this comment
  10. Vlora 9 September 8, 18:35

    Pas Enverit dhe Gjergj Kastriotit mbetet Dashnor ELIOT Kaloci.Pika qe s’u bie

    Reply to this comment
  11. Gole Labi September 8, 19:05

    Lufta kunder Enver Hoxhes e hordhive zgjebarake kunder Enver Hoxhes keto 27 vite eshte lufta e cmitizimit te heronjve pa te cilet nuk ka kombjetegjate,dinjitoz dhe te pavdekshem , por nje turme zvarranikesh qe shkojne ku ka mocale dhe pellgje te ndotura, nje turme servilesh dhe hipokritesh qe kerkojne te vegjetojne ne menyre parazitare. Pa nisur betejen per mbrojtjen e vepres kombetare te Enver Hoxhes, nuk ka me heronj ne piedestale por tradhetare.

    Reply to this comment
  12. Bariu Digjital September 8, 19:40

    Vertet pika qe s’u bie…

    Të bësh (sot) qasje mes Nerit dhe Verit është e pakta… trushplarje.

    Lexova shpejt e shpejt vetem ca tituj poezish, opinionesh, etj. qe lidhen sidomos me keto dy legjenda historike, dhe ne cast m’u kujtua “Dita e Ujit të Bekuar”, kur prifti hedh kryqin ne lume ne mes te acarrit dhe besimtaret (ata me te zgjuarit) hidhen me koke per ta gjetur.

    Reply to this comment
    • Enveri=Jezusi + Muhameti September 8, 21:07

      o bariu i viqidolit

      edhe une keshtu mendoja ne 1991….por ai Veri kishte te drejte qe ja u futi ne verra..

      “Kthehu shoku Enver, t’i kemi falur të gjitha!”,

      ky është titulli i një shkrimi në të përditshmen e majtë britanike “Morning Star” (Ylli i Mëngjesit).
      .
      Artikulli është shkruar nga poeti dhe këngëtari britanik John Baine, i njohur me emrin e skenës Attila the Stockbroker. Teksa i quan “trapllëqe” dogmat fetare të mesjetës, ai vlerëson nismën e Sekretarit të Parë të Partisë së Punës në Shqipëri, shoku Enver Hoxha të ndërmarrë në vitin 1960 për të lënë pas dogmat shoqërore mesjetare.
      Duke marrë shkasë nga sulmet në Francë, ai shkruan se “liberalizmi im po zvogëlohet me shpejtësi dhe se po mendoj të jem në krah të shokut Enver Hoxha”.

      Këto ditët e fundit jam bërë nostalgjik për disa nga zgjedhjet e gjetura në vitet ’60 nga shoku Enver Hoxha, Sekretar i Parë i Partisë së Punës në Shqipëri, për të zgjidhur problemin e ndarjeve shoqërore dhe trapllëqeve mesjetare të shkaktuara nga feja.
      Ndalimi i mjekrave, një muze i ateizmit dhe deklarata në vitin 1967 se Shqipëria është zyrtarisht i pari shtet ateist në botë dhe natyrisht shprehja apokrife:
      “Populli shqiptar do jetë i lirë vetëm kur të varet prifti i fundit me zorrët e hoxhës së fundit”.
      Disa vite më parë, megjithatë përpiqesha të pranoja që rruga e zgjedhur nga shoku Hoxha ishte një reagim i tepruar dhe se njerëzit kanë të drejtën për të adhuruar çdo mik imagjinar apo artifakt që zgjedhin ata, pavarësisht vendit të origjinës, formës apo numrit të tentakulave apo testikujve.
      Më vjen keq nëse kjo bën që të dukem si një hipi liberal.
      E kam bërë dhe kam një justifikim për këtë.
      Kjo zgjidhje presupozon se ata nuk do përfundojnë duke djegur kryqe në periferi, duke ndërtuar në tokat e tjetrit ose duke masakruar fansa të pafajshëm të muzikës ‘Rock’ në një klub nate të premten.
      Tani, liberalizmi im po zvogëlohet me shpejtësi dhe përfundimisht kam nisur të jem në krah të shokut Enver, sërish.
      Kjo është sigurisht e vërtetë, që në duart e duhura, ai mashkulli imagjinar me mjekër, mund të jetë një forcë për mirë. Gruaja ime është e krishterë, është e dashur, e mirë dhe socialiste. Ajo ka miq nga fe të tjera, që janë njerëz të mirë.
      Por në duart e gabuara ata marrin formën e shprehjes: “Oh Zot, çfarë kemi bërë për të merituar këtë?”.
      Sigurisht kjo është ajo që pyesin shumë njerëz tani.
      Edhe me standardet imperialiste, ishte e paimagjinueshme që të hidhje acid në fytyrat e femrave në Afganistanin e viteve ’70.
      Gra të lira dhe të arsimuara? Sekularizmi në zemër të Kushtetutës? Reforma e tokës, që i jep mbështetje fshatarëve të varfër? Nuk mund ta kesh.
      Ishte akoma më çmenduri dhe budallallëk të bombardosh Sadamin dhe Gadafin- dy nga antifondamentalistët më të angazhuar në planet- duke çliruar çmenduritë fetare nga burgjet.
      Në vend të thirrjeve “Faleminderit demokracia perëndimore, ju duam. Na sillni McDonalds, Top Man dhe Coldplay”, nisën të thërrasin “Allahu Akbar”.
      dhe Berisha akbar
      …..

      Berishoglu
      Me turqit kemi lidhje gjaku, ata i duan gratë tona!
      .Fqinjet e Shqiperise kryesishte Greket dhe Serbet deklarime te tilla i kane leshuar me kohe qe neve jemi Turq, por te dalin deklarata te tilla nga kryeministri i Shtetit Shqiptar ne prag te 100 vjetorit te pamvaresise nga roberimi 500 vjeqar Turk kyt nuk e pritja!

      Kryeministrit Berisha, në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, informoi në lidhje me vizitën e tij të fundit në Turqi,
      “Ka me miliona martesa. Ndërsa, është botërisht i njohur pasioni i turqve për të marrë gra shqiptare. Çfarë të themi ne, që këta s’kanë gjak shqiptar, se kanë gjak të përzier? Jam shumë krenar me ta, se ata janë krenar me shqiptarët. Mund të them që lidhjet e gjakut janë të fuqishme”.

      Reply to this comment
  13. Arber Iliri September 9, 02:56

    Kastriotin bejne mire qe e sulmojne se duke qene per shqiptaret si Jesusi per te krishteret dhe muhamedi per muslimanet nuk kane c’i bejne.Ne planin strategjik kane gabuar ne qellimet e tyre antishqiptare, sepse une mendoj se Kastrioti sulmohet jo se i ha meraku per c’ka bere e c’ka qene ai se kjo eshte 100% e shkruar ne mijera vepra brenda e jashte vendit, por duan te trondisin themelet sadopak per te ndryshuar te tashmen.Jane shume te vonuar dhe miope.Kombi shqiptar aktualisht eshte ne mbrothesine e vet sic e donte Kastrioti, me miq te forte e qe po i shtohen.Keta qe e sulmojne fatkeqesisht i kane kombet e tyre te gjakut apo qe i sherbejne ne renie e degradim dhe ky trend do te vazhdoje edhe per shume kohe e ata ose duhet te nderrojne ideologjite e menyren e jeteses ose do te shkaterrohen.Kjo eshte e verteta.

    Reply to this comment
  14. alphade September 9, 03:23

    Pas Skenderbeut kush mbeti, pyet zoti Bedri Islami ? Behet kjo pyetje zoti Bedri ? Une cuditem si e shtron
    Ti kete pyetje ?
    Me qe zotrote nuk e gjen dot qe ne fillim te artikullit ,ate-
    here une po ta lehtesoj detyren.
    Pas Skendebeut vjen kryekrimineli iVicidolit ! A nuk te
    kujtohet Ai maloku i Kuksit apo Tropojes nuk me kujto-
    het qe thirri me sa ze mbante gurrmazi i tij ” Rrofsh o
    Skendebeu yne” ,i tha Saliut dhe Saliu qe ne ate moment
    me nxorri mallin e Don Kishotit te La Manches, qe e pan-
    dehte veten se kushte lindur per te shpetuar njerezimin
    -Ketu prehet Don Kishoti ,
    – Ish aq i mire e aq i zoti,
    – Boten mbrapsht desh ta kthente,
    – Dhe me ushte ta mberthente !!! ..
    Keshtu heroit tone ne ato momente kur Ai maloku thirri
    ” Rrofsh o Skenderbeu yne, ky ngazelleu, buzeqeshi dhe
    vertete iu duk vetja tamam si Skenderbeu, vecse ne ate
    moment nuk e kishte kalin aty sepse ia kishte marre
    Shkerdheni per t’ja cuar ish- bashkeshortes se tij ne Suedi . Sa keq me vjen qe prapa deres leh nje qen !
    Pas Skenderbeut vjen sic thashe, Sali Vicidoli, por lexue-
    don me dite se kush vjen mbas te ” ndriturit” , te Vicidolit.
    Cdo shqiptar qe ka sado pak te zhvilluar imagjinaten e gjen cili ze vendin e trete pas Skenderbeut dhe Saliut ?
    Vendlindja e tij,ashtu si edhe e mikut te tij te zemret,te nje
    “Ideali” ,ideali i hajduterise, vendlindja eshte Cepani i
    Skraparit emri i te cilit eshte Ilir,me prejardhje ilire dhe
    mbiemrin ia ka vene Saliu duke e quajtur Floriri. Pra, Ilir
    Floriri ,qe nga shtangist arriti permes sponzorizimit mafi-
    oz shqiptar deri ne majat me te larta te hierakise se push-
    tetit shqiptar duke shijuar te gjitha postet ! Lexuesi besoj
    se e ka lexuar rromanin ” Pirati behet Pape” ,idem edhe
    ky myteber . Vijojme me tej , pas Skendebeut, Saliut, Ilirit,
    vjen Luli ” Vocerr” i Migjenit ,hajni i rruges se Kombit, fa-
    lesi i detit shqiptar Fqinjit te Jugut, vrasesit te 21 Janarit .
    Ky triumvirat do te zevendesoje Skendebeun. Pra,histo-
    ria e Shqiperise fillon dhe mbaron me kete trumvirat. Kete
    e kane kerkuar padronet e tyre, me qellim qe te zhduket
    historia e Shqiperia,qe Shqiperia duke mos patur histori,
    sic e propagandojne tipat Muci Nanos,Tos Lubonja ,Hilat,
    etj.”vertetohen” tezat cubrolljuvicit mbi autoktonine me
    pikpyetje te popullit shqiptar qe s’dihet nga kane mbire ne
    Ballkan dhe qe na kane shkaktuar “kaq dhimbje koke” ,
    prandaj edhe klithim neper stadiume ” Vdekja shqiptare-
    ve” ! , Kjo ne Serbi, ndersane muret maqedonese shkru-
    het neper mure” vdekja e shqiptareve” ! Boshti Athine –
    Shkup- Beograd-Moske ,ne unison kerkojne vdekje e
    shqiptareve! Ata ende nuk jane te bindur mbi vitalitetin e
    shqiptareve !? Kur shqiptaret nuk u zhduken ne shekuj,
    shekulli 21 eshte pa as me te voglin dyshim do te jete
    shekulli i shqiptareve !!! Kjo frike iu eshte futur ne palce
    “BOSHTIT” ,sidomos tre te pareve, ndersa persa i perket
    Rusit me ne krye Punit ,Ai enderron me sy hapur realizi-
    min ne shek. 21 ” Pektin apo Traktatin e Shen Stefanit”,
    per te shijuar plazhet e ngrohta te Adriatikut . Traktati i
    Versajes i preu rrugen hordhive ruse per te depertuar ne
    Ballkan . Sot historia po perserite. Putini deklaron se ” as-
    njehere nuk e ka harruar Ballkanin” , ajo cdo dite eshte ne axhenden e tij.
    Per t’u kthyer perseri te Skenderbeu ,delenxhijt kalem-
    xhijt e paguar e te sposorizuar e kane shitur veten “per
    nje euro me shume” per erresuar e pse jo per te zhdukur
    faqen me te lavdishme te historise se popullit tone me
    Skenderbeun ne krye ne luften kunder turqeve osmanllinj
    Pergjate nje cerek shekulli Skenderbeu i gozhdoi forcat e
    Perandorise turke ne brigjet e Adriatiku ,aq sa Sulltan
    Mehmeti i Dyte , ne nje rast hidherimi te madh qe nuk arriti te mposhte forcat e Skenderbeut deklaronte se nese
    nuk do t’i pengonin ushtrite turke luftetaret e Skendebeut,
    ” Do ta kishte shndrruar Vatikanin ne xhami dhe Papes do t’i kishte vene callmen” ! Jane heroizmat e Skender-
    beut qe beri qe bota perendomore te perkulej para Tij.
    Mbi nje mije volume jane shkruar per epopene e Skende-
    .beut ,qe nga Barleti e deri te Longfellou ..!
    Ata kalemxhinj qe perpiqen te shtremberojne historine
    dhe lavdine e Skenderbeut jane buburrece,” kukaraca” qe historia do t’i shtype si cimka ! Do te perfundojne ne
    koshin e plehrave te historise.
    Kaq kisha, stafit te gazetes ” Dita ” i uroj nje dite te kendeshme dhe me prodhimtari te bollshme si perhera.

    Reply to this comment
  15. D O K L E A T I September 9, 05:04

    Dikur, jo forte larg e rrehnin shuplaka disa te rinje.. Era “rastesisht” e rrexoi Nenen Tereze. Turju “vella” na shpetoje. Bashljetuam dhe nuk na okupoi. Kur kerkonim lirine dhe me mijra e banim foton e Nenes Tereze. Tani edhe disa Ministerve po ju pengon ne zyre.
    Skenderbeu me rrota. Slenderbeu u mbulua.
    Nuk mbulohet Skenderbeu dhe as Nene Tereze. Edhe sikur te i mbulojme ne nje vend ata jane prezent ne tere boten: ne Bronx, NY, Rome, Londer, Paris, Berlin , Washington dhe Kalkuta. Shqiptare dhe as Shqiperi apo Kosove nuk ka pa leta te dy. Nenen Tereze e priti Bush, Regan, Clinton, Tacher, Diana, Koll, Papa polak, dhe me te mburret cdo president me fame boterore. Mori cmimin Nobel dhe Kuroren e arte te Kongresit te SHBA. Dhe shume cmime tjeta. Ne te thirret edhe Ppresidenti Tramp.
    Enver Hoxha nuk e lejoje ne atedhe as te varrosi nenen. Jo pra Enveri ishte kriminel e jo te te krahasohet me Skenderbeu.Shqiptaret u frigesuan nga dhuna e tani u kthyen aty ku ishin perpara, apo ndoshta edhe me keq sepse kidhin hupur edhe disa elemente patriarkale qe i kishin pade.
    Dhe vetem kaq.

    Reply to this comment
  16. alphade September 9, 09:53

    Komenti im, please .

    Reply to this comment
  17. Quo Vadis! September 9, 13:35

    Mbete ti Bedri, mbeturine osmane.

    Reply to this comment
    • St. Georg September 11, 15:07

      Po ti c’pate, si te erdhi? Mos t’u perzje gje ne bark se shqiptaret e konvertuar dikur me detyrim ne myslimane, po e kuptojne me ne fund gabimin e katragjysherve te tyre dhe kane filluar t’i rikthehen origjines kristiane te Gjegj Kastriotit dhe Nene Terezes?

      Reply to this comment
  18. Bariu Digjital September 11, 09:21

    Njerëzit e mëdhej flasin e merren me idetë, njerzit mediokër me ngjarjet (histeritë), dhe njerzit e vegjël me personat. / E. Ruswelt

    Për një moment i thirra mendjes: “O kokëgdhë! Po kaq i trashë më qenkërke, sa mos ta kuptosh, se e gjithë kjo lojë sharlatanësh mediatikë bëhet apostafat për të të larguar vëmendjen nga hallet dhe problemet aktuale ?”

    Jo qe jo koka! S’mund të rrinte dot pa u përzjerë në këtë debat pe leshi.

    ***

    “Kthehu shoku Enver, t’i kemi falur të gjitha!” – thuhet te jete shprehur nje fare mengjarashi britanik ne Idhin e Mengjesit… Por se “cfare i ka falur” konkretisht Enverit, kete mengjarashi as qe e ze me goje fare. Nuk e ze me goje jo se nuk ja ka idene marrezirave, por se nuk i pati perjetuar vete mbi supe asnje nga dhimbjet dhe vuajtjet e popullit shqiptar.

    Pyetje: Cilët janë ata që po e ndjellin sot shpirtin e diktatorit, sa të forta janë arësyet, dhe a është i domosdpsjëm për shoqërinë shqiptare grushti i hekurt i një bariu (jo digjital) ?

    Nje shpjegim llogjik te këtyre pyetjeve mund ta gjeni ne kete shkrim te publikuar para shume vitesh ne nje nga portalet shqiptare. Lexim te trishtushem, te nderuar… pensioniste nostalgjike.

    Shpirtin e Enverit po e ndjellin jo vetëm ata që ia gëzonin të mirat dhe jetonin mirë nën hijen e tij, por edhe të tjerët; ata që nuk e kanë njohur kurrë, përveçse në seancat e spiritizmit të gazetave dhe në televizion.

    Çfarë nuk pritej, përkundrazi, është që ky shndërrim i Enverit në kryeshenjues (master signifier) të ndodhte vetëm brenda më pak se 20 vjetësh që prej rrëzimit të bujshëm të statujave të tij, në vitin 1991. Nga lartësitë e së tashmes madje mund të nxirret përfundimi se rrëzimi i statujave nuk ishte veçse stad i domosdoshëm drejt lumnimit të këtij kryeshenjuesi në psiken tonë kombëtare.

    Do të veçoja dy mes faktorë bazë që e nxitin rehabilitimin krejt irracional të një udhëheqësi totalitar dhe autokratik, arkitekt të atyre politikave sociale katastrofike, pasojat e të cilave sot disa po duan përnjimend t’i luftojnë duke ua ringjallur frymëzuesin.

    Më një anë, është masa e madhe e të gjithë atyre që kanë nevojë të kenë në krye një autoritet absolut, të padiskutueshëm, të tillë që të qëndrojë në një rrafsh përtej së mirës dhe së keqes, ose t’i japë kuptim e domethënie sistemit për së jashtmi. Këta nuk është e thënë të jenë doemos nostalgjikë të komunizmit; edhe pse pompimi i Enverit në mediat pjesërisht i detyrohet edhe një manovre jo dhe aq fine, për t’i pilotuar nostalgjikët politikisht.

    Më anë tjetër, janë brezi i ri dhe i humbur, ose të gjithë ata që nuk dinë asgjë për krimet totalitare, as për shndërrimin e Shqipërisë në burg të sigurisë të lartë, gjatë viteve 1945-1990; por janë të neveritur nga kualiteti i keq i klasës së sotme politike; dhe Enverit i japin kuptim nëpërmjet një mekanizmi zhvendosës dhe kundërvënës. Këtu unë do të futja edhe masën e madhe të të rinjve shqiptarë nga trojet e ish-Jugosllavisë, të cilët e shohin bacë Enverin si burrin emblemë të kombit, ose si Skënderbeun e shqiptarisë bashkëkohore.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*