Pas SHBA reagon edhe BE, gjyqtarja kroate direktiva SPAK-ut: Koha për ndëshkime zyrtarësh, ja si duhet vepruar

June 29, 2020 09:50

Pas SHBA reagon edhe BE, gjyqtarja kroate direktiva SPAK-ut: Koha për ndëshkime zyrtarësh, ja si duhet vepruar

Ndërkombëtarët duken të vendosur për t’i dhënë fund korrupsionit në nivele politike.

Pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës edhe Bashkimi Europian është hedhur në sulm për instalimin e shtetit ligjor në Shqipëri.

Prokuroria dhe Gjykata e Posaçme deri tani kanë marrë jetë, por ajo që ka hasur vështirësi është Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë, e cila ka pasur një numër të reduktuar të gjyqtarëve.

Ndonëse Këshilli i Lartë Gjyqësor ka hapur disa herë garë për plotësimin e vakancave, aplikimet për gjyqtar kanë qenë shumë të ulëta, duke bërë që Gjykata e Shkallës së Parë të vijojë të hasë vështirësi.

Ndërkohë që EURALIUS ka zhvilluar një videokonferencë me gjyqtarë të interesuar për të aplikuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, ku të pranishëm ishin gjyqtarja e Gjykatës së USKOK në Zagreb, Koraljka Bumci, kreu i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, Sandër Simoni dhe kryetarja e KLGJ, Naureda Llagami.

Gjyqtarja Koraljka Bumci duke u dhënë direktiva gjyqtarëve shqiptarë për luftën kundër korrupsionit në nivele të larta, ndau përvojën e saj si gjyqtare e USKOK, ku foli edhe mbi skemën e monitorimit të cilit i nënshtrohen edhe gjyqtarët e USKOK, si gjyqtarët e SPAK.

Ajo inkurajoi kolegët e saj shqiptarë që të aplikojnë dhe të ushtrojnë detyrën e tyre njësoj si për njerëzit e thjeshtë ashtu edhe për politikanët.

“Do të krijohet një gjendje që do t’i ndjeni çështjet tuaja të punës. Do të ndjeheni se ligji nuk është bërë vetëm me qëllimin që njerëzit e zakonshëm të ndëshkohen për veprimet e tyre të gabuara, por edhe për ata që abuzojnë me pushtetin që i është dhënë nga ligji, ose për statusin që kanë, siç janë politikanët, mjekët, profesorët ose madje edhe gjyqtarët dhe prokurorët. Do të ndjeheni si gjykatës dhe kjo ndjenjë është e mirë. Do të jeni të lumtur kur të kuptoni se prindërit, kushërinjtë ose fqinjët tuaj ju pranojnë si një gjykatës, puna e të cilit ka rëndësi për njerëzit e thjeshtë”, tha ajo.

Gjykatësit nga juridiksioni i përgjithshëm dhe administrativ që morën pjesë treguan interes të vërtetë për punën e Gjykatës SPAK dhe vlerësuan mundësinë e shkëmbimit të përvojave me kolegët.

Kroacia është shembulli më i mirë i funksionimit të reformës në drejtësi dhe dënimit të zyrtarëve të lartë. Në Kroaci u arrestuan ish-kryeministri Ivo Sanader dhe mijëra zyrtarë e politikanë të tjerë. Prania e gjyqtares së USKOK Koraljka Bumci tregon edhe një herë se SHBA-BE janë të vendosur për të shfarosur korrupsionin e lartë politik në vendin tonë dhe për t’i dhënë njëherë e mirë fund pandëshkueshmërisë.

Kush është Koraljka Bumci?

Znj. Koraljka Bumci është gjyqtare për Krimin e Organizuar (USKOK) pranë Gjykatës së Qarkut në Zagreb që prej viti 2007. Znj. Bumci ka qenë që prej vitit 1996 gjyqtare pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Zagrebit, ku ka gjykuar të gjitha llojet e çështjeve penale. Si gjyqtare për Krimin e Organizuar ajo është marrë me krimet e rënda të jakave të bardha (korrupsionin), trafikun e drogës, trafikun e qenieve njerëzore etj.

Znj Bumci është autore e shumë artikujve të botuara në fushën e të Drejtës Penale e Proceduriale. Ka qenë thellësisht e përfshirë si anëtare e Grupit të Punës për hartimin e Kodit të ri Penal në vitin 2011, si dhe ka kontribuar në hartimin e ndryshimeve të fundit të Kodit të Procedurës Penale në vitin 2013.

Gjatë karrierës së saj profesionale ajo ka ofruar trajnime për gjyqtarë dhe stazhierë në të drejtën penale dhe atë të procedurës penale. Ajo u emërua si pikë kontakti për Kroacinë për projektin PHARE 2005 “Mbështetja e Akademisë Gjyqësore të Kroacisë për zhvillimin e një sistemi trajnimi për gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm” në kuadër të ndihmës gjatë procesit të aderimit në BE.

 

j.l./ dita

June 29, 2020 09:50
Komento

2 Komente

  1. Adih June 29, 17:09

    Kjo Gjygjtarja Kroate mburret qe ka futur ne burg Ivo Sanaader ish kryeministrin Kroat ,i cili u denua me 9 vite burgim.

    Sanader nuk e futi ne burg drejesia Kroate ,por CIA Amerikane ,kerkoi zbiriloi me dhune ne europen perendimore ,kontot e bankave vetem per Sanader ,ku i gjeti Sanader 400 milion euro te ndara ne tre banka .CIA amerikane ja la kete shifra ne qindra mil ne Euro ciper tavolines kryeprokurorit Kroat ,me gjithe se ky ishte shok i ngushte me Sanader ,nuk kishte shanc ta ndihmonte ,por e rrasi ne burg .Kjo eshte e verteta ,e kam lexuar vete ne nje gazete gjermanfolese ,bile ne ate kohe kroatet (populli mbare ) e dinin burre te mire Sanader .Ne gazete pervec 400 mil eurosh ishte dhe nje vile e Sanader pa cmim ,dhe ishte plus kesaj vlera 200 mije euro orat e dores te Sanader .Dhe kur amb i nderuar amerkan z LU ,i permendi oret e deputeteve ,min ,dhe gjygjtareve ,atehere ,une u bera optimist ,e hangren hajdutet qe kane vjedhur popullin thashe .Bile jam 100% i sigurte ishin mendimet e fjalet e DASH ,dhe Amb LU vetem sa i lexoi ne intervju para kamerave televizive e gazetareve ,per oret e shtrenjta .Me qe e lexova vete me syte e mi ne kete gazete ,bile ka qene perpara si kohe per formimin e Vettingut .Me hajer ,une kam qene dhe jam optimist ,mjere ai politikan ,deputet e gjygjtare qe nuk e kupton .Sa per kurjozitet ,koha kur Cia nderhyri per kontot e bankave per Sanader dhe shumat e oreve te dores se Sanader ,zoti Amb LU rrezik ka qene ne gjimaz ose student ne ato kohera .???

    Nuk te le njeri te jeshe anetar i NATO ,te vjedhesh ,te besh korrupsion ,te vjedhesh trojet e pronareve me ligjin famekeq 7501 , te shkelesh kushtetuten me finte enveriste qe vazhdojne ta mbajne akoma ,keta derra te pa pergjegjshem te socem te PS ,tamam si dikur PD e LSI .

    Eshte vetfajtor ai qe nuk e kupton .

    Reply to this comment
  2. Adih June 29, 17:09

    Kjo Gjygjtarja Kroate mburret qe ka futur ne burg Ivo Sanaader ish kryeministrin Kroat ,i cili u denua me 9 vite burgim.

    Sanader nuk e futi ne burg drejtesia Kroate ,por CIA Amerikane ,kerkoi zbiriloi me dhune ne europen perendimore ,kontot e bankave vetem per Sanader ,ku i gjeti Sanader 400 milion euro te ndara ne tre banka .CIA amerikane ja la kete shifra ne qindra mil ne Euro ciper tavolines kryeprokurorit Kroat ,me gjithe se ky ishte shok i ngushte me Sanader ,nuk kishte shanc ta ndihmonte ,por e rrasi ne burg .Kjo eshte e verteta ,e kam lexuar vete ne nje gazete gjermanfolese ,bile ne ate kohe kroatet (populli mbare ) e dinin burre te mire Sanader .Ne gazete pervec 400 mil eurosh ishte dhe nje vile e Sanader pa cmim ,dhe ishte plus kesaj vlera 200 mije euro orat e dores te Sanader .Dhe kur amb i nderuar amerkan z LU ,i permendi oret e deputeteve ,min ,dhe gjygjtareve ,atehere ,une u bera optimist ,e hangren hajdutet qe kane vjedhur popullin thashe .Bile jam 100% i sigurte ishin mendimet e fjalet e DASH ,dhe Amb LU vetem sa i lexoi ne intervju para kamerave televizive e gazetareve ,per oret e shtrenjta .Me qe e lexova vete me syte e mi ne kete gazete ,bile ka qene perpara si kohe per formimin e Vettingut .Me hajer ,une kam qene dhe jam optimist ,mjere ai politikan ,deputet e gjygjtare qe nuk e kupton .Sa per kurjozitet ,koha kur Cia nderhyri per kontot e bankave per Sanader dhe shumat e oreve te dores se Sanader ,zoti Amb LU rrezik ka qene ne gjimaz ose student ne ato kohera .???

    Nuk te le njeri te jeshe anetar i NATO ,te vjedhesh ,te besh korrupsion ,te vjedhesh trojet e pronareve me ligjin famekeq 7501 , te shkelesh kushtetuten me finte enveriste qe vazhdojne ta mbajne akoma ,keta derra te pa pergjegjshem te socem te PS ,tamam si dikur PD e LSI .

    Eshte vetfajtor ai qe nuk e kupton .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim