Pas shikimit të një filmi “demokratik” në TV

September 28, 2017 13:22

Pas shikimit të një filmi “demokratik” në TV

 

Bardhyl Ermini

Këto ditë në një prej ekraneve tona u shfaq me siglën “premierë” një film artistik shqiptar me metrazh të gjatë. Nuk jam kritik arti e në respekt të personave individual që janë organizuar e angazhuar në këtë film, si dhe për ta vendosur opinionin tim brenda kufijve të modestisë, aty ku më takon, nuk do ta shquaj emrin e filmit, personat realizues dhe vetë kanalin TV.

Çdo lloj “disfate” artistike, në se mund ta quaj kështu, ashtu si edhe në fusha të tjera, në përgjithësi nuk është më tepër faj e përgjegjësi e individëve se sa e kushteve sociale, ekonomike e morale ku ndodhet shoqëria jonë. Pas mbarimit të filmit, me njëherë më vajti mëndja te disa zotërinj shkrimtar e gazetarë, që herë pas here kërkojnë e vazhdojnë edhe sot të insistojnë në mënyrën më agresive e vulgare ndalimin apo kufizimin radikal të shfaqjeve të filmave shqiptarë të para viteve 90-të.

Lodhje e sforcim i kotë e delirant! Pas shikimit të këtij filmi, në mënyrë të natyrshme më lindi pyetja, edhe sa dhjetë vjeçarë do të duhet të kalojnë në mënyrë që të mund të shohim ndonjë film shqiptar i cili nga pikëpamja artistike të afrohet me nivelin mesatar të filmave të “realizmit socialist”? Jam shumë pesimist në dhënien e kësaj përgjigjeje.

Asnjë lloj mjeti artistik nuk kishte të mangët filmi në fjalë. Skenari i çliruar nga çdo lloj kufizimi, regjisori krejt i lirë, aktorët pa asnjë lloj “dogane” fizike e morale, armë sa armatimi i një depo batalioni, vrasje e gjak me “okë”, muzikë, seks e putana, drogë sa të “haj qeni”, çdo gjë në kushte krejt të barabarta me ato që shohim në filmat e Hollivudit.

Niveli i realizimit? Mizerabël! Regjisori krejtësisht i çakorduar, skenari një niveli primitiv, muzika e tmerrshme e denjë vetëm për të luajturit mendsh, aktorët krejt tapë me njëri tjetrin jo vetëm nga alkooli që pinin e që me sa duket ka qenë origjinal e jo imitim por nga loja me njëri tjetrin, morali… një hiç me xhufka, një plagjiaturë e ndryshkur, një kohë e humbur në mënyrën më të pamëshirshme. U përpoqa të kujtoj në se kam parë ndonjëherë ndonjë film të këtij niveli artistik, por jo.

Nuk e besoj që në këtë në jetë të gjesh një film të tillë, të nisesh qysh nga Los Anxhelosi, Rrogozhina, Stambolli, Kabuli e të kthehesh prapë në Los Anxhelos. Si konkluzion, nëse do të më kërkohej përmbledhtas të përcaktoja se ç’film kam parë, mendoj se kam pësuar një humbje kohe në minus, të pakompesueshme, një film antifilm, një film të dobët kockë e lëkurë, një majmunllëk, një film që nuk ja vlen të thuash pesimist përveçse një qurravitje “artistike”, një film që merr çmimin “Oscar” për territorin e shtetit që ka pranuar të realizohet. Besoj se kam qenë nga të paktit që nuk e kam ndërruar kanalin, thjesht për të provuar se deri sa mban durimi njerëzor.

Si shpjegohet ky mjerim dhe a ja vlen pyetja “të rrojnë apo të mos rrojnë” filmat e para 90-ës? Vetëm filmin e parë artistik shqiptar të kujtosh “Tana”, të duket sikur ke të bësh me një vend ku edhe atëherë kur nuk ngopej barku me bukë e kur arnat mbulonin trupin kishte artistë të vërtetë. Ata filma, që kritikët e OJQ-ve të Nastradin efendiut kërkojnë t’i djegin në turrën e druve të injorancës të tyre, praktika e realiteti i kohës sot i ka kthyer si me magji në një vlerë të vërtetë artistike, të cilat ngjallin vetëm krenari e dinjitet. Pjesa më e madhe e atyre filmave tregojnë se jemi një popull vital, i etur për kulturë e dije, i varfër por jo lapangjoz, luftëtarë e jo skllevër, optimist e me humor e jo anemik, një popull që edhe për alfabetin, për gjuhën e vet ka derdhur gjak.

Eh, ç’gjigantë kineast kemi patur! Viktor Gjika, Dhimitër Anagnosti, Kujtim Çashku, Xhanfize Keko, Sajmir Kumbaro, Sulejman Pitarka, Kadri Roshi, Robert Ndrenika, Sandër Prosi, Rikard Ljarja, Margarita Xhepa, Bujar Lako, Reshat Arbana… (ju lutem më falni për renditjen e rastësishme e për kaq pak emra që përmend ndërmjet dhjetëra e dhjetëra të barabartësh të tjerë). E ku janë, ku është trashëgimia e këtyre talenteve, si t’i gëzohemi këtij thesari artistik, ku janë nxënësit, pasuesit e tyre? I piu dheu, u zhdukën, i thyen, i lanë në mes të katër rrugëve, i shkatërruan moralisht e ekonomikisht.

Siç shkatërruan gjithë vendin! Ja me të njëjtin mentalitet, njësoj siç predikojnë këta inkuizitorë të verbër që sulmojnë kinemanë shqiptare, trashëgiminë e saj. Ekonomia u shfaros sepse ajo ishte ekonomia e “radhëve të qumështit” kurse Shqipëria duhet të përqafonte ekonominë e “çekut të bardhë”. Bujqësia u gërrye, sepse ajo ishte bujqësi primitive, ndërsa shqiptarët meritonin bujqësinë e vilave, kopshtet zvicerane, blegtorinë e laboratorëve. Shkollat u dogjën, sepse aty shqiptarët kishin mësuar Enverin, ndërsa ata meritonin Oksfordin. Kinematë, teatrot, bibliotekat u ndynë, u zhdukën sepse shqiptarët kishin nevojë vetëm për kulturën e ajkës europiane, atë të kanunit e të frëngjive të errëta…

Ja kështu “u frymëzua” e ardhmja e Shqipërisë nga këta njerëz injorantë, këta kokë trashë e shoqërisht të rrezikshëm. Mendoj me vete! Po sikur të ndodh kjo që thonë këta “kritikët”, këta xhuxhmaxhuxhë që e shtrijnë mendimin vetëm brenda nivelit të këpucës së tyre, si do të mendonte brezi i ri, çfarë peshe do të kishte vendi brenda psikologjisë tyre? Me siguri që nuk do të mendonin asgjë, vetëm se do të shihnin një terren të formuar keq gjeologjikisht e jo të djegur kaq keq kafshërisht, një tokë shterpë qysh në origjinë e jo një vend të begatë por të përdhunuar.

E pastaj habitemi se pse mbi 60 për qind e të rinjve kërkojnë të largohen. Ç’do bëjnë këtu? Punë nuk ka, halle ngado, në vend të perspektivës sherre, në vend të drejtësisë poshtërsi, kërkojnë pedagogëve e shpesh gjejnë sharlatanë, nuk gjejnë ngushëllim, nuk shohin e nuk dëgjojnë artistë të denjë, shkrimtar që shkruajnë shqip, këngëtar që këndojnë këngë… e ç’të bëjnë, nga t’ia mbajnë këta të “mjerë”? Nuk u la ky vend që të zhvillohej normalisht si e gjithë bota, të ndërtonte të ardhmen duke modifikuar e ristrukturuar arritjet, të shkuarën. Kemi 27 vite që bëjmë sikur po ndërtojmë shoqërinë e “konsumit” e mbi 32 për qind e popullsisë jeton në varfëri të plotë, ku 31 mijë vetë rrezikojnë të vdesin nga uria. Ne, ne vendi i koncerteve “ndërkombëtare”, vendi i pedonaleve për… të tretur ushqimin e darkës!

Asnjë objektiv, asnjë aspiratë nuk mund të realizohen në se betejën me të panjohurën, me vështirësitë, me prapambetjen dhe të prapambeturit nuk e fiton së pari moralisht. Në një tregim të O’Henrit, një vajzë e sëmurë duke ndjekur me ankth rënien e gjetheve, ju fiksua se do të vdiste atë natë kur do të binte edhe gjethja e fundit e pemës që drithërohej nga acari i dimrit jashtë dritares të dhomës.

Piktori plak që priste gjithë jetën e vet rastin të pikturonte kryeveprën e tij, nën acarin e papërballueshëm për moshën e vet e në mes të natës të zhytur në vdekjen e dhimbshme e realizoi atë. Të nesërmen në mëngjes gjethja qëndronte karshi vajzës po aq e bukur e delikate, sa ç’e kishte përcjellë mbrëmja pothuajse fatale. Vdekja u tret, u largua dhe vajzën e pushtoi menjëherë jeta e bukur e ëndrrave të saj.

Zonja ministre e Kulturës! Rasti fatlum vetëm një herë vjen në jetë. Filmat e trashëguar deri më sot, janë nga veprat më të mira që na kanë mbetur nga e kaluara jonë mëkatare, por e mbushur plot e përplot me punë e sakrifica të jashtëzakonshme që ja kanë vlejtur. Shpëtojini ato, ruajeni këtë “gjethe” tonë të fundit, këtë krenari të kulturës e historisë tonë.

Dy janë gjërat për të cilat nuk do të mjaftonte edhe një jetë për t’i bërë në se nuk e kapni rastin që ju ka ardhur në dorë për të qenë dikushi. Së pari, rigjeneroni krejt filmat që kanë shpëtuar “gjallë” deri më sot (natyrisht duke përjashtuar ndonjë idiotësi nga ata filmat me sekretarë partie me kapele kineze në kokë). Së dyti, spostohuni nga ajo godinë ku qëndroni, nga ish-Kinostudio “Shqipëria e Re”.

Edhe sikur (po them edhe sikur) të duhej ta suprimonit ministrinë ku drejtoni, ja vlen të lironi zyrat, e krejt atë ambient t’ia jepnit atij që i takon, “ish-pronarit” të vërtetë, filmit, historisë e kineastëve shqiptarë. Rikthejuani ju lutem qytetarëve shqiptarë këtë mrekulli, ku ata kanë qenë protagonist dhe dëshmitar të asaj që quhet krijimtari artistike e që është oksigjeni i pastër moral i zhvillimit të gjithanshëm të një populli.

Ta mësojnë mirë kushdo, e tashmja dhe e ardhmja, se jemi pronarë të përjetshëm të një arti të mrekullueshëm njerëzor. Ta mësojnë edhe epigonët e shëmtuar të antikomunizmit idiot e qesharak, se janë thjeshtë një zero, qëllimi i të cilëve është degradimi e degjenerimi i krejt kulturës të kombit. Nuk thuhet kot se “kultura është mbrojtës më i mirë i lirisë se sa një ushtri e tërë e armatosur”.

 

 

 

September 28, 2017 13:22
Komento

33 Komente

  1. loni September 28, 13:38

    Bravo shkrim realist

    Reply to this comment
  2. Lola Komimi September 28, 15:47

    Te lumte e faleminderit.
    Por eshte sa e vertete po aq e dhimbshme!
    Si ka mundesi qe Ministrite e linjes, kuptuar dhe arsimi, nuk bejne , vetem pak-o gje, te krahasohen me te kaluaren, jo me ate ideologjike por ate kulturoren, artistiken, profesionalen e idealistiken.
    Shkojne e vijne ministrat e askujt nuk i ben pershtypje mungesa e edukimit kulturoro- patriotik nepermjet filmave.
    Valle do e kuptojne ndonjehere rolin e tyre negativ ne edukimin e brezit te ri??!!
    E per me teper lenien e tyre ne dore te ekraneve televizive te mbushura me banalitete dhe me filma turrko….e te tjere, qe nuk i kontrollon kush!!!?
    E dini qe nepermjet tyre ne fjalorin e perditshem te te folurit po perdoren gjithmone e me shume fjale turke, qe kishin kohe qe ishin pastruar ( qeruar) nga fjalori jone( qe nga koha e “diktatures” ) ??!!!
    Na rrofte dhemokracia, se nuk dime ç’te themi tjeter.

    Reply to this comment
    • Në kohë diktaturë nuk ka art, vec propogande! October 3, 13:12

      Lola Komimi,
      Pa na thuaj aka dëgjuar zotrote për propoganden e rregjimit të atij shteti, qe Shqipërinë e bëri burg, nga ku dilnin vetëm të vdekurit dhe shërbëtorët e sistemit?
      Ata filmat e bukur ishin mbështetësja numër dy pas sigurimit të shtetit që që numër një, moj bukuroshe.
      Në kohë diktaturë nuk ka art, vec propogande!

      Reply to this comment
  3. L.H September 28, 17:21

    ‘Arti matet me pak’ ka thene nje kritik i madh.Ne kete shkrim gjen vertetim kjo thenje!Nje bravo e madshe autorit nga te paktit qe dshkruan shqip e na kjep edhe kenaqesine ta lexojme ne shqip me ankthin e tmerrit se edhe gjuha shqipe nje dite do arratiset bashke me artin filmin duke shoqeruar brezin e fundit te shqipetareve me ‘SH’ te madhe!

    Reply to this comment
  4. berisha i "emancipuar" September 28, 19:39

    ne muzike, sport, veshje (ose look siç thuhet sot), makina etj. me qene se ne socializem, ishin me “korniza”, per efekt moral (jo ekonomik, siç mund te thote ndonje “demokrat” i çartur) pas 90-tes,plasi nje “revolucion” i pa pare, ne keto drejtime, duke KOPJUAR ne menyren me precize, format perendimore, duke kaluar çdo veprimtari tjeter njerezore, ne plane te dyte, ne vend, qe ato t’i kalonin ne plan te fundit, siç i ka perendimi . psh mere me mend . madona te kete ndikim paresor ne politiken amerikane, siç pati ta zeme “greta koçi” ndaj berishes dhe nje tjeter alias greta, qe deklaroi se; per çdo problem personal ( ndoshta dhe per nje shtrat te pershtatshem qi..rje) merrte ne te lefon, kryeministrin . ps. na fal greta; se te mora shembull . por ti duhet te jesh e vetedijshme, se ke vlere per vete kohen, qe ke p..idhin e nxehte, te tjerat jane probleme madhore, qe kane te bejne me ekonomine dhe nevojat kryesore te qytetareve dhe jo me afshet e p..idhit tate . por s’kemi ç’ bejme . jemi ne moment anormaliteti .

    Reply to this comment
  5. Art Lleshi September 28, 20:44

    Lexova kete shkrim realist ku spikat nderthurrja me njera-tjetren e tematikave mjaft te goditura (bravo autorit), dhe e krahasova me temat apo me mire te themi percapjet qesharake te ca sharlataneve mediatike, te specializuar ekstra per bojatisjen e kepuceve te pushtetareve.

    Mjerimi ne fushen e artit dhe letersise, (ne intervisten e fundit dhene per TVSH-ne sopranoja Inva Mula u shpreh tekstualisht se artistet shqiptare punojne ne kushte mjaft te mjerueshme) eshte fakt i njohur nga te gjithe dhe i pakundershtueshem.

    Nese ne realizmin socialist kishim nje kinematografi bashkekohore, e cila me kineastet dhe regjizoret e saj te perkryer ne kulmin e saj ka realizuar deri ne 16 filma artistike ne vit, sot kinematografia shqutare eshte ne koma. Ajo gjendet e shtruar qysh prej 27 vitesh ne repartin e reanimacionit.

    Ne kushte te tilla aspirimi te pashprese, ideja per te ndaluar transmetimin e filmave te realizmit socialist mund te konsiderohet pa dyshim absurditet ose vazhde e “sukseseve” te njepasnjeshme te ripjellsave rilindjote, ku nder me spektakolaret mund te permendim MUSHKONJAT, MBETJET KIMIKE, PLEHRAT, KAZANET, PERSHESHI, KONCESIONET, etj…

    Reply to this comment
    • Tironsi October 3, 13:20

      O Art Lleshi
      Kush qe vërtet i talentuar e ka treguar veten, si Inva Mula!
      Po këtij gazetarit ti rrenqethet mishi, kur të marrin nën mbrojtje filmat e kohës së Enveri!
      Apo je aq i ri, sa nuk di që ata qenë propoganda e PPSH dhe vërtet, qe mbaheshin aktorët në pëllëmbë të dorës, se të tjerët torturoheshin e internohet..

      Reply to this comment
  6. King Stalle September 28, 20:47

    LAJM APO FAKE ?

    Gojet e Liga thone se kineastet gjytyryma te Arnautistanit kane filluar pregatitjet per xhirimin e filmit: “KACABUNI I ZI”… Per te interesuarit, pervec titullit po jap dhe nje indicje se per se behet fjale.

    Qe thoni ju te nderuar lexues, Gerdeci u skalit ne memorien e artdashesve me ane te nje filmi qe bazohej ne ngjarje reale. Bene c’bene kineastet amerikane, dhe me ne fund ata e realizuan nje film per aferen korruptive. Duke marre shkas nga ky angazhim i amerikaneve, kineastet tane lilipute kane 6 vjet qe po e vrasin mendjen (edhe pse bosh) per xhirimin e nje filmi qe ka lidhje me vrasjet e 21 janarit. Kjo ide deri me tashme ka mbetur vetem ne leter per shkak se ato pak fonde jane shpenzuar per pocaqira te tilla anti-artistike, si kjo qe ka pare aksidentalisht autori.

    Shpresojme t’ja arrijne qellimit, qe tere kineastet e luajtur mendsh te vine prape ne terezi…

    Reply to this comment
  7. * September 28, 20:47

    Required fields are marked

    Reply to this comment
  8. M.Hajati September 29, 16:21

    Persa i takon talentit,artistet shqiptare nuk i len mangut asgja atyre te mbare botes apo te Hollivudit.Ndryshimi apo disniveli vjen nga niveli i teknikes se mjeteve qe perdorin ne lojen e aktrimit.PSh.Ne filmin “Skenderbeu” niveli i teknikes ne aktrim tregon dobesi kur shpata shifet duke kalue ndermjet krahut dhe trupit te viktimes.Ndersa Hollivudi i pret koken dhe e plandos ne gjak cdo plage ne cdo pjese te trupit ne cdo loje krijimtarie kinematografie.
    Bile nese kinamatografia shqiptare e kohes se monizmit do te kishte nji nivel te pasur teknike,e them me bindje qe do konkurronte pa aspak veshtiresi cdo kinamotografi te botes e pse jo dhe te Hollivudit.
    Gjendja sot e kinematografise shqiptare asht e mjerushme aq ma teper drejte rruges se banalitetit,imoralitetit porongrafik etj etj.
    Une jam shume korrekt qe edhe keto filmat e banalitetit sot te mos digjen sepse jane dokumenta foles te kohes demokracis tone te mjerushme.Ku padashje i nji krahasimit me ato te diktatures i japin vlera te mrekullushme artit te kinematografis moniste teper reale dhe e denje qytetrimit njerezore.

    Reply to this comment
  9. Arber I September 29, 22:36

    Shkterrimi i sistemit socialist filloi nga kolektivi i Kinostudios :Shqiperia e Re”, te cilet sharruan degen ku kishin krijuar folene e tyre. Tashme filmi eshte llogari: mbijeton ai film qe nxjerr leke nga biletat. Iku koha e Gjonit qe kendonte: “Hani pini e kendoni sa te rroje lale Gjoni; kur te vdese Lale Gjoni merrni trastat dhe kerkoni!”

    Reply to this comment
  10. Nene Pashako D September 30, 00:21

    Riktheni nderin,dinjitetin neperkembur;kryevepres
    ,materializuar Kinosudio:”Shqiperia e Re”!

    I lumte Bardhyl Eminit,qe na ka sjelle nje shkrim te perkryer,ku flet me gjuhen e shqiptarev atdhetre.
    Po ashtu dhe komentuesve qe si asnjehere, jane rrjeshtuar, me shkrimin,qe eshte kryeshkrim.
    Nuk mund te zgjatem me ne koment,se te gjttha i thote Bardhyli,qe vertet; eshte BARDHESI e mendimit dhe njeriut shqiptar-atdhetar .
    Ta mbeshtesim te gjithe,se pari, njerezit; vertetet intelektuale atdhetare,se masa e gjere e shqiptareve eshte me Bardhylli,.asnje dyshim per kete.
    Le ta filloje vete Ministria e Kultures, me lirimin e mjediseve te- Kinostudis “Shqiperia e Re”.turpesisht uzurpuar,,(te paudhet,do ri quaja),shkruar sa u be kjo gjeme ne shtypin e dites..
    Pac URATEN Bardhyl Emini me shoke e shoqe ne krah
    Nene Pashako D.

    Reply to this comment
  11. Quo Vadis! October 1, 01:28

    Nese nuk jane te zote te bejne vete skenare, le te vene ne film vepra te huaja, klasike apo moderne.
    Fjala vjen, le te bejne dhe keta tanet seriale policore me teme nga librat e Dames Agatha Christie, me personazhe Z. Poirot ose Zonjushen Marple.
    Le t’i bejne, nuk do shume fantazi.

    Reply to this comment
    • Zgjimi October 3, 13:16

      Këta që kritikojnë, nuk e bëjnë se janë njohës të artit e kulturës, por se janë të pasqaruar, qe Shqiperia qe burg nga 1944-1990.
      Më pas patëm kaos, por secili mund të tregonte aftësitë e këta janë të paaftët…
      Ky gazetari akoma me keq po na vlerëson propoganden e diktaturës.
      Në çfarë realiteti jetojnë?

      Reply to this comment
      • Aktori October 3, 13:40

        Po o Zgjimi
        Ashtu është..
        Të paaftët vetëm kritikojnë
        Të aftet ecin përpara..
        Jemi keq…
        Po kufijtë i kemi të hapur
        Dikur i kishim rrugët e mbyllura…
        Na burgosnin sa herë të donin..

        Reply to this comment
  12. Sqarimi October 3, 13:03

    Realista qenë gjithmonë kjo fara e mbrojtësve te realizmit socialist, apo nuk keni jetuar në Shqipëri, kur ne jetonim me tallona e racione ushqimi…apo ke parë ndonjë film të realizmit socialist, qe tregojë varfërinë burgjet me kundërshtarët e rregjimit të Enverit, apo për internimet pa shkak!
    Turp për këtë gazetar, që akoma po merr nën mbrojtje, filmat e demagogjisevse diktaturës.

    Reply to this comment
  13. Në kohë diktaturë nuk ka art, vec propogande! October 3, 13:12

    Lola Komimi,
    Pa na thuaj aka dëgjuar zotrote për propoganden e rregjimit të atij shteti, qe Shqipërinë e bëri burg, nga ku dilnin vetëm të vdekurit dhe shërbëtorët e sistemit?
    Ata filmat e bukur ishin mbështetësja numër dy pas sigurimit të shtetit që që numër një, moj bukuroshe.
    Në kohë diktaturë nuk ka art, vec propogande!

    Reply to this comment
  14. Zgjimi October 3, 13:16

    Këta që kritikojnë, nuk e bëjnë se janë njohës të artit e kulturës, por se janë të pasqaruar, qe Shqiperia qe burg nga 1944-1990.
    Më pas patëm kaos, por secili mund të tregonte aftësitë e këta janë të paaftët…
    Ky gazetari akoma me keq po na vlerëson propoganden e diktaturës.
    Në çfarë realiteti jetojnë?

    Reply to this comment
  15. Ruthi October 3, 13:25

    Ore M. Hajati
    Akoma jeton ti, qe na zbukuron realizmin socialist, nga Amerika?
    Apo je ish drejtori i Radio-Televizionit shqiptar?
    Pa ju o mbeshtetesit e diktaturës socialiste, si brenda e jashtë vendit, nuk do kishte vuajtur e nuk do kishin vdekur kaq të pafajshëm në Shqipëri nga 1944-1990…

    Reply to this comment
  16. Aktori October 3, 13:41

    Po o Zgjimi
    Ashtu është..
    Të paaftët vetëm kritikojnë
    Të aftet ecin përpara..
    Jemi keq…
    Po kufijtë i kemi të hapur
    Dikur i kishim rrugët e mbyllura…
    Na burgosnin sa herë të donin..

    Reply to this comment
  17. Të perpunojme kohën e diktatures October 3, 14:55

    Këta që t’i o Ermini, si gjigande të Kinomatografise, qenë talente që i shërbyen, diktaturës së shtetit, po ti duket se nuk e ke përjetuar kohën e diktaturës.
    Po të kenë reflektuar këta artistë do duhej t’u vinte turp, se u bënë vegla në duart e Propogandes, qe dhunoi një popull për mëse 47 vjet!
    Leni Riefenstahl qe shumë më e talentuar sesa, gjithë këta “gjigandët e vegjël të Shqipërisë së madhe” dhe u dënua për bashkëpunim me propoganden naziste….apo nuk lexoni literatur te huaj?

    Reply to this comment
  18. Sa më i nderuar në kohën e diktaturës, aq më bashkëfajtorë është ai njeri... October 3, 14:57

    Këta që t’i o Ermini, si gjigande të Kinomatografise, qenë talente që i shërbyen, diktaturës së shtetit, po ti duket se nuk e ke përjetuar kohën e diktaturës.
    Po të kenë reflektuar këta artistë do duhej t’u vinte turp, se u bënë vegla në duart e Propogandes, qe dhunoi një popull për mëse 47 vjet!
    Leni Riefenstahl qe shumë më e talentuar sesa, gjithë këta “gjigandët e vegjël të Shqipërisë së madhe” dhe u dënua për bashkëpunim me propoganden naziste….apo nuk lexoni literatur te huaj?

    Reply to this comment
  19. Lira October 3, 15:18

    O Bardhyl Ermini,
    Erë mini,

    Arti, kultura
    BORDELET e PROPOGANDES,

    qenë, janë e do të jenë,
    Kudo e përherë!

    Reply to this comment
  20. Mira October 3, 15:26

    E dashur Dita,
    Ç’është me këtë gazetar?
    Të kritikosh një film nuk do të thotë që duhet të lavdërojë, kermat e diktaturës së socializmit!

    Reply to this comment
  21. Liu October 3, 15:47

    A e di se kush qenë injorante, në të vërtetë, o injoranti Bardhyl?
    Ata morracaket me yllin e kuq, kembëzbatjurit plot arna, që marshuan neper rrugët e Tiranes e erdhen e na zune shtepiat e Tironës!
    Ata e pasardhesit e tyre, si puna jote e atyre te Saliut, që nuk na kane asnje bahce e kopesht pa na marre ne tironsve…
    Ku e ke shtepine zotëria jote?
    Kujt ja ke ble token?
    Na trego njehere e keni filmat e gjakpiresve..

    Reply to this comment
  22. Berti October 3, 16:01

    Cfare shkolle ka bere ky gazetar?
    Apo eshte i pa formuar?
    Sikur e kane shperblyer per te na vene ne vend nderin e “artisteve” te propogandes te realizmit socialist…
    U shtua dhenje hale…
    Sikur kjo teme eshte perpunuar, apo do rrime t’u japim mend cdo idioti!

    Reply to this comment
  23. Ermira October 3, 16:37

    C’eshte ky ton diktatorial, qe ka ky kalemxhi, sikur e ka ngrene dijen me bukë?
    Ky stil mendjemadh e fodulle, sikur vetem ky ditka dhe vleresoka e që do tu imponoje lexuesit mendimin e tij.
    Nje stil qe mesohet ne shkollat e vendeve diktatoriale, nga sekretaret e partive!
    Sa për artin e kulturen, ajo eshte krijuar nga shpirtrat e mendjet e lira e jo nga sherbetoret e diktaturave, ne gjithe historite njerzore e vetem ti, o i vonuar nuk e ditke që Shqiperia qe nje vend diktatorial totalitar!
    Shqiperia qe burgu i Europe’s e ata qe bene art, qene zedhenesit e diktatures, se kush tha te verteten u fut ne burgje e internime.
    Filmaxhinjte “gjigande” e PPSh qene TRADHETARET e popullit shqiptar!
    Qene baskepuntoret e Göbelsit të Shqiperise!(Göbels qe ministri i propogandes naziste) e beri vetvrasje se e dinte cfare kishte bere!

    Reply to this comment
  24. Demokrati October 3, 16:42

    O Ermini, qeke vertet mi!
    Laje gojen tende, kur t’a shqiptohet fjalen DEMOKRACI, se te vjen erë paaftesie e pandershmerise, perderisa je miku i sherbetoreve te diktatures!

    Reply to this comment
  25. Ermira Mehmeti October 3, 16:44

    C’eshte ky ton diktatorial, qe ka ky kalemxhi, sikur e ka ngrene dijen me bukë?
    Ky stil mendjemadh e fodulle, sikur vetem ky ditka dhe vleresoka e që do tu imponoje lexuesit mendimin e tij.
    Nje stil qe mesohet ne shkollat e vendeve diktatoriale, nga sekretaret e partive!
    Sa për artin e kulturen, ajo eshte krijuar nga shpirtrat e mendjet e lira e jo nga sherbetoret e diktaturave, ne gjithe historite njerzore e vetem ti, o i vonuar nuk e ditke që Shqiperia qe nje vend diktatorial totalitar!
    Shqiperia qe burgu i Europe’s e ata qe bene art, qene zedhenesit e diktatures, se kush tha te verteten u fut ne burgje e internime.
    Filmaxhinjte “gjigande” e PPSh qene TRADHETARET e popullit shqiptar!
    Qene baskepuntoret e Göbelsit të Shqiperise!(Göbels qe ministri i propogandes naziste) e beri vetvrasje se e dinte cfare kishte bere!

    Reply to this comment
  26. Sidni October 3, 17:07

    Mbiemri tregon dicka për familjen nga vjen njeriu. Ky që e ka mbiemrin Ermini, tregon se ka ardhur erë mini ku ka jetuar.
    Po na mbron kermat e Kinostudios?
    Te gjitha ato femrat atje i ka kaluar neper dorë, Fiçorr Shehu! Apo nuk di qe ai vrau nje djale, qe ti merrte te dashuren..
    PPSh ishte dhune e diktature e artistet ishin preja e tyre!
    Si te Kinostudios dhe te Operas e Baletit!
    Ato bukuroshet e kengetaret..
    Vec ky nuk e ditka…ata ishin prostitutat e abetareve te Byrosë Politike..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*