Pas Kryesisë, PD mbledh sot Këshillin Kombëtar

June 11, 2019 08:27

Pas Kryesisë, PD mbledh sot Këshillin Kombëtar

Pas mbledhjes së djeshme të Kryesisë, Partia Demokratike vendosi t’i propozojë Këshillit Kombëtar krijimin e Aleancës Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë në 61 bashkitë e vendit.

Sipas burimeve, selia blu ka vendosur të thërrasë këtë të martë mbledhjen e Këshillit Kombëtar në orën 18:00 për të diskutuar thellësisht mbi aksionet e rradhës së opozitës, e cila ka theksuar se largimi i kryeministrit Edi Rama është kushti i panegociueshëm .

Sipas PD-së, Aleanca Qytetare do të synojë bashkimin intelektual dhe qytetar, me qëllim ndërgjegjësimin mbarëkombëtar për rrezikun që i kanoset rendit demokratik.

“Kryesia e Partisë Demokratike vendosi që t’i propozojë Këshillit Kombëtar të PDSH-së, angazhimin e strukturave të Partisë Demokratike dhe të Opozitës së Bashkuar në 61 Bashkitë e vendit për krijimin e Aleancës Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë.

Kjo Aleancë do të krijohet si bashkim qytetar dhe intelektual, që do të ndërgjegjësojë qytetarët për rrezikun që po i kanoset demokracisë në vend dhe marrjen e të gjitha masave për të mbrojtur rendin demokratik dhe kushtetues”,  theksoi dje Kryesia e PD.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ripërsëriti faktin se nuk do të bëhet pjesë e pazareve politike, ndërsa tha se do të vijojë të jetë në krye të betejës për ta çliruar Shqipërinë nga “kthetrat” e Edi Ramës.

j.l./ dita

June 11, 2019 08:27
Komento

3 Komente

  1. Ujku Plak June 11, 09:58

    Edi Ramen nuk e duan mbi 50 Deputete ngaPS-ja .
    Le te provoje te beje votim te mbyllur dhe e shikon se ku perfundon .
    BULD ua ka Prishur Gjumin e Nates .
    Nuk keni pare gje akoma .

    Reply to this comment
  2. Rapsodi prej Vicidoli June 11, 10:05

    Ne te vertete Opozites i kane mbaruar rublat per te financuar transpotin e militanteve per protesta dhe shpall “Protesta me mbeshtetje ne forcat e veta”.
    Sot e tutje militantet e Lulit dhe Monikes duhet tu bejne zhurme komshinjeve,tu prishin te mbjellat,tu thyejne xhamat e dritareve…thjeshte te sillen si vicidolasi…

    Reply to this comment
  3. betixho June 11, 13:30

    Rruga e re e Bashës për humbjen e vulës së partise së vjetër e të diskredituar Demokratike dhe varrosja e saj së bashku me krijuesin e saj famëkeq BERISHA dhe krijimin e partisë se re të Bashës.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim