Pas SHBA edhe BE kërkon Prokuror të Përkohshëm: Kuvendi të zbatojë ligjin

December 7, 2017 13:43

Pas SHBA edhe BE kërkon Prokuror të Përkohshëm: Kuvendi të zbatojë ligjin

Pas ambasadorit të SHBA në Tiranë Donald Lu edhe prezenca e Bashkimit Evropian në Shqipëri kërkon Prokuror të Përkohshëm.

Në një reagim pas diskutimeve që po zhvillohen në Kuvend ku PD kërkon zgjatjen e mandatit të Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llala ndërsa PS zëvendësimin e tij, BE shprehet se ligji për prokurorinë e parashikon qartë duke përmendur EURALIUS dhe OPDAT.

“Ligji për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë parashikon dispozita të qarta transitore – siç konfirmohet nga EURALIUS dhe OPDAT në opinionin e tyre në Kuvend. Ne e ftojmë Kuvendin të procedojë në respekt të plotë të ligjit”, deklaron delegacioni i BE.

Edhe ambasadori amerikan doli në një reagim të ngjashëm sot, duke theksuar “Ambasada e SHBA mbështet opinionin ligjor që OPDAT dhe EURALIUS i kanë dhënë Parlamentit”.

Misionet e OPDAT dhe EURALIUS kanë këshilluar zgjedhjen e një Prokurori të ri të Përkohshëm deri në ngritjen e plotë të institucioneve të reja të drejtësisë dhe nuk e përjashtojnë opsionin e zgjedhjes me shumicë të thjeshtë.

Nga ana tjetër PD thotë se zgjedhja e Kryeprokurorit me më pak se 80 vota është thikë pas shpine për reformën në drejtësi.

December 7, 2017 13:43
Komento

6 Komente

  1. nini December 7, 14:26

    Dakort,prokurori duhet te iki,
    po kjo eshte hajdute, me kete ambasadore do orientohet Shqiperia drejt BE?

    Reply to this comment
    • Granit Boni December 7, 16:21

      @nini topja,
      Qe i leshon brockullat pa dogane kjo tregon se ne cgjendje mjerane eshte ai objekt brenda kafkes nese do mund ta quajme tru. Po mbi cfakte e akuzon ti more mjerran zonjen Vlahutin??? Ajo zonje ka mbeshtetjen e gjithe BE dhe nuk mbeti te lexoje pacavuret e tua neper blogje. Apo te ka zene frymen gaveta e SHQUP-it???

      Reply to this comment
    • NjeQytetarOptimist December 7, 16:21

      Ah ti po ja bere gjyqin. Hajdute eshte. E tha kazani yt I mbushur me tum dhe asajt ju ofendua koshienca (koshienca do te thote vetedija nini) dhe do heqi dore nga ajo qe ti e bere fajtore. Pi kafen 200lekeshe se Shqipot te kane ty si Yll Polar drejt integrimit.. Hajt njatjeta..

      Reply to this comment
  2. Drejtesia do te behet,duan apo nuke duan mijte e kenateve dhe avoketerit e ligesise. December 7, 15:05

    Serjoziteti e vendosmeria e USA dhe BE-ja ndaj zgjedhjes se nje prokurori te pergjithshem te perkoheshem,tashme ja ka mbyllur njehere mire deren skenareve te peshtire te bijve te eterve te diktatures komuniste dhe mostrave te saje,te diligjuara nga PPSH-ja,pra diktatura komuniste nen mijte e kenetave dhe mizat e kalit te tipit ramovice,bashovice,metovice apo berishovice e kriemadhevicet me medijvicet me shoke e shoqe qe montuan istitucionin e pandeshkueshmerise,nga te pabreke qe i la dita dhe miljonere i ngrysi nata.Po vjen ora qe nga trasta pemet e kalbura te poltikaneve te binjakezuar me boten e krimit e korrupsionit jasht dot’hidhen,se e ka kerkuar me force SOVRANI,USA dhe BE-ja.Mbleserive e pabesive te prapaskenave te peshtira te ramovicerve,me bashovicet e metovicet,apo berishovicet e medijvicet ne hije ju sos vai i kandilit;thote populli, qe ne shumice i bojkotoje zgjedhjet e fundit paralmentare.Besoni dhe bashkepunoni me Vettingun,pra binduni udhezimeve sa ligjore aqe dhe njerezore te USA-s e BE-se,se rruge te mesme me nuke ka,pervece ne bangen e aukzes si bashkepuntore me krimin e korrupsionin,ku e djeshmja dhe e sotmja do t’u mbetet nje enderr,dhe e nesermja ne burg ne nje ferr pafund.C’do vonese me skenare te peshtire te rradhes,vetem se ju shton vitet e heqjes se lirise.Jane mijra nena e gra te veshura me te zeza dhe mijra femije te mbetur jetim,si dhe nje pasuri kombetare e private e grabitur dhe e tjetersuar nga politikat bastarde te Tiranes zyrtare ne dit e vite,qe kerkon drejtesi dhe jo me lojra fjalesh e lloqe kavaje:thote populli.Mjaft eshte MJAFT.

    Reply to this comment
  3. sopiqoti December 7, 16:13

    PD – ja shpreh mencuri te madhe me donkishotet e saj : E.Alibeaj,E.Bylukbashi.ae.Halimi e tj.A koma nuk e kuptn PD-ja se me te tille kalores nuk vete gjekundi? Zaten edhe kryetari i tyre aty afer duhet konsideruar.

    Reply to this comment
  4. feti December 7, 20:55

    Kjo eshte ajo qe bleu ile te ndertuar me cimento Armani?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*