Pas skandalit të gruas, jep dorëheqjen ministri grek i Ekonomisë

February 27, 2018 12:00

Pas skandalit të gruas, jep dorëheqjen ministri grek i Ekonomisë

 

Vetëm pak kohë pas dorëheqjes së ministres së Punës, në Greqi Rania Antonopoulos, ka dhënë dorëheqjen edhe burri i saj, ministri i Ekonomisë dhe Zhvillimit në Greqi, Dimitris Papadimitriou.

Mediet greke bëjnë më dije se ai ka pasur një takim të vonë natën me kryeministrin Alexis Tsipras, i cili ra dakord me vendimin e ministrit për të hequr dorë nga detyra.

Shkak u be skandali i zbuluar pak kohë më parë, se ministrja greke merrte një subvencion për qiranë e banesës prej 1000 euro në muaj.

Mediet greke raportojnë se debati me Cipras u zhvillua në një klimë të paqtë dhe ai e falenderoi ministrin për punën e deritanishme që ka bërë në sferën e thithjes së investimeve.

l.h/ dita

February 27, 2018 12:00
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*