Pas rekomandimit për negociatat, Mogherini vjen në Tiranë

April 17, 2018 20:53

Pas rekomandimit për negociatat, Mogherini vjen në Tiranë

Federica Mogherini, shefja për politikë të Jashtme në Bashkimin Europian, ka mbërritur në Tiranë pasditen e kësaj të marte.

Kryediplomatja europiane do darkojë me kryeministrin Edi Rama, ndërsa takimet zyrtare do t’i nisë ditën e nesërme. Kështu, të mërkurën në orën 11:00 ajo do të zhvillojë takimin zyrtar me Ramën rreth orës 11:00 me të cilin do ketë edhe një konferencë për shtyp.

Mogherini do ketë takime edhe me Presidentin e Republikës, Ilir Meta si dhe kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha. Gjatë takimit me Bashën pritet të jetë e pranishme edhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.

Vizita e Mogherinit vjen pak orë pas publikimit të progres-raportit të Komisionit Europian ku rekomandohet çelja e negociatave me Shqipërinë.

o.j/dita

 

April 17, 2018 20:53
Komento

1 Koment

  1. osman lala April 22, 20:21

    Natyrisht, duhet t’i largohemi spekulimit: Vullneti politik mund dhe duhet të bëjë diçka për moralin, të paktën nëpërmjet shëmbëlltyrave. Por historia politike e Shqipërisë, është plot keqkuptime të shëmbëlltyrave. Unë do të përshëndesja çdo veprim të drejtë politik në raport me dobishmërinë shoqërore dhe jo në raport me dobishmërinë klanore.

    Historia e njerëzimit na mëson diçka më substanciale për moralin. Imoraliteti i llahtarshëm i ditëve të fundit të Perandorisë Romake (liri e pakufizuar seksuale, mungesa e çdo lloj ligjshmërie, mungesa e çdo lloj bindje njerëzore), solli në lindjen e moralit kundërshtues, që u quajt krishtërim. A nuk është Shën-Pali me letrat e tij të famshme moralisti më i madh i të gjitha kohërave? A nuk degjeneroi edhe morali i krishtërimit nga inkuizicioni mesjetar? A nuk e përdori kartën dhe kodin e moralit sistemi komunist, madje me luftën e tij pa kompromis “ndaj shfaqjeve të huaja”? A nuk dështoi? A nuk duhet të nxjerrim mësime nga këto dështime?

    A nuk mund të kuptojmë se zhvillimet e drejta shoqërore, i lindin edhe institucionet e drejta politike dhe jo e kundërta? A nuk duhet të kemi në vëmendjen tonë të vërtetën e prekshme të krejt substancës shoqërore dhe nuk duhet ta mbivlerësojmë të pjesshmen, qoftë kjo edhe parti politike në raport me të tërën?

    A mund të kemi dy popuj brenda një kombi: Një popull socialist krejtësisht të korruptuar, pa moral; si edhe një popull demokratist, të pakorruptuar dhe me moral? Dhe kush flet për moral, PD që, si kulturë mikrobike e përhapi për 25 vjet korrupsionin e paturpshëm.
    A mund të kemi një shumicë parlamentare të pakorruptuar dhe një pozitë vetëm të korruptuar? A mund të kemi një shoqëri të ngjashme me letrat e bixhozit, ku njëra figurë është lart dhe tjetra është poshtë? A nuk kemi kështu një variant të ri të luftës makabre të klasave, a nuk kemi të bëjmë me një ndikim retrograf nga komunizmi totalitar, nga mendësia përjashtuese “ai që nuk është me ne, është kundër nesh”?

    A mund të ecet në këtë rrugë dhe në këtë traditë politike të bipolarizuar? Ne menduam se shpëtuam nga bipolarizmi, por jemi vetë bipolarë. Ne kujtojmë se mund ta bëjmë gjithë historinë me fjalë, por veprimet tona janë në kundërshtim me fjalët. A nuk ka ardhur koha ta mësojmë diturinë e vështirë dhe jetike të politikës, ashtu siç duhet, por si mundet të kemi një politikë të kulturuar në Shqipëri, kur deputetët në parlamentin shqiptar, në përgjithësi janë të pakulturuar, mediokër dhe janë bërë emra publikë vetëm nga mediatizimi absurd i kohës sonë?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*