Një tjetër çmim për Tiranën, “Pazari i Ri” në Londër

June 23, 2018 11:05

Një tjetër çmim për Tiranën, “Pazari i Ri” në Londër

Pazari i Ri i Tiranës fitoi dje çmimin si projekti i Rinovimit 2018 nga Emerging Europe Awards (EEA) në Londër, një nismë unike që shpërblen praktikat më të mira në Europën Lindore. Ky çmim vjen dy ditë pas vlerësimit që iu bë në Barcelonë sheshit “Skënderbej”, si hapësira më e mirë publike në Europë për 2018.

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, falenderoi jurinë për vlerësimin e projektit të rehabilitimit të Pazarit të ri, i cili nga një ngrehinë e rrënuar, në një kohë të shkurtër, u transformua në një nga pikat më tërheqëse turistike të kryeqytetit, duke ofruar një shumëllojshmëri aktivitetesh ekonomike e kulturore. Mazniku u shpreh i kënaqur për këtë çmim prestigjoz, një shembull fantastik se si Pazari i Ri është kthyer në një pikë të re dhe kumbuese për Tiranën.

“Për ne Shqiptarët është inkurajuese që patëm në listën e shkurtër dy projekte, përfshirë edhe ‘Pazarin e Korçës’, një tregues i qartë se programi i Rilindjes Urbane ka dhënë efekte madhore në rivitalizimin e qyteteve tona”, u shpreh Mazniku, pas tërheqjes së çmimit.

   Pazari i Ri u përzgjodh fitues pas konkurrencës së fortë me nëntë kandidatë të tjerë, si qendra historike e Timishoarës, salla e tregut 100-vjeçar të Varshavës “Koszyki”, sheshi Mynta në Lviv (Ukrainë) etj.

Juria profesioniste ndërkombëtare veçoi se Pazari i Ri ka pësuar ndryshime pozitive, duke bërë që, nga një zonë e lënë pas dore për vite me radhë, u shndërrua në një simbol i jetës urbane dhe destinacion me vlerë tregtare, kulturore si dhe një treg “hip”.

Gjithashtu, juria vlerësoi ndërthurjen e trashëgimisë kulturore me arkitekturën moderne të Pazarit të Ri, ku shumë nga elementët tradicionalë të qytetit të vjetër janë ruajtur, ndërsa sheshi është rifreskuar me një çati mbresëlënëse prej çeliku dhe qelqi. Pazari i Ri u konsiderua edhe si një model inovativ i biznesit, pasi është një qendër tregtare që përfshin 308 biznese dhe siguron 1,007 vende pune.

Projekti i rinovimit të Pazarit të Ri u realizua nga Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me AADF. Që prej përurimit të Pazarit të Ri, në mjediset dhe tezgat e tij gjen gjithnjë e më shumë turistë, të cilët shijojnë specialitetet e kuzhinës tradicionale shqiptare. Rivitalizimi i sheshit “Avni Rustemi”, një prej pjesëve më kritike që ka patur ky Pazar, tashmë ofron mundësi të panumërta për aktivitete në çdo orë të ditës, çka bashkë me rikonstruksionin e godinave përreth, e ka kthyer zonën në një pikë mjaft atraktive për turizëm.

o.j/dita

June 23, 2018 11:05
Komento

14 Komente

  1. info analitike June 23, 11:39

    Ju pata paraljmeruar per punet mizerabel me sheshin Skenderbej! Ja kur natyra nxjerr zbuluar maskaralleqet e lali Dhjerit: https://sot.com.al/opinion-editorial/pas-barcelones-edhe-zoti-nderon-sheshin-e-lali-erit-vjena-shnderrohet-ne-venecia
    Le te vijne ata te cmimit ti hedhin nje sy se cfare katrahure kane vleresuar.

    Reply to this comment
  2. Krist June 23, 16:35

    Po cmimin per permbytjen e katit te pare dhe perdhes te bashkise se Tiranes,ku dhe kur do ta marrii Velija,apo pret edhe nje rrebesh me te madh se i djeshmi,qe te shtohet edhe me shume llumi dhe demi.

    Reply to this comment
    • patrioti June 23, 17:59

      Epo he , more Krist viçidollsi , ja qe i merr Erioni keto çmime te merituara , apo i ka blere edhe komisionet e Barcelones e te Londres me parate e droges ? !
      Po ikni more zagare te felliqur , se na qelbet forrumet , koha juaj ka perenduar …..

      Reply to this comment
  3. info analitike June 23, 17:39

    Shikoni gjendje e nderteses se lali Erit, katandisur me keq se teatri: https://hashtag.al/index.php/2018/06/23/kati-i-pare-i-bashkise-se-veliajt-eshte-permbytur-stafi-po-perpiqet-te-mbuloje-skandalin-fotot/
    Ku i dihet mbase vendosin te prishin edhe ate ndertese per hir te PPP-ve me Fushen.

    Reply to this comment
    • çiftalia e bjeshkeve June 23, 21:57

      Sali kamunisti dhe kelyshet e tij e urrejne te bukren!

      Reply to this comment
      • info analitike June 24, 08:04

        Cilen te bukur? Tiranen si Kandahari? Aaaah ke te drejte or ti gerneta e gerxheve se ti vec shkembe, gure e shkurre ke pare pale pastaj te kuptosh se cfare do te thote qytet e jo me te gjykosh per estetetiken e tij. Hahahaha me shkrin deri ku arrin gomarlleku yt o vezhgues kacaku qe te veshi kumandari ushtarak e te solli ne Tirane e kujtove se u bere qytetar.

        Reply to this comment
  4. Arben June 23, 20:00

    O ju shk……fsha lalidhjerin qe e mbroni kaq shume.

    NUK lejoni te ksloje asnje koment kundra tij.

    Reply to this comment
    • e June 23, 21:44

      mbaje veten or burr se ka me keq … projektin e lulthim shalngjiturit jau rrembeu lali e vajti mori ne cmimin europian

      Reply to this comment
  5. MH June 24, 01:47

    Nga te gjithe kryebashkiaket qe zune karrigen ne Bashkine e Tiranes ishin njeri ma mute se tjetri. I vetmi qe punon me vetmohim,me sinceritet e ndershmeri ne interres te te gjtihe tiranasve ma i sukseseshmi asht dhe mbetet Erion Velija.Puna e Tije asht e perceptueshme:Shifet me sy,preket me dore dhe tingllon sa ma bukur ne veshe.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*