Pas kritikave në mbledhjen e grupit, Rama thërret deputetët në zyrë

February 26, 2015 09:06

Pas kritikave në mbledhjen e grupit, Rama thërret deputetët në zyrë

Pas akuzave të Tom Doshit dhe mbledhjes së tensionuar të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, kryeministri Rama ka thirrur në një takim ditën e djeshme në Kryeministri, disa prej deputetëve të PS-së.

Të pranishëm në takim ishin: Paulin Stërkaj, Pjerin Ndreu, Arben Çuko, Artan Gaçi, Pirro Lutaj, Arben Ndoka dhe Eduart Bejko.

Në këtë takim, sipas raportimeve të disa medieve, Rama duket se është ndaluar veçanërisht te kritikat e Tom Doshit.

Rama ka thënë se kritikat dhe akuzat e tij kanë qëllime personale, pasi nuk i janë plotësuar disa kërkesa në qytetin e Shkodrës.

Rama ka kërkuar nga këta deputetë që ta mbështesin, dhe jo të “fortët” që mund të dëmtojnë interesat e PS-së./

February 26, 2015 09:06
Komento

5 Komente

  1. vera February 26, 11:16

    nuk ka pike llogjike qe te ngrihet tani gjithe ky pluhur, e per cfare ? per nje kapricio ? Nje argument qe fare mund ta hapin pas zgjedhjeve. pyes cfare ka ndodhur dhe pse pikerisht tani ?

    Reply to this comment
  2. Shkodër Ps February 26, 12:27

    Zoti Rama ti ske dëshirë të fitosh bashkinë e Shkodrës,
    haram e paç votën e Shkodranëve!

    Reply to this comment
  3. Eutelsati February 26, 13:45

    Prit se erdhi dita e gjykimit dhe kjo nuk do ndodh vetem ne Shkoder, por do ndodh ne Fier, do ndodh ne Vlore, do ndodh ne Durres, do ndodh ne Gjirokaster dhe me shume mundesi edhe ne Korçe dhe Elbasan. Te ruat Kavaja pastaj. Turp per cfare e kemi dhene voten dhe per cfare na u deformua. Keta kane ardh ne Pushtet vetem si shkak i pakteve te felliqura me qelbesiren qe qytetaret Shqiptar votuan per te mos ta pare me kurre, jo vetem ne Politike dhe nga zyra e tij shume Milioneshe, por as ne qarkullim jo. Per te vetmin vend qe votuan Shqiptaret ne Qershor qe vetem nje vend dhe ai quhet “326”. Tani uroj te shkosh ti aty o Karagjoz, qe jo vetem nuk ju permbajte premtimeve te fushates, por je duke bere “Namin” kudo, ne Energjitike, ne Nafte, ne Shendetesi, ne Rend e kudo. Uroj qe Shqiptaret kesaj rradhe te te japin ty dhe shpures tende, ate qe i dhane edhe Saliut ne Qershor 2013.

    Reply to this comment
  4. Azemi February 26, 15:41

    Mire more z.Rama a nuk ke me çfar merresh,merru me hajduterit e Berishes se e kane gelltit te gjithe ekonomine e vendit,mos u merr me popullin e thjeshte,merru pak me ato qe te kane votuar apo harrove shpejt,te gjithe socialistet e shkrete qe ju kane ndjekur nga pas i ke braktisur,edhe ti po ua ben si Tos pianeci,mos more burre keshtu se na dhimbset PS ne palce.

    Reply to this comment
  5. rilindja February 26, 16:07

    Tom Doshi ka te drejte,pakenaqesia e soc. ndaj Edi Rames ka arritur atje ku s’mban me. Edi eshte bukshkelur ,ne i realizuam objektivat qe na caktoi ne zgjedhje ,po ju z. Rama si po i relizoni premtimet ndaj socialisteve qe punuan e luftuan qe ju te uleni ne kolltukun e kryeministrit ? zero,zero,zero.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*