Llogaridhënia, kryebashkiakët “zbresin” në terren

September 8, 2018 12:10

Llogaridhënia, kryebashkiakët “zbresin” në terren

Pas turit të llogaridhënies së qeverisë, është radha e kryebashkiakëve për të organizuar një tur të tillë, duke ndezur kështu motorët e fushatës për zgjedhjet lokale.

Elisa Spiropali, sekretarja për bashkëqeverisjen dhe aleancat, njëkohësisht dhe anëtare kryesie, bëri të ditur pas mbledhjes së Kryesisë së PS-së, se pas turit të llogaridhënies së kryebashkiakëve do të bëhet dhe një analizë për të gjithë territorin.

“Krerët e bashkive dhe gjithë ekipet bashkiake do të jenë në territor për t’u takuar me qytetarët për të marrë problematikat në çdo njësi dhe më pas një analizë për qeverisjen lokale në të gjithë territorin”, tha ajo.

Përsa i përket përjashtimit të deputetit të Kurbinit, Gjetan Gjetani ajo tha se nuk është fol me emra, por PS si parti politike dhe grupi parlamentar tashmë janë më kompakt.

“Ajo që vlen të thuhet sot është që kemi një PS dhe një grup parlamentar që janë kompakt përsa i përket pozicionit tonë qeverisës. Një parti politike dhe një grup parlamentar nuk ekzistojnë si entitete më vete, po vetëm në raport dhe bashkëqeverisje me qytetarët”, tha ajo.

Kryesia e PS-së si procedurë mblidhet pas Asamblesë për të formalizuar vendimet e saj, ndërkohë që janë ndarë dhe detyrat për anëtarët e rinj socialistë.

o.j/dita

September 8, 2018 12:10
Komento

11 Komente

  1. Bravo Elisa ... September 8, 12:24

    Ka lezet kur flet nji Femer e Ps-se ,

    qe me ate Sharm e Kulture qytetare-je ,

    zbukuron sadopak ,ate atmosfere te ndyr nga plehrat

    e bandave pd-lsi ne Politike

    Reply to this comment
  2. Gezimi September 8, 12:45

    Spiropalja u shkarkua nga detyra te doganat ku ishte nga vete Rama personalisht duke thene se nuk ka punuar mire. Por Spiropalja nuk u zmbraps, doli e deklaroi me shkume ne goje se Rama eshte Skenderbeu (!) “Eshte Shqiperia qe ideoi ky burri ketu, Skenderbeu…”
    Kete deklarim Rama nuk kishte si mos ta vleresonte, vetem Spiropalja der sot e ka bere Ed Ramen nje me Skenderbeun. Me te vetmin ndryshim se Rama eshte Hero Kombetar per se gjalli (nga Spiropalja, me prokurim te drejtperdrejt).

    Reply to this comment
  3. intelektuali September 8, 12:47

    Kjo BIBA e Edvinit sikur vodhi doganat me gjithe burrin e saj lakmitar,

    PO PSE ME KESISH ANTARE KRYESIE KUSARE DHE HAJDUTE TE FONDEVE PUBLIKE DO TE HYJE EDI RAMA NE BE?

    Reply to this comment
  4. info analitike September 8, 13:20

    Po pse deri me sot ku kane qene qe nuk kane zbritur ne terren? Per cfare paguhen keta qe te mbyllen ne zyre e te rrine maje kolltukut apo te bejne ndonje video apo selfie per gjoja punet qe bejne duke mos i dhene llogari askujt. Cfare komunikimi ka psh. lali Dhjeri me qytetaret a di ti shoku Spropali, skenderbesha e rilindjes? perse lali Dhjeri gjen gjithnje kohe per njerez te spektaklit e te tallavase po nuk ka asnjeher kohe te prese qytetaret? Shkoni shitni fiq bashke me lali Dhjerin e mos derdellitni kot se jeni hajdute qe te gjithe e nuk ju behet vone per hallet e njerezve por vetem si te mbushni xhepat e si ti mashtroni njerezit per ti marre voten. Nga i mori lali Dhjeri 150 mije euro ne 11 llogari? Po ti 5 milione euro si i fitove mos skenderbeshe apo fale atij burrit aty, skenderbeut te shqiptareve qe te nxori per leckash por te kurseu burgun se i duheshe per raste te tilla.

    Reply to this comment
  5. Lili September 8, 15:07

    Llogaridhenja e qeverise ??? Ku keni pare llogaridhenje ju nga qeveria ??
    Po japin llogari per plakjen e shqiperise,per largimin e rinise,per largimin e investitoreve,
    Cfare llogari dhane per keto pune ?
    Po per mospranimin e shqiperise ?
    Llogari japin tek Rama vetem per sa iu kane mundesuar me vjell nga programet qe nderkombtaret per popullin shqiptaret

    Reply to this comment
  6. Arben September 8, 16:04

    Me shkurte pal vaten ne krye.

    Reply to this comment
  7. Fidel Kastro September 8, 18:47

    Sa i ngjane Lajes se Keshillit kjo llustraxhese e servile e rendomte , nuk ka faj nga breke grisur u be miljonere me doganat!!!! E thoni qe ka faj qe e quajri Ramen Skenderbe!!!!????

    Reply to this comment
  8. Koli September 8, 22:58

    Me aq sa bashkeqeveriste Don Kishoti i Mances me mullinjte e eres aq bashkeqeveris Rama me lali Erin me qytetaret!
    Po te kishit bashkeqeverisur ju do te kishit bere pritje populli dhe do kishit zgjidhur ankesat e qytetareve,por asnje nga keto nuk keni bere!
    A e di ti moj sekretare e bashkeqeverisjes se as ne PS ju nuk keni njeri qe te degjoje antaret per ankesat qe kane ndaj qeverisjes tuaj?
    A e di ti se kryebashkiaku Veliaj nuk ben kurre pritje populli dhe nuk u jep pergjigje ankesave te qytetareve?
    A e di ti mos sekretare se edhe kete komentin tim me kritika gazeta Dita do ta heqe nga faqja e pare online bashke me shkrimin sic bejne zakonisht ne te tilla raste?
    Dhe kete e bejne se jetojme ne nje regjim demokratiko-fashist!

    Reply to this comment
  9. Dori September 9, 02:35

    Qeverisja me bashkiake e kryebashkiake eshte nje mashtrim total qe ndohd vetem ne Shqiperi. Ne te gjithe boten demokratike, bashkite merren me problemet e pastrimit te qytetit, ne Shqiperi vishen me pushtet qe ne bote ushtrohen nepermjet prefekteve dhe nenprefekteve. Ne Shqiperi jane 12 prefekt-kukulla qe hapin gojen sa here shtyp susten kryeministri. Jo, prefektura eshte pushteti qe ka edhe policine nen vartesi, prokurorine, gjykaten etj., nuk eshte bashkia. Duke menduar se Bashkia eshte pushtet, qytetaret qe kane halle shkojne e ankohen ne bashki dhe kryetaret e bashkive ngrene supet se qeveria ju ka lene ne dore vetem “celesat e kashtes”.

    Reply to this comment
  10. Alban September 9, 02:38

    Kjo zonjusha u akuzua boterisht se vetem makinen antiplumb e kishte blere 150 mije euro; beri gam-gam, por nuk e tregoi kurre me dokumente se sa e kishte blere ne te vertete…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*