Pas Palokës, Rama padit Ristanin: Sikur një prej atyre që thonë të jetë e vërtetë, i dorëzohem drejtësisë

January 9, 2015 14:57

Pas Palokës, Rama padit Ristanin: Sikur një prej atyre që thonë të jetë e vërtetë, i dorëzohem drejtësisë

Zyra për shtyp e Kryeministrisë ka njoftuar sot se, pas Palokës, kreu i qeverisë do të padisë edhe sekretarin e përgjithshëm të PD-së, Arben Ristani. Arsyeja është e njëjtë për të dy. Ose do të provojnë akuzat për lidhjet e kryeministrit me krimin ose do të përgjigjen para ligjit.

Ndërkohë që zyra juridike e Kryeministrit po përfundon dokumentin e padisë së dyfishtë, penale dhe civile, për Kryetarin e Grupit Parlamentar të PD Edi Paloka, sapo nisi puna për të përgatitur edhe një padi tjetër të dyfishte për Sekretarin e Përgjithshëm të PD, Arben Ristani.

Edhe Arben Ristani do të paditet për të njëjtën shpifje monstruoze përmes të cilës, të dy shpifësit profesioniste tanimë edhe figura të larta zyrtare të PD, synojnë të lidhin në mënyre kriminale botën e krimit me qeverinë e personalisht me Kryeministrin.

Kjo përpjekje e orkestruar për të përdorur krimin kundër qeverisë dhe Kryeministrit, kërkon një hetim serioz penal e po ashtu edhe një gjykim të plotë civil.

Ashtu si lideri i grupit të PD edhe lideri organizativ i saj, duhet të provojnë me patjetër para prokurorëve dhe gjykatës akuzat e tyre. Shqipëria nuk mundet kurrsesi të ketë një Kryeministër të lidhur në çfarëdo forme qoftë me krimin. Shqiptarët meritojnë transparencë të plotë për gjithçka kanë dëgjuar nga zyrtarët më të lartë të PD.

Kryeministri Edi Rama i siguron që të gjithë se një provë e vetme e kësaj natyre, mjafton që ai të tërhiqet nga detyra e nga politika dhe të vihet në dispozicion të drejtësisë. Por nga ana tjetër, Kryeministri i Shqipërisë është i vendosur të përballet deri në fund me mjetet e ligjit, kundër kësaj politike të rrezikshme që synon kriminalizimin e politikës në sytë e shqiptarëve dhe më keq akoma, synon të përdorë krimin për interesa mjaft të errëta dhe kërcënuese për shoqërinë”, – thuhet në njoftimin e kryeministrisë.

January 9, 2015 14:57
Komento

40 Komente

  1. lulimiri January 9, 15:10

    Tani qe po bie ne sondazhe u kujtua kryeministri yne te filloje padite?

    Njeriu e fillon padine qe ne shpifjen e pare nuk pret qe te trashet genjeshtra.

    Pastaj nuk kemi marre ende pergjigje per shefin e antikorrupsionit ne kryeministri. Edhe ajo shpifje ishte?

    Reply to this comment
    • opozitar i sfilitur January 9, 15:22

      Rama mire e ka po mua me ze lemeria kur lexoj fjaline “Kryeministri Edi Rama i siguron që të gjithë se një provë e vetme e kësaj natyre, mjafton që ai të tërhiqet nga detyra e nga politika dhe të vihet në dispozicion të drejtësisë…”
      PARA CILES DREJTESI O ZOTI RAMA?

      Reply to this comment
      • Tartufi January 9, 15:48

        Pasi mbaroi gjyqin shoqija Rama nena e krieministrir kunder
        shpellarit ,per te vendosur nderin ne vend, tani filloi ky kallami djali
        i shoqes Rama,perseri per marje nderi ne gjyqe per vendosje te
        nderit te mare nga shpellarija.

        Reply to this comment
  2. Toni January 9, 15:14

    BURGAXHIU i SHQUP-it pale po ka qene edhe zv-min i brendshem kete quani demokraci te sali berishes juve,DEKRIMINALIZIMI nga ky BURGAXHI duhet filluar nuk bon hajer ky komb me kliken e SHQUP-it strofullen e hijenave njeri me maskara-hajdut+vrases se tjetri..

    Reply to this comment
  3. Trasparenca January 9, 15:14

    SHPIFJET TI VAROSIM.

    Te lumte Z. Edi Rama, kjo metode mbeturine e komunizmit me shpifje, duhet varosur nje here dhe pergjithemon.Nje cerek shekulli, u velem me shpifje te pa denuara, lozin,tallen politikanet se kane “kripen te thate”,nderkohe turma vritet.

    Reply to this comment
  4. kokpalari i 21 janarit January 9, 15:23

    katundari i Vicidolit, sperm Beogradi me te cilen u mbars Shqiperia ne dhjetor 1990 arrin perhere ti nervozoje keta “cunat e Tirones”

    Reply to this comment
  5. ilir January 9, 15:24

    e ka bere me pare dhe nena jote o Edi, zonja e nderuar Aneta, por u rrezuan padite e mban mend?
    Ajo drejtesi te ciles i drejtohesh sot, do te ta bej gropen neser, mbaje mend kete qe po te them.
    Ti nuk e reformon dot, e as i con dot ne burg Saliun me banden e vrasesve te tij hajdute. Do ta bejne ata ty ca me vone.

    Reply to this comment
  6. kaqi i vertete January 9, 15:26

    ta kesh mik edi ramen eshte problem
    ta kesh armik te ha mun
    e ka thene ish-armiku i tij, tani mik, Mero Baze

    Reply to this comment
  7. ana January 9, 15:29

    nervoz kryeministri

    Reply to this comment
  8. juristi January 9, 15:34

    Paska besim te drejtesia zoti Rama??
    Atehere bie poshte ajo qe pretendon qe nuk i con Berishen para drejtesise sepse duhet reformu drejtesia.

    Reply to this comment
    • Pëllumb zaimi January 9, 15:51

      Në një mëndje me “opozitar i cfilitur” dhe me “juristi”? Duket sikur janë komente kundërthënës por jo? Zbulojnë një të vërtetë të trishtë që z. Rama nuk ka guximin ta pohojë!? Nderime për të dy!

      Reply to this comment
  9. Rimi January 9, 15:46

    Problemi eshte fare i thjeshte;Si Paloqja edhe Beni e akuzojne se ka lidhje me krimin(e thene ndryshe me Sali Berishen ) qe se denon e per pasoje te dy jane te mbrojtur mire ne padine qe i behet nga Kryeministri Rama.Z.Kryeminister mos u merr me Paloqet por me ata qe kane loqe siç jane “Burri i shtetit” e “Ylli ne ngjitje”.Mos u merr me pasojat por me shkakun ,ku te kane mbetur edhe 12 dite nga dita e premtimit qe ke marre per venien perpara drejtesise Ata qe organizuan e bene masakren e é Prillit 1991,te 21 JANARIT 2011.

    Reply to this comment
  10. tirona January 9, 16:06

    Lexova deklaraten e Ristanit qe thonte qe Edi Rama nxori nga burgu shullazin I cili kishte kercenuar kryetarin e opozites …
    Me pak fjale del qe personat qe deshen ta vrisnin Shullazin ishin persona qe qenkan prane PD -se… Dhe per cudi te gjithe keta persona kane lidhje me Fushe Krujen nga ku u nisen per vrasjen e Shullazit dhe ku u zhduken dhe vrasesit e Santos…

    Reply to this comment
  11. antikomunist January 9, 16:09

    AMAN DHE BOLL O EDI RAMA ME JUSTIFIKIME QESHARAKE!

    Para kujt Drejtesie do te dalesh o Edi Rama qe do te RILNIDJE Drejtesine e Kalbur berishiste?
    Para Drejtesise se Nishanit, te Gjin Gjonit apo te Fullaneshes se Like Floririt sepse ne mileti nuk shohim Drejtesi tjeter pervec LEKAXHINJVE te Saliut qe i ka zgjedhur koker per koker njesoj si Enver Hoxha ne Kohen e Qepes te Partise se Punes.

    Po populli o Edi Rama nuk ta voten ne 23 qershor per te dale ti para Drejtesise se Saliut o Edi Rama Kryeministri yne i corroditur, por per te vendosur Drejtesi dhe per te ndeshkuar vrastaret, kusaret dhe hileqaret e bandes me pushtet qe kane bere aq shume zullume ne vendin tone ne dy mandatet e qeverisjes se tyre sa qe nuk ka avokat ne Bote qe t’i mbroje ne Gjykate.

    Prandaj edhe te themi o Edi Rama qe te lesh denglat me justifikime qesharake dhe te fillosh te ndeshkosh banditet vrastare, kusare dhe hileqare duke filluar nga ndeshkimi i krimineleit Sali Berisha, pa justifikime debile per pavaresi gjykatash dhe prokuroresh. Po deshe shko deri ne Kroaci dhe pyeti kroatet si veporuan me kryeministrin e tyre hajdut Sanader dhe me shume ministra pas tij qe te mesosh pak nga Bota e Civilizuar dhe te mos vajtosh si kukumjacke pylli me justifikime gjykatash kur populli te ka dhene ne dore:

    EDHE GURIN EDHE ARREN.

    Reply to this comment
  12. arbi January 9, 16:09

    Ristani i votave pse nuk u fut brenda. Avokat Genci thoshte qe ristani do mbaj pergjegjesi per vjedhjen e votave ne tavoline.

    Reply to this comment
  13. plaku January 9, 16:22

    Ne kushtetute ne lidhje me te drejtat dhe detyrimet e deputeteve thuhet :

    Neni 73
    (ndryshuar me ligjin nr. 88/2012)

    1. Deputeti nuk mban përgjegjësi për mendimet e shprehura në Kuvend dhe votat e dhëna prej tij në ushtrim të funksionit. Kjo dispozitë nuk zbatohet në rastin e shpifjes.
    2. Deputeti nuk mund të arrestohet ose t’i hiqet liria në çfarëdo lloj forme apo ndaj tij të ushtrohet kontroll personal ose i banesës, pa autorizimin e Kuvendit.
    3. Deputeti mund të ndalohet ose të arrestohet pa autorizim kur kapet në kryerje e sipër ose menjëherë pas kryerjes së një krimi. Në këto raste, Prokurori i Përgjithshëm njofton menjëherë Kuvendin, i cili, kur konstaton se nuk ka vend për procedim, vendos për heqjen e masës.
    4. Për çështjet e parashikuara në paragrafët 2 dhe 3 të këtij neni, Kuvendi mund të diskutojë në seancë me dyer të mbyllura, për arsye të mbrojtjes së të dhënave.

    Pra ne piken 1 thuhet : 1. Deputeti nuk mban përgjegjësi për mendimet e shprehura në Kuvend dhe votat e dhëna prej tij në ushtrim të funksionit. Kjo dispozitë nuk zbatohet në rastin e shpifjes.

    Pra sipas pikes 1, deputeti mban pergjegjesi ne rast se ai shpif, dhe ketu bazohet edhe padia e Edit.
    Eshte e kjarte se faktori nderkombetar qe eshte ne Shqiperi i shef keto gjera dhe njofton qeverite perkatese. Pra ne parim Edi ka te drejte dhe ai nuk humb asgje por fiton duke i deguar ne prokurori Ristanin dhe Paloken. Ndoshta kjo gje do ti frenoje sadopak.

    Pershendetje

    Reply to this comment
    • antikomunist January 9, 17:04

      Po AMAN edhe ti o plaku se na plase shpirtin dhe na hape barkun me keto ligje ne nene famoze te Kushtetues albaneze! AMAN dhe BOLL i tregove ligjet sepse o plaku zvicerian:

      EDI RAMA U ZGJODH QE TE BEJE LIGJE TE REJA DHE JO TE LEXOJE SI PAPAGALL LIGJET E SALIUT PASI SOVRANI JA DHA EDHE GURIN EDHE ARREN NE DORE!

      dhe sepse o plaku zvicerian:

      EDI RAMA NUK HYPI NE PUSHTET ME VOTE PLEBISHITARE PER TE DALE TANI PARA GJYQIT, POR TE PER TE NXJERRE PARA GJYQIT VRASTARET, KUSARET DHE ZULLUMQARET ME PUSHTET TE BANDITIT ENVERIST SALI BERISHA.

      Kete priste populli nga Edi Rama qe nuk dihet se kush e ka konsultuar qe te fshihet pas GAXHOIT te gjykatave dhe prokurorise se Llalles dhe te deklaroje si nje cun mamaje i llastuar se mund te dale si i pandehur perara akuzave te burgaxhiut Ristani dhe pushtit Paloka ne vend qe t’i dergoje te pastrojne halet e Kryeministrise me pune te detyruar. Kujt i plas se Kryeministri ka derguar ne Prokurori shpifesit e Saliut, kur kriminelet me vule ne balle te pushteti mafioz jane ne liri te plote dhe kur FULLAN-HAJDUTET po bejne kerdine duke vjedhur Thesarin e shtetit duke i treguar gishtin e mesit shoqerise sone civile dru me pre? Edi Ramen populli nuk e zgjodhi per te vertetuar sa i paster eshte ai ne Gjykate, sepse Gjykata me e Madhe Sublime per Edi Ramen ishte vota plebishitare e 23 qershorit dhe nuk ka Gjykate ne Bote qe ta hedhe poshte kete vote, por Edvini Qullaci nuk po mban ASNJE nga premtimet e tij elektorale dhe ne vend qe te ndeshkoje vrastaret dhe kusaret sic bene kroatet, po kerkon te dale si i pandehur para krimineleve te Saliut. Kjo sjellje qullacesh me qellim apo ndofta nga frika dhe depresioni nuk eshte normale per nje BOS te vendosur dhe mund te quhet:

      SI NJE PABESI PER SOVRANIN QE I DHA VOTEN ME KAQ DESHIRE

      prandaj lexo per Franklin Ruzvelitin ne SHBA ne vitin 1933 qe kishte kunder gjithe Gjykaten Kushtetuese dhe e kercenoi se do t’i pushonte dhe do t’i zevendesonte me nje urdher administrativ brenda tre ditesh per te miratuar me urgjence amendamentet e tij shpetimtare per daljen nga kriza ne baze te programit te tij historik New Deal. Dhe kur gazetaret dhe opozita e sulmuan me akuza si komunist ai u pergjgje fare thjeshte dhe shkurt:

      ME MIRE TE ME AKUZOJNE SI KOMUNIST SESA SI TE PAAFTE.

      dhe dihet qe Franklin Ruzvelti ka qene Presidenti me i zgjedhur ne historine e SHBA.

      Reply to this comment
      • plaku January 9, 17:33

        antikomunist,
        Kisha keto gjera :
        – Faleminderit per shkrimi civil dhe pak nervoz.
        – Ti thua me te drejte : ” EDI RAMA U ZGJODH QE TE BEJE LIGJE TE REJA DHE JO TE LEXOJE SI PAPAGALL LIGJET E SALIUT PASI SOVRANI JA DHA EDHE GURIN EDHE ARREN NE DORE!”
        Problemi eshte se, berja e ligjeve te reja behet duke ndryshuar kushtetuten. Kjo gje nuk behet, se per te ndryshuar kushtetuten duhen 2 te tretat e votave, pra 94 vota dhe Edi ka vetem 84 vota.

        “RISHIKIMI I KUSHTETUTËS
        Neni 177
        3. Projekti miratohet nga jo më pak se dy të tretat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit.”

        – Nga ana tjeter per sa i perket Presidentit, KLD, Gjykata Kushtetuese etj. qe ka ne dore Sala, jam munduar te sqaroj duke ju referuar kushtetutes, se kohzgjatja e mandateve respektive nuk ndryshohet se duhen bere ndryshimet kushtetuese dhe Edi,sic thashe me siper nuk i ka 94 vota.

        – Me vjen keq por nuk besoj se ate qe thua ti per Ruzveltin. Amerika ne 1933 ishte nje shtet demokratik dhe dhe jo si diktatura e Enverit, qe ti shan. Pra,ti kerkon qe edhe Edi te behet nje diktator si Enveri ?
        Po me habit !

        Te uroj nje fund jave te kendeshme.

        Pershendetje

        Reply to this comment
        • antikomunist January 9, 18:48

          Nuk beson? OK! Kjo eshte e drejta jote, por qe perpara se te krahasosh Franklin Ruzveltin me shume diplloma prestigjoze ne xhep me Enver Hoxhen pa asnje dipllome dhe pa arsim elementar qe drejtoi Shqypnine si nje ANTIKRISHT per afro 50 vjet me radhe dhe falimentoi ekonomine e renoi shtetin si kurre me pare ne histori te rekomandoj te lexosh biografine e Presidentit me te votuar amerikan nga e cila kam kopjuar lehteisht nje pjese te poeacme per ty o plaku i pabesuar:

          “Conservative Democrats, led by Al Smith, fought back with the American Liberty League, savagely attacking Roosevelt and equating him with Karl Marx and Vladimir Lenin.[145]”

          Prandaj AMAN dhe BOLL bere avokatin e Edi Rames me ligje dhe nene te Kushtetutes sepse Saovrani e nuk zgjodhi Edvinin per te luajtur QULLACIN qe fshihet pas ligjeve dhe neneve te Saliut dhe te Shtetit te tij komunist.

          Reply to this comment
          • plaku January 9, 20:15

            antikomunist,
            More nastradin, une mendoj se, ne te dy duhet te jemi te sinqerte me njeri tjetrin se ne fund te fundit nuk kemi se cfare te humbim ose fitojme.
            Pse me harxhon kohen more burre ?
            Ne shkrimin tend ti thua :

            ” prandaj lexo per Franklin Ruzvelitin ne SHBA ne vitin 1933 qe kishte kunder gjithe Gjykaten Kushtetuese dhe e kercenoi se do t’i pushonte dhe do t’i zevendesonte me nje urdher administrativ brenda tre ditesh per te miratuar me urgjence amendamentet e tij shpetimtare per daljen nga kriza ne baze te programit te tij historik New Deal. Dhe kur gazetaret dhe opozita e sulmuan me akuza si komunist ai u pergjgje fare thjeshte dhe shkurt:

            ME MIRE TE ME AKUZOJNE SI KOMUNIST SESA SI TE PAAFTE. ”

            Une vajta ne Google dhe ne linkun poshte :

            http://en.wikipedia.org/wiki/Franklin_D._Roosevelt

            gjeta :

            ” Anglisht :
            The bipartisan Conservative Coalition that formed in 1937 prevented his packing the Supreme Court. For the rest of his days in office, it blocked all proposals for major liberal legislation (apart from a minimum wage law).

            Perkthimi shqip :
            Koalicjoni dy partiak konservator qe u formua ne vitin 1937 pengoi paketen e tij te gjykates supreme . Gjate gjithe kohes se egziustences se kesaj zyre, ajo bllokoi te gjitha propozimet per nje liberalisim me te madh legjislacjonit ( me perjashtim te ligjit te pagave minimale ).

            Italjanet thone “carta canta”. Ja ku e ke edhe nje here te bardhe ne te zeze se prap thua brockulla. Pra Koalicjoni ne fjale ja bllokoi Ruzveltit kerkesat e tija dhe mos na trego dengela mbi kercenimet e Ruzveltit. Amerika ishe demokraci more derezi dhe lumzi dhe jo sic kerkon ti qe Edi ta ktheje Shqiperine ne nje diktature qe ti gjoja e urren.

            Pershendetje

          • antikomunist January 10, 08:38

            Je shume kokeforte allogjik, fodull dhe pa edukate qytetare, por prape mire qe ke pranuar te VERTETEN per pjesen ku kundershtaret e reformave e kane quajtur Rooseveltin si komunist.

            Gazeta DITA nuk eshte vendi per LEKSIONE falas oer te paditurit dhe te pamesuarit, prandaj edhe nuk po zgjatem sepse historia nuk mund te mesohet dhe as te debatohet me njoftime alla WIKIPEDIA ne internet, prandaj po te vecoj ketu me poshte nje pjese interesante per ate qe po kerkon dhe nuk po e gjen, ne menyre qe te mbyllesh SQUPIN me ne fund dhe te respektosh ata qe dine dhe kane pare me teper se ty nga Bota dhe Jeta.

            “The Supreme Court became Roosevelt’s primary focus during his second term, after the court overturned many of his programs. In particular in 1935, the Court unanimously ruled that the National Recovery Act (NRA) was an unconstitutional delegation of legislative power to the president. Roosevelt stunned Congress in early 1937 by proposing a law to allow him to appoint up to six new justices, what he referred to as a “persistent infusion of new blood.”[170] This “court packing” plan ran into intense political opposition from his own party, led by Vice President Garner, since it upset the separation of powers and gave the President control over the Court. Roosevelt’s proposal to expand the court failed;[171] but by 1941, Roosevelt had appointed eight of the nine justices of the court, a change in membership which resulted in a court that began to ratify his policies.[172][173]”

  14. Kris January 9, 16:36

    Futni Sal Ram Berishen ne cmendine ,perpara se te cmende dynjane!

    Reply to this comment
  15. shqiptar sharri. January 9, 19:45

    Pershendetje antikomuniste.E’para here jam me mendimet e tuaer95%kurse 5%nuk jame.Po,ta beje nji pyetje:po,me tregon a ka ngjare ne kohen e “diktatures,,qe te vidhet thesari i shtetit dhe te mos denohet guvernatori?E’dyta qe krahason sali serbin me ENVER MALIN,bene nji gabim te madhe,se po te ishte ENVERI gjall saliu dhe shpura e ti,ishin ne spac,apo burrel,kurse fullanin e kishte vare ne mes tiranes,besoi un.Ti,tani e dij se dote thush qe edhe ENVERI,ka vjedhe si kta,por atij nuk mujshin me ju kundervu,se ishte diktator.Por,una nuk ti besoi fjalet e tua.Se,edhe enveri ka pas kundershtar tane kohen,por ai ishte i mencur dhe ngadal ngadal,jua bente livadh gjerat derisa kundershtaret nxernin krye,dhe ai i pritete,si skifter,dhe jua tregonte vendin,por qe ka gabuar,per vete dhe fmit e vet,ka gabuar,shum ngase ka qen idealist,nuk ka qen si tito,apo qeret kryetar te lindjes qe benin jete begleresh e pashallaresh,ai i la fmit edhe pa shpi,pra kjo eshte gabimi i tij.Kurse qe i thue plakut se,boll ma me nai tregue ligjet e sales,ke te drejt dhe une i kam than plakut te mencur,boll se,rama i fitoi zgjedhjet se premtoi se dota liftoi korupcionin dhe krimin,tha se doti nxjer ne gjygj per 21,janarin,per shitjen e detit greqis,per grdecin e kshtu me radhe.Po,kaluan 17,muj dhe asbnji kriminel dje vrases apo shites i vendite nuk jan arestue bilem fullhajnin e lishuan ne liri,pra rama duhet te veproi se i ka 84,deputet dhe i bene dhe 100,po te doje,por me duket se edhe rames ja ka nxan rrota bishtin,dhe nuk guxon,pra tet thote ristani,palka,basha,berisha,se je kriminel krieminister,dhe te rishh si muti ni shi,kjo nuk shkon dhe nuk i ngjan nji kryeministri qe nuk eshte kriminel.A’nese eshte atehere le te perballoi sharjet e ktyre hajdutve,dhe kriminelve te sali serbit.Tung,dhe pershendetje.

    Reply to this comment
    • plaku January 9, 20:27

      shqiptar shari,
      Me vjen keq por antikomunisti “yne” flet brockolla qe nuk jane te verteta. Lexo te lutem shkrimin tim siper ne pergjigje te antikomunistit tone. Eshe i lezetshem i shkreti, ngeli duke share Diktaturen dhe kerkon qe edhe Edi te mos respektoje kushtetuten dhe ta ktheje Shqierine ne Diktature ( sic na paska bere Ruzvelti ne vitin 1933) gje qe nuk eshte e vertete. Ja tregova e bardha ne te zeze se ato qe ai thote per Ruzveltin jane broçullla.

      Pershendetje.

      Reply to this comment
      • antikomunist January 10, 08:45

        Je shume fodull dhe BUDALLA njekohesisht prandaj edhe mund te vazhdosh debatin me monolog me Partine tende te Punes dhe me Enver Hoxhen sa te duash, por mos detyro te tjeret te lexojne brockullat e tua qe shkruan ne DITA duke lexuar pjese te shkeputura ne internet per Historine dhe BOSAT qe kane drejtuar Boten, te cilet nuk kane patur frike ASPAK te detyrojne Gjykaten Kushtetuese per te miratuar amendamentet shpetimtare per kombin dhe Vatanin, pa patur frike nga opozita ne dallim nga BOSI Yne RILINDAS qullash dhe frikacak Edi Rama.

        Reply to this comment
  16. Kris 1 January 9, 20:29

    Edi ka te drejte.Ai nuk ka lidhje me Shullazin por me ilirin dhe Saliun.

    Reply to this comment
  17. Mark uk January 9, 20:57

    Tani u erdhi fundi o komunistet e rinje.Do pergjigjeni e jo si baballart tuaj qe mbeten te lire e tani hellin vicla.Nuk do ket toleranc do pergjigjeni ppara drejtsis per lidhjet me krimin o demonet e kuq.

    Reply to this comment
  18. M'hill Zefi. January 9, 21:19

    E ta lumsha o Mark
    Njashtu me i var te tan KOMUNISTAT tek Palma e SHUPIT .

    Me e denu ene Sal birishen E kuç , si Komunist i vjeter ,
    Ene gjygjin e Komunistave tja boje Xhin xhoni ,
    E pastaj kam çef me te degjue ate Kangen ,
    kur shkojshe me Dhi , Tu e vu doren Pas Veshit .

    Heu n’at maje t’kepit
    ku ma ke k’sollen .

    A u bo Grosha simjet o Mark ?
    A polli Bardhokja ?

    Reply to this comment
    • Vëzhguesi F. January 9, 22:13

      @ M’hill Zefi!

      Replika ime per komentin tend eshte : Hahahahahaha! Mos vdeksh kurre!

      Reply to this comment
    • Toni January 9, 22:56

      oooo Mhill Zefi o ti morsh ke ditet e mia Ahahahaa pyte pak mark uk a e njeh gje tonin paloken i ati i edi palokes ka pas punu tek min e brendshme ne kohen e PPSH-se kur salesh ram berisha ishte sekretare ta pyse sa njerez ka more ne qafe tonin paloka duke i varur-pushkatuar apo interrnuar,mark uku eshte komunist i marumen i njeh dhe i ndiene se kush jane demone te kuq se i tille eshte edhe vete,heu he mark qe ke zbrit prej mali me frena dore si puna e dhise e ke tundur dybekun gjo sot te shesesh naj kile gjize-gjalp neser te hashe ndonje cape buke se boll ke honger misra te ziere me kazona…

      Reply to this comment
  19. Beni January 9, 22:41

    keto te pd qe populli i njeh shume mire, do ishte mire ti denomim per krimet qe kane kryer dhe per shkjaterrimin e Shqiperise. Shpifjet dhe genjeshtrat keto horrai kane si buke e djathe.

    Reply to this comment
  20. plaku i mocem January 10, 00:01

    Nuk e di ku do te dale me keto padi z.Rama.E kam thene dhe nje here nuk me tingellojne mire padite qe mund te beje nje kryeminister.Sa te mbarojne keta te dy te paditur qe do ikin ne drejtim te paditur,do dalin te paditur te tjere qe nuk kane nevoje te paditen se jane te paditur.

    Reply to this comment
  21. JOY -72 January 10, 00:06

    i la hunderrja sales padite i filloi ky palla gjate,,,,,,,ik mer se je bo si digitalbi po te njetat gjona thu,,,,,,,,,,,,,,mire qe spo bon detyren prej te ciles paguhesh nga taksat tona po na budalleps edhe ata qe kishin 2 pare men,,,,,,,,,mos u boj merak se si sala do perfundosh ,,,,kalojne shume shpejt vitet,,,,,,,,populli te zgjodhi se na e kishte sjelle ne maje te hundes sala jo se ishe burre i mire ,,,po sepse ishe alternativa e vetme ,,,po te reflektoje gjysmen e kohes qe harxhon ne twiter edhe fb per hallet e popullit do ishte goxha mire,,,,,,,,,,,,!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    Reply to this comment
  22. Edi January 10, 07:42

    Jo zoti KM nuk duhet padi per shpifje por duhet padi per vrasje se ate po presin shqiptaret arrestimin dhe burgosjen e asaj bande kriminale me sali berishen ne krye,je i zoti po ose jo me padit ed palok hunçin dhe ben ristan pijanecin eshte kot fare

    Reply to this comment
  23. Pa mustaqe January 10, 07:53

    o Rame vetem mos qaj o burre se do rregullohet. gjyqtaret jane te Sales dhe Ristanit po nga qe jane pa karakter do gjesh nje servil tatin aty dhe gjyqi do mbyllet mire.

    Reply to this comment
  24. lavdosh January 10, 08:30

    Me mire vone se kurre. Duhen pikat mbi “i”

    Reply to this comment
  25. info analitike January 10, 08:57

    Edhe Edi po ecen ne gjurmet e Mrikes. I vendosur se padia do te triumfoje. Edi duhet paditur per shpifje dhe mashtrim nga te gjithe ata qe i besuan voten, nje class action prej 1 milione shuplakash, natyrisht me perjashtim te Qyfyrit te Bulevardit .

    Reply to this comment
  26. antikomunist January 10, 08:59

    EDI RAMA ESHTE ZGJEDHUR KRYESISHT PER TE RILINDUR PRODHIMIN ME ANE TE REFORMAVE DHE JO PER TE MBROJTUR NDERIN E TIJ NE GJYKATE

    Prandaj edhe keto histori kafenesh me shpifje ordinere e kane ulur shume STEKEN e qeverisjes dhe kane per qellim vetem te spostojne vemendjen e miletit nga problemi kryesor qe eshte:

    ASGJE NUK KA NDRYSHUAR NE TROJET TONA QE NGA KOHA E QEPES E ENVERIT

    megjithese qeveria perpiqet te mbuloje MUTIN e ekonomise mjerane me lule propagande me % dhe shifra debile, nderkohe qe traguesi GDP per fryme nuk ka levizur fare nga ISTIKAMI enverist i viteve 80-90.

    Pse keshtu? Ndofta Edvini ka frike dhe ka rene ne depresion total, prandaj eshte koha qe t’i kujtojme se edhe popuj te tjere i kane perjetuar keto momente te veshtira, por BOSAT e tyre kane qene te vendosur dhe nuk kane patur frike nga opozita dhe kundershtaret dhe i kane perballuar me sukses te gjitha veshtiresite. Per kete mjafton t’i permendimin Kryeministrit tone te frikesuar historine e Presidentit amerikan me karroce invalidi, Franklin Rooosevelt ne betejat e tij per ta bere SHBA shtetin me te zhvilluar ne Bote, por edhe si ideatorin e planeve MARSHALL per shpetimin nga varferia te Evropes dhe Japonise, por ka shembuj edhe ne rajon. Mjafton te shkoje ne Kroaci dhe te pyese koleget e tij ne kete vend ish komunist te Titos qe te mesoje shume per vullnetin e BOSIT kur Detyra dhe Morali ja kerkon kete gje.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*