Marrëveshje? Pas raportimit te Berisha, Basha rimbledh aleatët

May 16, 2017 13:52

Marrëveshje? Pas raportimit te Berisha, Basha rimbledh aleatët

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka pasur sot një ditë tejet të ngarkuar me negociata.

Ai ka takuar fillimisht aleatët e PD për të diskutuar mbi është paketa e ofruar si mundësi për futjen e opozitës në zgjedhje.

Pas mbledhjes me aleatët, Basha ka shkuar në zyrën e Berishës, ku e ka njohur me detajet e mbledhjes.

Por siç duket ish-kryeministri i ka dhënë disa porosi Bashës, pasi ky i fundit pas këtij takimi, mblodhi në një takim të dytë aleatet.

Në takimin e dytë mësohet se është diskutuar për numërimin elektronik dhe identifikimin biometrik të zgjedhësve.

Por kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste gjatë fjalës së tij në punimet e Asamblesë Kombëtare të PAA, duke i njohur anëtarët e saj me situatën politike, theksoi se nuk ka më kohë për votim elektronik dhe kjo kërkesë tashmë e ka humbur kuptimin.

Sa për datën e zgjedhjeve, ai shprehet se shtyrja po shkon drejt realizimit.

U mor në shqyrtim paketa MecAllister dhe propozimet e bëra nga kryeministri Rama siç ishte zv/kryeministri etj e cila kërkon një kohë të domosdoshme implementimi dhe patjetër që të realizohet duhet të ketë një minimum kërkesash pra një identifikim biometrim dhe numërim elektronik. Unë kam ngulur këmbë dhe besoj u ra dakord që votimi elektronik e ka humbur sensin pasi ndërkohë është caktuara një datë zgjedhjesh dhe kërkohet një shtyrje e logjikshëm e sigurisht që nuk mund të kërkojmë një vit. E rëndësishme është se duket sikur po shkon drejt realizimit. Besoj se do të ketë një datë që të jetë optimale për ne. Por sidoqoftë kjo datë a është pas dy muajash apo pas 6 muajsh e rëndësishme është që ne na gjen të bashkuar dhe në krah të njëri-tjetrit. Unë gjykoj sipas mendjes time që jo vetëm në politike, por në biznes, jetë dhe kudo po deshe të dështosh shiheni njëri-tjetrin me dyshim, po deshe të ecësh përpara shiheni njëri-tjetrin me respekt, nuk dua ta huazoj atë fjalën e Metës, por e them sinqerisht me dashuri”, tha Duka.

Sot në mbrëmje PD-ja dhe aleatët e saj do të kthejnë një përgjigje për ofertën e zyrtarit të lartë amerikan Yee.

May 16, 2017 13:52
Komento

2 Komente

  1. Duka i Krimit Kryetar Partie i Agrares. May 16, 16:10

    Po ne Asamblene e Haleve perse nuk e tregon shumen qe ke hedhur per ata persona qe ti dergove ne proteste (Revolucion) nga 50 mije lek personi… apo nuk mban mend?
    Agron pastro BIOGRAFINE nga akuzat e vertetuara qe te ka vene ne shpine Kryecari i Partise se Shqu-pisave Sali Serbi ku je etiketuar si “Duka i Krimit” apo “Klani i Zemunit”, kete bej ti dhe besoj se mjafton
    Te gjithe ju “Duket e Krimit” keshtu e trajtoni Politiken, si Biznes, ketu po ke shume te drejte… vete e the.

    Reply to this comment
  2. albani May 17, 01:15

    Te shtatet! Te shtate vrassesit, hajditet, tradhetaret!
    Kuptohet, mungon i Teti ne Allci, qe eshte Salih Shiqere Karaxhic Berisha. Nuk e kuptoj perse ky perdor mbiemrin Berisha, Karaxhic shkon me mire, dhe eshte i ndashem ne rrokjeK Kara-xhic!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*