Pas një situate të tensionuar… shihni gërshetat e kësaj policeje (Foto)

February 2, 2018 15:53

Pas një situate të tensionuar… shihni gërshetat e kësaj policeje (Foto)

Sot paradite mediat kanë transmetuar situatën e tensionuar në një familje, ku INUV kishte shkuar për t’i prishur shtëpinë. Banesa ishte pranë liqenit të thatë në Tiranë.

Shtëpia e familjes Peti kishte qenë në proces legalizimi që në 2005, por në janar 2018 i kishte ardhur njoftimi se banesa e tyre nuk mund të legalizohej pasi ndodhej në një zonë të mbrojtur.

Një nga djemtë e familjes qëndroi për disa orë mbi çati duke kërcënuar se do të vetëhidhej. Pas disa orësh negociatash me policinë, ai pranoi të zbriste.

Fotot që tregojnë momentin e largimit të banorëve nga shtëpia janë të dhimbshme.

Por njëra prej tyre bën diferencën. Një police, me flokët gërshetë qëndron vigjilente duke ndjekur në distancë situatën… Çfarë gërshetash!

e.r./dita

February 2, 2018 15:53
Komento

11 Komente

  1. Qytetar shqiptare rrespekto Ligjin February 2, 17:03

    Un e kuptoj se sa te dhemb kur ndodhesh vet ne situata te Tilla ,kur ke hedhur nji shume paresh e ndertuar nji shtepi duke menduar se me ne fund vuajtjet e jetes po thjeshtohen dhe gezone familjarishte ,
    pooor Shqiptaret duhet te mesihen me rregullat ,
    te rrespektojne Ligjin
    e mos qe te mos zhgenjejhen nga shteti ,
    ta rrespektojne ate ,sepse keshtu shmangin situatat te pakendeshme ne jeten e tyre .

    Reply to this comment
    • Chris February 2, 19:37

      Po shteti ku ishte kur u ndertua banesa?? Ka padyshim faj qytetari, po shteti nuk ka faj qe e lejoi te ndertoi ilegalisht?? Kam mendimin qe shteti duhet te mbaje edhe ai pjesen e fajit. Ne Itali nese kishe bere shtepine pa leje dhe e kishe mbaruar, shteti te vinte gjobe por nuk te shembte shtepine, pasi edhe ai nuk kish bere detyren e vet.
      Dhe te mos flasim te tere sikur shteti duhet te jete kunder individit, pasi ne fakt duhet te jete e kunderta. Mos beni te tere sikur jeni milionere dhe mund te beni shtepi brenda dites. Nje shqiptari i dihet 126 vjete pune per te ndertuar nje shtepi dhe nje policie vetem 1 dite.
      Pastaj ajo kish aplikuar per legalizim..

      Reply to this comment
    • miri February 3, 09:43

      kush i ka zbatuar keto rregulla qe ti zbatojne qytetaret, sa per prishjen jam shume i trishtuar dhe i indinjuar sepse janë shkelur te drejtat themelore te njeriut,nuk mund te tolerohen keto sjellje te policise me qytetaretet tyre, dhe do te mbajne pergjegjesi per keto veprime arbitrare dhe te pa pranueshme nga ne qytetaret.Edhe në kohën e Zogut ka qene nje ligj qe ta shembte shtepine pa leje por vetem kur ti nuk i kishe hedhur çatinë.nuk e di po per vete jam shume i revoltuar,duket sikur ata police nuk janë shqiptare por serbe qe hoqen me forcë shqiptarer e Kosovës ne shekullin e 18-te

      Reply to this comment
  2. akrepi February 2, 17:50

    Shqiptaret ndertojne pa leje ku te mundin dhe kur vijne per tua prishur thone pse sme ndaloj shteti kur po e ndertoja.Shume te tjere ndertojne ne toka te bleara,dhe thone se kam ndertuar ne token time dhe shteti nuk ka te drejte te ma prish ate. Harrojne se per cdo rast duhet leje ndertimi. Ne gjithe boten e qyteteruar nuk mund te besh ndertime pa leje edhe se e ke token tende,bile nuk mund te besh asnje shtese e deri aty sa nuk mund te shtosh apo heqesh nje dritare ne shtepin tende ne qytet.Prandaj njerez mesohuni me rrregulla qe te mos dilni te humbur ne fund.Ne qofte se gjerat behen sipas ligjeve ne qofte se per nje arsye shteti ta prish ke te drejte te perfitosh demshperblim.Nuk eshte e drejte qe njerzit dalin ne mbrojtje te shkelseve te ligjit.Si duket ne komentet e tyre ne rrjtet sociale.

    Reply to this comment
  3. anticensurë25642654 February 2, 18:37

    një cinizëm i pashoq!!
    “Por njëra prej tyre bën diferencën. Një police, me flokët gërshetë qëndron vigjilente duke ndjekur në distancë situatën… Çfarë gërshetash!”
    të tallësh hajdarin në këtë mënyrë!?
    duhet të jesh një idiot i lindur!!
    nuk mund të shkruhet një artikul për këtë temë dhe në fund ta mbyllësh me një cinizëm idiot!!
    ligji duhet të zbatohet tek të gjithë rastet!pavarsisht se për leverdi politike është shkelur me të katër këmbët!!
    por në asnjë mënyrë një cinizëm i tillë!!
    mungesë jo vetëm profesionalizmi,por dhe mungesë njerzillëku!!

    Reply to this comment
  4. Arber Iliri February 2, 20:22

    Ore Chris po pse flet si e jema e Zeqos maje thanes.Po pse nuk e din zotrote se shteti as e rrunte per ndertimet pa leje vetem ne parcelat kumendonte te bente biznes Zeni apo i shoqi i Gites i prishni shtepite jo vetem te paligjshmet por edhe te ligjshmet hahaha.Qeke rrote fare zotrote.

    Reply to this comment
  5. MH February 2, 20:47

    Chris!
    Nuk bahet kjo pyetje me aktualitetin e kohes:” Po shteti ku ishte “.
    Ne kemi nji dy nja vitesh jasht dhe nuk cuditemi per cfare ndodhe ne Shqiperi mbasi cdo pushtet i shtetit Shqiptare nuk ka krye detyren por ka ndenjur ne heshtje gjuetie si krokodili per te fituar copen per xhepin e vet.
    Po te ishte ne hesapin per pyetjejn qe i bani ju shtetit se ku ishte as nuk do na shkonte mendja te behesh reforme.Bile bile nese dikush na tregonte ndonjo anderr me emrin reforme mileti do cuditesh.C’hyn reforma kur shteti asht korrekt me ligjin shteterore.
    Pershendetje z. Chris.

    Reply to this comment
  6. Fatmiri February 2, 21:45

    Ndertime pa leje!Po ,Komuna e Parisit .Kodra e Diellit ,apo ndertimet prane kopshtit Zoollogjik me leje jane bere ato xhungla? Apo edhe plepat ne Durres e ne sa e savende te tjera ?Kush i ndertoi objektet industriale e ndermarrje te ndryshme , qofte edhe te karakterit bujqesor ne fushat e vendit tone , qe po e rrudhin bujqesine ne copa te pamundura per tu mekanizuar ; te gjitha keto tregojne per nje zhvillim anarqik te nje vendi.Dhe e keqia eshte se kesaj anarshie nuk i eshte vene fre akoma!

    Reply to this comment
  7. Plaku Xhuxhumaku February 2, 22:26

    Nuk e kam marre vesh ndonje here mbi cfare kriteresh disave qe kane ndertuar pa leje u jepen tapite, ne disa raste u prishen shtepite. Eshte ca te nenes e ca te njerkes, apo ka ndonje kriter racional? Masnej kur ta prishin shtepine policet me gersheta kush e can bithen per gje tjeter?

    Reply to this comment
  8. Kris 1 February 3, 02:45

    Nene moj do te pres gershetin
    Jam police e vertete
    JA kam fal leshin pushtetit
    Qe ta tjerre e te bej shtet

    Reply to this comment
  9. sapa February 4, 10:00

    Eshte turp te pretendosh se ka shtet ne shqiperi!Jane shekuj larg.Qysh kur erdhi ky pretenduesi i berjes se shtetit Rama duhej te dinte se si ta fillonte kur dihej se si e kish lene Saliu.Jam dakort me komentuesin chris ku thote ku ishte shteti?pse ky i ashtuqujtur shtet eshte aty vetem per disa varfanjuke kurse per te fortet nuk ekziston?dhe nuk jane vetem keta qe ju prishen shtepijat por ka sa te duash edhe private permbarues si Lefter Cani qe kane prishur biles me letra te rregullta shteterore pasi kane marre shumen e duhur korruptive.Dhe biles kane dale edhe te filmuar ne TV Klan.!Megjithese dihet qe mijera qytetare kane probleme me pronen prape se prape ky i ashtuquajturi shtet as qe e kupton se duhej te bllokonte cdo veprim zyrtar (qofte leje ndertimi etj)qe ka te beje me pronat e popullit qe kane probleme derisa te behet zgjidhja por i ashtuquajturi shtet eshte uzurpuar nga hajdutet dhe te korruptuarit dhe ata e bejne ligjin.Prandaj qe ne shqiperi shteti nuk ekziston ose ai eshte aty vetem kunder te dobetit dhe kete e tregojne cdo dite veprat qe ndodhin aty.Kur shteti eshte i njeanshem AI NUK EKZISTON!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*