Pas pushimeve, degët e Partisë Socialiste nisin procesin e analizës

August 19, 2015 11:35 Updated

Pas pushimeve, degët e Partisë Socialiste nisin procesin e analizës

Pushimet kanë mbaruar, jo vetëm për kryesocialistin Rama, por për të gjithë PS-në.

Në respekt të vendimeve të Asamblesë Kombëtare, të gjitha degët do të zhvillojnë një analizë të rezultatit të zgjedhjeve të 21 qershorit dhe më pas do t’i nënshtrohen një ristrukturimi që do përfundojë me zgjedhjen e drejtuesve lokalë.

Përshëndetja që Rama i dha detit Jon ishte edhe sinjali që jo vetëm për të, pushimet kishin mbaruar edhe për pjesën tjetër të Partisë Socialiste.

Procesi i analizës

Mbledhja e fundit e Asamblesë që u zhvillua në korrik la detyra të qarta me afate kohore të përcaktuara. Kështu, deri më 10 shtator, të gjitha degët e Partisë Socialiste do të përfshihen në një proces analize të rezultatit të zgjedhjeve të 21 qershorit.

Mbledhjet në bazë do të pasohen nga zgjedhjet brenda partisë, ku, përveç kryetarëve të degëve, pritet që anëtarësia të zgjedhë edhe drejtuesit e forumeve dhe organizatave të partisë.

Përveç deputetëve përgjegjës të secilës zonë, ky proces ristrukturimi i PS do të ndiqet edhe nga të deleguarit e qendrës, ndërsa pritet që të përfundojë më 10 nëntor.

Degët do të përcaktojnë edhe delegatët për kongresin e dhjetorit, ku ndër të tjera do të miratohen edhe ndryshimet e statutit të Partisë.

Për hartimin e tyre është ngritur një grup i posaçëm pune, por fokusi kryesor pritet të jetë te ndryshimet për sa i përket mandatit të kryetarit.

Ky i fundit do të quhet i rinovuar automatikisht në rast kur partia fiton zgjedhjet. Kjo do t’i lejojë Edi Ramës të evitojë shprehjen e anëtarësisë përmes parimit një anëtar një votë, pasi mandati i tij ka skaduar tashmë që prej shtatorit 2013.

Një tjetër detyrë e përcaktuar nga Asambleja ka të bëjë pikërisht me shtimin e numrit të anëtarëve. Objektivi i përcaktuar është që tw arrihet deri në 150 mijë anëtarë para zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2017.

 

August 19, 2015 11:35 Updated
Komento

4 Komente

  1. media e ire August 19, 11:44

    Ala politika me ishat e komunizmit, qe s’dijne te flasin edhe shqip,qe nga ruci dhe homologet e tij, keta s’bejne dot drejtesine dhe shtet ligjor, boll me te tille shqiptare te pa afte,mjerisht kane leshuar renje, na kariget qe s’i meritojne..

    Reply to this comment
  2. Kombi August 19, 13:23

    Me cfare po ben tani PS-ja, kur me reformen administrative hidhen ne rruge 10 mije socialiste, te gjatin e te gjatit do te mare ne 2017.

    Reply to this comment
  3. info-analitike August 19, 13:33

    Rama duke e ndjere se Likja mund te mos ta ndjeke ne cmendurite e tij po perpiqet te pershpejtoje zgjedhjet ne struktura per te perforcuar pozitat e veta me servile duke evituar zemeraten e madhe qe po rritet dita dites nga baza e PS. Gjithashtu me modifikimin statutor deshiron te evitoje zgjedhjet per kryetar nga te cilat ka nje fobi te papare. Ne kete menyre PS do te jete totalisht nen thundren e diktatorit Rama ku ps- istat e vjeter punojne e rropaten ndersa mjaftistet gezoune frytet e pushtetit qyl pa dhene asnje kontribut.

    Reply to this comment
  4. Kris 1 August 19, 14:27

    Pse akoma rron partia socialiste?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*