Pas Palestinës radhën e ka Pakistani, SHBA anulon 300 milionë dollarë ndihma për Islamabadin

September 2, 2018 12:11

Pas Palestinës radhën e ka Pakistani, SHBA anulon 300 milionë dollarë ndihma për Islamabadin

 

Ushtria amerikane njoftoi se ka marrë një vendim përfundimtar mbi anulimin e 300 milionë dollarë ndihma për Pakistanin, duke vlerësuar që Islamabad nuk po ndërmerr aksione vendimtare kundër militantëve.

Administrata e Trump thotë se Islamabadi lejon strehim për rebelët të cilët kanë luftuar në Afganistanin fqinj për 17 vjet, por që Pakistani e mohon.

Të ashtuquajturat fonde “Përkrahja Koalicionit” (CSF) janë pjesë e një ndihmë të gjerë që presidenti Trump e paralajmëroi ngrirjen e tyre fillim të këtij viti, kur tha se nga Pakistani po regon “vetëm me gënjeshtra dhe mashtrime”.

Megjithatë, zyrtarët amerikanë thanë se Pakistani mund t’i merrte ndihmat nëse ndryshonte sjelljen e tij.

Ministri i Mbrojtjes Jim Mattis mund të lejonte këtë vit pagesën e 300 milionë dollarëve ndihmë nga fondi nëse do të shihte veprime konkrete pakistaneze kundër rebelëve, por ai vendosi të mos bëjë këtë, tha një zyrtari amerikan për Reuters.

Ky vendim vjen pas atij për anulimin e ndihmave për palestinezët, në vlerën e 200 milion dollarëve. Pretendimi: po keqmenaxhohen.

a.s/dita

September 2, 2018 12:11
Komento

1 Koment

  1. Alban I September 2, 16:39

    Bravo Trump, popujt duhet te ndihmojne vetveten, nryshe dembelosen dhe flene gjume ku riprodhohen me dhjetra femije qe i leshojne rrugeve te botes.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*