Pas paktit me Bashën, Rama shtron darkë me kandidatët për deputetë

May 19, 2017 17:25

Pas paktit me Bashën, Rama shtron darkë me kandidatët për deputetë

Pas arritjes së marrëveshjes një ditë më parë me kryeopozitarin Lulzim Basha, ku u vendos që zgjedhjet e përgjithshme të mbahen më 25 qershor, dhe kur e ndajnë pak ditë nga hapja zyrtare e fushatës zgjedhore, kryeministri i vendit Edi Rama bëhet gati të ndezë motorët e saj.

Nesër pasdite kryeministri ka thirrur në një takim të gjithë kandidatët për deputetë, për të diskutuar pikërisht për fushatën zgjedhore. Pas takimit, të njëjtat burime konfirmojnë se do të shtrohen në një darkë tek “Xibraku”.

Marrëveshja e arritur dje mes PS dhe PD nis me zgjedhjet, ku partitë i sugjerojnë Presidentit të Republikës që të dekretojë datën e re të zgjedhjeve, më 25 qershor. Do të nisë regjistrimi i menjëhershëm i partive politike të opozitës dhe regjistrimi i listave shumemërore të partive të opozitës brenda datës 26 maj 2017.

 

May 19, 2017 17:25
Komento

3 Komente

  1. info analitike May 19, 18:56

    Gezoni shoke, ka ngjala e peshk per te gjithe politikanet!
    Mos u merzisni se nuk keni pare gje akoma!

    Reply to this comment
  2. zef May 19, 22:05

    cfar kishte shtruar per darke, grosh me salcice
    qe te ndizen motorret.

    Reply to this comment
  3. lili May 20, 17:48

    Lama e thive do ishte ma korrekt se darke me i thane …

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*