Pas largimit nga Roma, ja në cilën skuadër ka shkuar De Rossi

June 11, 2019 19:13

Pas largimit nga Roma, ja në cilën skuadër ka shkuar De Rossi

Daniele De Rossi në fundin e sezonit që u mbyll, i ka dhënë fund edhe eksperiencës te klubi që i kishte kushtuar jetën, Romën. Por tashmë duket se mesfushori italian ka gjetur skuadër të re dhe do të vazhdojmë ta shohim sërish në fushën e blertë.

Siç raporton “ESPN”, De Rossi do ta vazhdoj karrierën e tij në Amerikë, tek ekipi i Los Angeles.

De Rosi gëzon një formë shumë të mirë dhe është kërkuar nga shumë ekipe, por duket se marrëveshja u arrit dhe 35 vjeçari do të vazhdojë të luajë në MLS.

Pas një jete kushtuar Romës, që nga viti 2001, Daniele do largohet përtej Atlantikut, ku do të luaj në ekip me ish-sulmuesin e Arsenal, Carlos Vela dhe uruguaianin që ka spikatur Diego Rossi.

l.h/ dita

June 11, 2019 19:13
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*