Pas kritikave ndaj ambasadorit, Berisha “elozhe” vetes dhe SHBA-ve

December 19, 2014 20:01

Pas kritikave ndaj ambasadorit, Berisha “elozhe” vetes dhe SHBA-ve

Pas kritikave të forta ndaj ambasadorit amerikan Aleksandër Arvizu, Berisha është përpjekur parme snjë komenti të dytë që të përmirësojë marrëdhëniet me SHBA-të.

Ish-kryeministri Berisha ka përshëndetur vendimin e fundit për të zgjatur me tre vite vizën amerikane për shqiptarët, ndërsa ia atribuon këtë meritë vetes dhe qeverisë së tij.

“Mendoj se zgjatja e afatit në tre vjet për vizat për shqiptarë është zhvillim shumë pozitiv që duhet përshëndetur. Qeveria e PD-së nisi punën me shumë seriozitet për këtë çështje,dhe lobing të fuqishëm,ndaj dhe vendimi i autoriteteve amerikane më gëzoi shumë. Sigurisht që ky akt miqësor është një hap i parë dhe i rezervuar,por duhet treguar mirëkuptim,sepse hapa më të mëdhenj me këtë qeveri ishin dhe janë të pamundur. Por edhe ky hap shënon një lehtësim të trefishtë mbasi më parë duhej të merrej viza çdo vit dhe po kaq e vlefshme, madje edhe më shumë është besimi që qeveria dhe kongresi i SHBA-ve treguan ndaj Shqipërisë”, shkruan Berisha.

 

December 19, 2014 20:01
Komento

1 Koment

  1. gomari plak December 20, 14:03

    per te mirat qe ndodhin ka gisht saliu per te keqiat ka gisht e majta. vrasjet e gerdecit, vrasjet e 21 janarit 2011,e shume te keqia te tjera ka gisht rama, kurse per kete te vizave amerikane eshte merit e saliut se ai eshte kryeminister akoma po edhe amerika e ka shume qejf malokun se ka shkuar mire me ambasadoret e saj ne tirane, aaaa ti je per te ngarkuar me zhavorr more gomar plak po cte bejme ne qe nuk doli nje qeveri me koqe qe te plasi mbas hekurave per ato qe i ke bere ketij populli hudh vickla i gezuar ti

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*