Pas humbjes me Napolin, Presidentit të Lazios i publikohet telefonata e nervozuar

August 22, 2018 12:49

Pas humbjes me Napolin, Presidentit të Lazios i publikohet telefonata e nervozuar

Presidentit të Lazios, Claudios Lotitto duket se nuk i ka pëlqyer aspak humbja me Napolin.

Ai i është hakërryer menjëherë trajnerit Simone Inzagh-it në telefon.

Teksa i ka shprehur i nervozuar shqetësimin teknikut të skuadrës, Lotitto është filmuar nga dikush.

“Simone, vendos unë, nuk vendos ti! Ta kam thënë në të gjitha mënyrat, se dua të di me siguri kush është mirë dhe kush nuk është mirë. Ti ankohesh gjithmonë dhe për gjithçka. Ke një skuadër që vlen 10 herë më shumë sesa vlejnë të tjerat”, dëgjohet t’i thotë Lotitto trajnerit Inzaghi.

Publikimi i këtij diskutimi pritet që të destabilizojë ambientin lacial, pikërisht në prag të transfertës torineze ndaj Juventusit.

s.a/dita

August 22, 2018 12:49
Komento

1 Koment

  1. ??? August 22, 13:04

    Pune Italjonsh, gjelle qensh.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*