Pas SPAK, ndez “motorët” BKH-ja, zbardhet emri i kandidatit të parë

December 29, 2019 10:33

Pas SPAK, ndez “motorët” BKH-ja, zbardhet emri i kandidatit të parë

Pas ngritjes së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, janari 2020 pritet të bëj funksionale edhe Byronë Kombëtare të Hetimit. Report Tv ka mësuar ekskluzivisht nga burime pranë SPAK se një ndër emrat që pritet të drejtojë strukturën e ngjashme me FBI është Adnand Xholi.

Xholi i cili aktualisht mban postin e drejtorit të hetimit gjyqësor në Prokurorinë e Përgjithshme pritet t’i bashkohet Byrosë Kombëtare pasi plotëson kushtet.

Më herët Xholi ka kaluar vettingun në të dyja fazat e tij, ndërsa sipas ligjit 95/2016 për funksionimin e strukturave anti-korrupsion  neni 34, kreu i BKH duhet të ketë formim profesion master, eksperiencë si prokuror apo Oficer i Policisë Gjyqësore si dhe eksperiencë së paku 5 vite me dosje të krimit të organizuar e korrupsionit.

Kreu i BKH zgjidhet nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë pas propozimit të kreut të SPAK dhe dy prej prokurorëve më me eksperiencë në ktë strukturë.

l.h/ dita

December 29, 2019 10:33
Komento

9 Komente

  1. Aliu dhe Saliu December 29, 11:28

    Te shpresojme me t miren
    Reforma ne drejtesi po vonon shume, shpresojme qe kane kontroll t huajt se ne nuk jemi per gje, kemi marre fund si shtet e si popull
    E kemi len veten ne duar te nje vrasesi dhe te nje snobi medioker

    Reply to this comment
  2. Adih December 29, 13:36

    Plotesoini vendet e ketyre strukturave sa me shpejt .Popullit i ka sosur durimi ,do te shikoje drite ne fund te tynelit . Mos u beni merak o komentuese ,keta do dirizhohen nga FBI Amerikane dhe prokurore perendimore , dhe keta ,nuk kane me te voglin shanc ta dredhin bishtin ,prandaj opimist 100 % .

    Reply to this comment
    • Lasgushi December 29, 22:55

      A ka punuar,është emëruar,specializuar, e vlerësuar në kohën kur Shqipërinë e.drejtomte Krimineli.Sali Berisha me bandë,ky kingu? Me siguri duhet të jetë shumë i zoti.Më mirë një fillestar që të ketë studjuar në perëndim dhe është i virgjër.Si mendoni nuk është infektuar me HIVI n Berishist…?

      Reply to this comment
    • Hosteni December 29, 23:48

      Nga cila FBI ? Mos me thuaj nga ajo FBI qe agjentet e te ciles vertetuan se Trebicka u aksidentua me makine .

      Reply to this comment
  3. Luku December 29, 13:44

    Pune te mbare

    Reply to this comment
  4. MH December 29, 16:32

    Populli pret.Ju na shurlluat me teori e llafallogji pa pushim!
    Ore , po ndezni motorret,ujin mbi zjarre e vendoset po nuk po vlon.Pse nuk i jepni te valoj uji.Na ngopet me llafollogjira.Te te rrejte mendja se mos jeni te frikshem dhe ju nga keto ngritje SPAK dhe BKH.

    Reply to this comment
  5. Hazeri December 30, 07:01

    “MH”…e dhjeve fare me ate gjuhe per ibret…………”shurlluat” … na thua…hahaaaa..
    Kur nuk di shqip,c’te duhet qe merresh me komentime?
    Rri ore rehat me filxhanin e kafes dhe ndonje teke fernete te dhuruar nga ndonje meshirues.

    Reply to this comment
  6. Tura December 30, 10:44

    Qënia prokuror me rëndësi e karierë të shpejtë në kohën e zagarit Berisha duhet pa tjetër të ishe të paktën frikacak dhe i korruptuar. Berisha nuk do ta linte një sekondë një person që mundet të punojë tashti i thjeshtë në Big Jo më drejtues i saj.MOS VALLË I KENI VARUR MËLCITË NË QAFË UJKUT??

    Reply to this comment
  7. Adih December 30, 11:59

    Hosteni @…..
    Ju jap pak te drejte .Ne qofte se nuk vepron kesaj here ,atehere te shkojme e te fleme ne te gjithe shqiptaret ,poshte urave neper bote ,me pleq e femije .Keshtu nuk jetohet .
    Nderime .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim