Pas një shkrimi, reagim për Shëngjergjin

October 31, 2014 20:39

Pas një shkrimi, reagim për Shëngjergjin

E nderuar redaksi e gazetës DITA. I nderuari zoti Hallko.

Nëpërmjet gazetës tuaj të nderuar nga shkrimi i zotit Pano Hallko, “Sefedin Jonuzi, ikja e flamurtarit të fundit”, mësova për ndarjen nga jeta të Sefedin Jonuzit. Edhe mua si shume të tjere me hidhëroi ky lajm dhe shpreh ngushëllimet e mia familjes, bashkëshortes së tij Vera dhe vajzave. Për aq sa e kam njohur, jo një por disa shkrime të bëhen për Sefedinin, do të mbesin shumë gjëra pa u thënë mbi luftën, punën dhe jetën e tij.

Ndonëse me mëdyshje, po ja lejoj vetes të bëj një saktesim, jo për figurën e Sefedinit por per një etiketim te bërë nga autori i shkrimit mbi zonën ku Sefedini ishte e vuajti disa vite në internim. Citoj, “ambjent mediokër që e rrethonte”, etiketim për të cilin edhe Sefedinin në të gjallët e tij do ta revoltonte jashtë mase. Marrëdhëniet e tij me popullin dhe zonën e Shëngjergjit kanë qenë të shumëfishta dhe për sa jetoi e punoi në vitet e internimit, u forcuan dhe u miqësuan akoma më shumë. Ato janë ruajtur edhe pas largimit, dhe për këtë flet shkruesi i ketyre radheve. Duke e quajtur Shëngjergjin vend medioker, ndoshta jeni përpjekur të lartësoni figurën e Sefedinit, por ju them se kot e keni. Ai i lartesuar dhe i vleresuar erdhi në Shëngjergj, dhe po ashtu edhe iku me vleresim reciprok.

I nderuari Pano, Shëngjergji i Tiranës është një nder krahinat me me tradita me nje popullsi te kulturuar dhe mirearsimuar ne te gjitha nivelet e arsimimit. Për më shumë nuk po flas se kush ka dashur e ka njohur dhe mund ta njohë Shengjergjin. Këtë saktësim e bera si detyrim ndaj vendlindjes sime, por edhe në nder e respekt të Sefedin Jonuzit.

Me dashamirësi, nga Enver Dorda

October 31, 2014 20:39
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*