Pas prokurës së ardhur nga Turqia, Komisioneri Publik: Pse duhet të vijojë Vettingu për Llallën

May 31, 2018 11:35

Pas prokurës së ardhur nga Turqia, Komisioneri Publik: Pse duhet të vijojë Vettingu për Llallën

Në seancën e sotme dëgjimore të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Komisioneri Publik ka shpjeguar para gjyqtarëve arsyet përse vettingu për Adriatik Llallën nuk mund të ndërpritet.

“Adriatik Llalla kur ishte prokuror ka dërguar në KPK dokumentet për rivlerësim kur ishte në detyrë. Kjo trup ka nisur veprimet hetimore, ndërkohë që, Llalla më 24.1.2018 i ka dërguar letër KPK-së se nuk është më pjesë e drejtësisë, pas zgjedhjes se kryeprokurores së re. Në përgjigje të shkresës së tij, KPK i kthen përgjigje Llallës, duke e informuar se edhe pas përfundimit të mandatit ai ishte sërish magjistrat. KPK i ka thënë Llallës se vettingu ndërpritet vetëm kur jep dorëheqjen nga sistemi.

Llalla më 12 shkurt dërgon letrën e dorëheqjes te Presidenti i Republikës, ku shkruan se heq dorë nga të qenit magjistrat. Më 16 shkurt KPK ndërpret procesin e rivlerësimit për Llallën pas dorëheqjes së tij si magjistrat. Në rastin konkret, Llalla ka zgjedhur të mos i nënshtrohet vettingut. Por sipas nesh, KPK nuk mund ta ndërpriste vettingun. Pasi Llalla ishte magjistrat edhe ditën kur KPK ka vendosur të ndërpresë vettingun. Sipas ligjit, statusi i magjistratit mbaron kur subjekti jep dorëheqjen te Këshilli i Lartë Gjyqësor ose Këshilli i Lartë i prokurorisë. Në kushtet kur këto dy institucione nuk janë ngritur akoma, ligji parashikon që duhet ta kishte dërguar dorëheqjen te KLD.”

Seanca e ditës së sotme u nis me prokurën e dërguar nga Turqia të Llallës, e përkthyer në shqip dhe me vulë apostile, përmes së cilës ai ngarkonte si përfaqësues avokatin Sokol Hazizaj. Ajo përfundoi me kërkesën e këtij të fundit për 10 ditë kohë, për të përgatitur konkluzionet përfundimtare. Kërkesa është pranuar nga trupi gjykues dhe seanca e radhës do të vendoset në 6 qershor në orën 13:00.

s.a/dita

May 31, 2018 11:35
Komento

5 Komente

  1. Bureto May 31, 12:27

    Paska vajtur në Turqi të zerë vendin që la bosh Izet Haxhija!?

    Reply to this comment
  2. Adih May 31, 12:57

    E kam thene pej shume kohesh ,Te gjithe keta politikanet qe i kane breket me mut ,po ashtu si ky Llalla ,bejne mire te kerkojne azil politik ne Korene e Veriut tek KIMI e jo ne Turqi. :Mjere ne kokpalaret do ngelim pa politikane ??????
    Prisni o popull i gjunjezuar dhe i terhequr zvare dhe me dinjtetin 0 qe ja u kane mare me brutalitetin me ekstrem . ,Ditet e mira pa diskutim ,do vijne per ju .

    Reply to this comment
  3. 123 May 31, 13:03

    Po ky deri tani sikur ishte ne Gjermani? Apo i ka dhene Erdogani pasaporte?

    Reply to this comment
  4. fteri May 31, 14:11

    Mjerë shqipëria kë ka patur k/prokuror !

    Gjermania nuk mbanë shakllabana hajdut të mafjes ,por i ndëshkon ! Me çdo mundësi ai duhet të tërhiqet në shqipëri të japë llogari ,të dalë para gjykatës për krimet që ka bë,është person që ruan sekrete me rëndësi politike shoqrore e shtetërore dhe ekonomike .

    Ky ka qenë person me rëndësi ,tradhëtija dhe shmangja nga ndjekja penale përbën një krim tjetër shumë herë më të madhë .

    Reply to this comment
  5. Jovan bregu May 31, 16:17

    Skandaloze, mendoni kush do denonte hajdutin e kriminelin. Mjere ky popull nga kush priste drejtesi. Ligji eshte njesoj per te gjithe. Ti jepet cfare meriton, nqs mendojme qe do bejme shtet. Nga hundet ti dalin leket dhe pronat e vjedhura. Te ndeshkohet edhe per fshehjen e dosjeve te shokeve te tij hajdut. Cfare lajmi : ish prokurori duhet te heqi dore nga profesioni per te shpetuar nga burgu. Me vjen per te vjelle dhe peshtyre ne surrat kete fytyre te keqe.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*