Pas grushtave në rrugë, pogradecari se lë me aq, merr kallashnikovin dhe…

August 3, 2017 17:19

Pas grushtave në rrugë, pogradecari se lë me aq, merr kallashnikovin dhe…

Policia e Pogradecit ka arritur të parandalojë në kohë përshkallëzimin e një konflikti të nisur në rrugë mes dy të rinjve.

Ngjajra ka ndodhur sot në në fshatin Tushemisht, ku për motive të dobëta janë konfliktuar në rrugë shtetasit A.P, 25 vjeç dhe shtetasi G.Xh, 33 vjeç, banues në Pogradec.

Pas këtij konflikti dyshohet se shtetasi A.P, ka shkuar në banesën e tij në fshatin Tushemisht dhe ka marrë një armë zjarri tip kallashnikov, me qëllim që të ndiqte personin me të cilin ishte konfliktuar.
Reagimi në kohë i Policisë, bëri të mundur parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit midis këtyre dy shtetasve, pikërisht në një lokal në fshatin Tushemisht, ku shtetasi A.P, pasi kishte marrë armën, kishte hyrë në ambjentet e tij për të kërkuar shtetasin G.Xh.

Porsa ka parë shërbimet e Policisë ky i fundit, është larguar me shpejtësi.

Nga ana e Policisë, janë ngritur grupe kontrolli dhe po vijon krehja e zonës për kapjen e tij. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si edhe dokumentimin e plotë të saj.

August 3, 2017 17:19
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*