Nga 130 procedura, 46% janë udhëtime jashtë të administratës

September 9, 2019 13:55

Nga 130 procedura, 46% janë udhëtime jashtë të administratës

Rikthimi në punë pas pushimeve  duket se do të përkthehet në më shumë fluturime jashtë vendit për punonjësit e administratës publike.

Me nisjen e muajit shtator ka patur një numër të shtuar të procedurave të prokurimit publik, të cilat kanë si objekt pikërisht blerjen e biletave ajrore për institucione të ndryshme shtetërore.

Sipas të dhënave zyrtare nga kjo Agjenci, në 9 ditët e para të këtij muaji rreth gjysma e tenderëve të hapur janë për bileta ajrore. Më konkretisht nga rreth 130 procedura të shpallura, 46% e tyre kryhen për udhëtime jashtë vendit për punonjësit e administratës.

Ndërkaq, sa i takon aktivitetit të prokurimit publik nga bashkitë e reja, pas zgjedhjeve të 30 qershorit, numri i procedurave të shpallura është i konsiderueshëm.

Kështu, sipas të dhënave të përpunuara nga Open Data Albania,  për periudhën 1 korrik-30 gusht në total janë shpallur 270 tendera me fond limit 2. 75 mld lekë, shkruan scan.tv.

Bashkia Tiranë, Shkodër dhe Elbasan ka numrin dhe vlerën më të lartë të tenderëve të shpallur. Me vlerën mbi 100 milion lekë në këtë periudhë janë shpallur vetëm katër tenderë, të cilët iu takojnë njësive vendore: Gramsh, Kavajë, Matos dhe Malësi e Madhe.

Sipas Open Data Albania, për këtë periudhë, tenderët e njoftuar dhe të finalizuar me fitues kanë 23 raste të shënuara me RedFlag, pra me indicie të mundshme për parregullsi dhe problem me konkurrencën në garë.

o.j/dita

September 9, 2019 13:55
Komento

2 Komente

  1. mirel September 9, 14:57

    O ju lumte, me kete popull debil, servil, dhe pusht, domodso qe do realizojne cdo lloj maskaralleku qe kane planifikuar.

    Reply to this comment
  2. Rebel September 10, 10:52

    Kurse diktatori me i urryer i popullit shqiptar Enver Hoxha pa piken e turpit doli jashte shtetit vetem 4 here tere jeten!
    Ku eshte nje turp i madh qe tregon se ai ka poshteruar nje shtet qe kursente kaw shume,sa sot ia kalon me bredhje jashte shtetit edhe kryebashkiaku i Kamzes!
    Diktator pa dinjitet qe e kishte mendjen vetem te ndertonte fabrika,uzina,kombinate pa fund!
    Ja tsni shteti hovarda,megjithese derdellit po fund se jemi vend i varfer e nuk kemi aq leke sa te shtojme rrogat e pensionet,nuk lene rast pa i hipur avionit sa here behen takime nderkombetare ku marrin pjese shtetet e medha kurde keta qeflinjte tane bien ne Shqiperi jo pervojen e marre ,por vetem biletat e avionit dhe vertetimet e hoteleve per te marre dietat!
    Ja ky eshte shtet qe vetem nje udhetim i kryebashkiakut Veliaj jashte eshte sa pensionet mujore te 2 mije pensionisteve!
    Hallall se prandaj e shporrem komunizmin qe nuk lejonte as udheheqesin e vet te bridhte cfo muaj neper bote,ndersa pushimet i bente ne Shqiperi.
    Ky diktator dilte ne tv nje here ne vit ndersa sot kryebashkiaku i Tiranes qe dikur nuk ia kishin pare fytyren edhe kur pjerdh i marrin interviste!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim