“Pas mesazhit të Kerry-t, Rama vepron në drejtim të kundërt”

February 15, 2016 12:38

“Pas mesazhit të Kerry-t, Rama vepron në drejtim të kundërt”

Për Partinë Demokratike, kryeministri Edi Rama po vepron kundër mesazhit të sekretarit amerikan të Jashtëm, John Kerry.

Deputeti Eduard Halimi tha se Rama po mbron të inkriminuarit, duke e ilustruar këtë me deputetin Koço Kokëdhima për të cilin opozita ka depozituar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese për heqjen e mandatit të tij.

“Edi Rama po përdor çdo mjet për të v​onuar drejtësinë për njeriun e tij Kokëdhima, i kapur me 150 shkelje të Kushtetutës, me 150 pagesa të paligjshme financiare të parave publike për biznesin e tij. Ja pra se si e mendon drejtësinë Edi Rama, ja çfarë drejtësie kërkon ai. Kjo është dëshmia e mbrojtjes që ai i jep vjedhjes e abuzimit kur këtë e bëjnë njerëzit e tij”, tha Halimi.

Sipas tij, rasti i Kokëdhimës është shembulli i kapjes së shtetit nga oligarkët. “Ky është rasti që në frymën e prioriteteve që ka vendi për luftën ndaj korrupsionit dhe reformimit të drejtësisë, në frymën e mesazhit të theksuar dje nga Sekretari Kerri, Gjykata Kushtetuese të tregojë pavarësi nga kryeministri e të hapë rrugën e drejtësisë”, shtoi ai. /Dita/

February 15, 2016 12:38
Komento

4 Komente

  1. gegetoske February 15, 12:45

    Vendosi syzet qe te jesh tamam -HALIM!
    Pa syze je qorr edhe nga trute , jo vetem nga syte!
    Harrove superkrimet dhe supervjedhjet qe keni bere vete!
    Nuk ndryshoni aspak nga njeri-tjetri!
    SUPER-KRIMINELE DHE SUPER-HAJDUTE te ketij populli te varfer!
    Jeni te barabarte ne cdo drejtim!

    Reply to this comment
  2. shqiptari. February 15, 13:12

    Filloi ngercet saliu.

    Reply to this comment
  3. sopiqoti February 15, 16:00

    AKOMA TE URA KY KARAGJOS I POLITIKES PD-Iste ?

    Reply to this comment
  4. Bilbil Sulovari February 15, 19:32

    Po te jesh ne drejtim te p.d -es je ne drejtim te amerikes,keshtu thote zonja Halimja.Te tjeret nuk marrin vesh Halim ,ju i bini tamburase,leshoni drejtesine qe e keni groposur ne shqupin tuaj dhe ajo te marre drejtimin e duhur.Ju jeni te pandreqshem sa te keni zullapin e viçidolit ne krye i cili bene ciu ciu çdo minute ne faccebook.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*