Pas një Brexit pa marrëveshje, a duhet që Britania të heqë gjithë tarifat?

March 31, 2019 15:54

Pas një Brexit pa marrëveshje, a duhet që Britania të heqë gjithë tarifat?

Në një raport zyrtar të publikuar më 26 shkurt citohej se largimi i Britanisë nga BE-ja pa asnjë marrëveshje, do ta linte ekonominë britanike 6-9 herë më të vogël në një periudhë afatgjatë, gjithmonë duke supozuar se nuk do të ndërmerret asnjë veprim tjetër në këtë drejtim, shkruan The Economist.

Shumë prej mbështetësve të Brexit mendojnë se Britania ka një “as nën mëngë” të cilin do ta përdorë për të zbutur forcën e goditjes së rëndë, në rast të një largimi pa marrëveshje. Ata thonë gjithashtu se Britania duhet të heqë njëanshmërisht të gjitha tarifat e importit. Sipas raportit, kjo lëvizje do të ndikonte në uljen e çmimeve për konsumatorët britanikë, duke rritur standardet e jetesës. “Brexit do të thotë ushqim më i lirë”, shprehet John Longworth, ish-kreu i Dhomës së Tregtisë Britanike, i cili tani drejton grupin lobues pro-Brexit, nën sloganin kryesor “Largimi do të thotë vetëm Largim”. Edhe Liam Fox, ministri i Tregtisë, thuhet se e favorizon një slogan të tillë.

Ata që janë pro Brexit kanë një histori të gjatë në mbështetje të liberalizimit të njëanshëm të tregtisë. Më 1846, Robert Peel, Kryeministër i asokohe, shfuqizoi Ligjin e Misrit dhe tarifat mbi grurin e importuar. Kjo çoi në çmime më të lira të ushqimeve dhe i zhvendosi investimet nga bujqësia drejt hekurudhave.

Disa ekonomi si ajo e Singaporit nuk kanë asnjë tarifë mbi importet e tyre. Një Brexit pa marrëveshje do ta detyronte Britaninë të vendoste nëse do të dëshironte të përqafonte përsëri modelin Peelite*. Jashtë bashkimit doganor të BE-së, Britania mund të krijonte politikën e vet tregtare, duke përfshirë normën në të cilën do të vendoseshin tarifat. Megjithatë, sipas rregullave të Organizatës Botërore të Tregtisë, në përgjithësi, Britania do të duhej të paguajë të njëjtat tarifa për importet e BE-së, si dhe për ato që s’janë pjesë e BE-së. Nëse Britania dëshironte që mallrat e importuara nga vendet e BE-së të ishin pa tarifa, ajo duhet ta zbatonte këtë edhe për vendet eksportuese jashtë BE-së. Strategjia e qeverisë po bëhet dalëngadalë e qartë.

Më 25 shkurt ajo njoftoi se pasi të ketë dalë jashtë bashkimit doganor do të shfuqizonte shumë “praktika tregtare” të BE-së, masa këto që sipas kësaj qeverie pretendojnë se do të zgjidhin praktikat e padrejta (në vend që të kufizojnë tregtinë e lirë). Mjetet tregtare të imponuara nga BE-ja në përgjithësi do të braktisen, me përjashtim të rasteve kur firmat britanike kanë më shumë se 1% të tregut të brendshëm për produktin në fjalë. Britanikët mund të marrin misrin e ëmbël nga Tajlanda, rreth 10% më lirë.

Më 26 shkurt, Financial Times njoftoi se qeveria kishte rënë dakord për të çuar në zero tarifat mbi disa mallra të caktuara industriale, në rast se Britania do të largohej nga BE-ja pa nënshkrimin e asnjë marrëveshje. Megjithatë, janë të pakta mundësitë që qeveria të vazhdojë deri në fund me planin për të shfuqizuar të gjitha tarifat. Michael Gove, ministri i Mjedisit, ka sugjeruar se tarifat duhet të aplikohen për importet e ushqimit në rast të një Brexit pa marrëveshjeve, për të shmangur shkatërrimin dhe falimentimin e fermerëve britanikë. Qeveria thuhet se për arsye të ngjashme po merr në konsideratë të mbajë një tarifë prej 10% mbi makinat. Duke qenë se të dyja masat do të duhej të aplikoheshin si për importet e BE-së, ashtu edhe tek importet e vendeve jashtë BE-së, çmimet në Britani do të rriteshin. Kjo lëvizje mund të ndihmojë firmat britanike.

Po te konsumatorët, çfarë ndikimi do të kishte? Sipas Stephen Clarke nga Resolution Foundation dhe Ilona Serwicka dhe Alan Winters nga Observatori i Politikës Tregtare në Mbretërinë e Bashkuar në Universitetin Sussex, edhe nëse qeveria do të përqafonte tregti të lirë të njëanshme, ajo do të ulte çmimet e konsumit me vetëm 1%. Në përgjithësi, britanikët do të paguanin me siguri më shumë për produktet e importit në rast të një Brexit pa marrëveshje, sepse do të ndodhte një zhvlerësim i madh i paundi

Ajo çka do të ishte ideale për qeverinë e Britanisë dhe sidomos për mbështetësit e Brexit, është fakti se këta të fundit duan që shtetet e tjera të pranojnë që Britania të vazhdojë të eksportojë në tregjet e tyre dhe në këmbim edhe ajo do t’u mundësojë atyre akses më të mirë në tregun e saj. Nëse kjo lëvizje do të çonte në uljen e ngadaltë të tarifave në të dyja anët, ashtu si disa mbështetës të Brexit ëndërrojnë, do të ishte diçka e mirë.

Megjithatë, në një botë ku tregtia e shërbimeve ka po aq rëndësi sa edhe ajo e mallrave, mbështetësit e modelit Peelite të shekullit 21 përqendrohen në reduktimin e pengesave jo-tarifore, siç është harmonizimi i rregulloreve dhe standardeve. Heqja dorë nga blloku më i madh tregtar në botë dhe pretendimet për t’u shndërruar në një “far” të tregtisë së lirë janë objektiva të papajtueshme me njëra-tjetrën.

l.h/ dita

March 31, 2019 15:54
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim